Kryetari i Partisë Demokratike shpall udhëzimin për procesin e aplikimit dhe fton anëtarët e partisë të aplikojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, shpalli sot udhëzimin për procesin e aplikimit për  konkurim, për drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve.

Procesi i aplikimit fillon sot dhe ka afat deri me 6 nëntor të këtij viti.

Me anë të një udhëzimi të posacëm, Kryetari i Partisë Demokratike ka ftuar anëtarët e Partisë Demokratike që plotësojnë kriteret të aplikojnë për të kandiduar.

Aplikimet për konkurim startojnë procesin e kandidimit dhe garimit për 22 departamente dhe 6 sekretariate.

Drejtuesit e ardhshëm të Departamenteve dhe Sekretariateve do të zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Bashkëngjitur udhëzimi i Kryetarit.