Prononcim për mediat i deputetit Noka pas vizitës në komisariatin ku po mbahet z.Fratari. “Arrestim pa asnjë dokument të bazuar në ligj. Hakmarrje e pastër për akuzat që ka bërë biznesmeni”

“Ne erdhëm të takojmë ish të përdjekurin politik dhe biznesmenin e nderuar z.Fratari, të cilin e kanë arrestuar pa asnjë dokument të bazuar ligjor. As me vendim vendim gjykate, as me prokurori. Kjo është një hakmarrje e pastër politike e Edvin Ramës i cili priti momentin të bëhej kryeministër dhe të nxjerrë të gjithë dufin dhe vrerin që kishte ndaj akuzës që z.Fratari i ka bërë kohë më parë për korrupsion. Ju e mbani mend dhe të gjithë qytetarët e vendit e kujtojnë fare mirë faktin që, Dine Fratari, ka akuzuar z.Rama se i ka kërkuar 1 milionë dollarë për leje ndërtimi. Erdhi momenti që ai të hakmerret. Një hakmarrje e verbër e një njeriu me mentalitet bizantin. Ajo që është edhe më e dhimbshme është se nuk lejojnë që t’i jepen as medikamentet pasi ai ka problem shëndetësore, nuk e kanë lejuar të takojë as avokatin. E kanë arresuar sikur të ishte një vrasës serial, dhe ta trajtosh kështu një biznesmen dhe qytetar të nderuar do të thotë që kjo është fundi i çdo norme demokratike të funksionimit të shtetit ligjor. Kemi një shtet policor. Disa e sotme tregon se Edi Rama po vazhdon gjuetinë e shtrigave të së premtes. Nuk është e premtja e parë që arreston qytetarë. Pra është dita që po vazhdon gjuetinë e tij të shtrigave, dhe një hakmarrje e pastër”.


Prononcim i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, 24 Tetor 2014