Zëdhënësja Nebijaj denoncon përfitimin financiar të kompanisë pranë Ramës, që edhe pse ka 8 muaj e krijuar dhe vetëm 3 punonjës mori 394 milionë lekë

Edi Rama vazhdon të mos përgjigjet për abuzimin financiar me 394 milionë lekë për kompaninë e miqve të tij.

Cështja që shqetëson opozitën dhe qytetarët e vendit, është se si kjo shumë e madhe parash i jepet një kompanie që sapo është krijuar.

Si mund t’i jepen një kompanie 8 mujore, 394 milionë lekë kur ajo nuk paraqet dot bilancin e vitit të shkuar, kriteri kryesor teknik në një tender?

Si mund ti jepen 394 milionë lekë për të ofruar një shërbim për një vizitë të rëndësishme një kompanie që ka vetëm 3 të punësuar?

Si mund ti jepen 394 milionë lekë një kompanie që nuk e ka fare në objektin e saj dekorimin e qytetit?

Këto janë shqetësimet e opozitës dhe të qytetarëve.

Edi Rama nuk përgjigjet sepse e vërteta është e hidhur para qytetarëve.

Kompania me 8 muaj jetë, me 3 punonjës, që nuk paraqet dot bilanc të vitit të shkuar, që nuk e ka në objekt dekorimin e qytetit, ka marrë 394 milionë lekë, sepse është e miqve të Kryeministrit, është e Ministrit të Mirëqënies dhe stafit të ngushtë të Edi Ramës.