Koordinatori Salianji denoncon prishjet selektive dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë Partisë Demokratike rastet e shkeljes së ligjit dhe të pabarazisë

Prishjet selektive që tregojnë korrupsion dhe klientelizëm politik janë të shumta.

Po ju paraqesim sot një rast tipik, kur INUK ndërhyn tek një biznes, dhe lë pa prekur anash tij, dy lokale që janë të lidhur me qeverinë. Bëhet fjalë për këtë bar, pranë ambasadës amerikane.

Sic tregon dhe fotoja, prishet hyrja e këtij lokalit në kat të dytë, dhe këto dy ambjentet e tjera që gjenden në të njëjtat rrethana ligjore, nuk preken.

Pse? Sepse pronarët e tyre janë të lidhur me qeverinë.

Arbitrariteti i qeverisë me aksionet policeske për ndërtimet dhe energjinë po thellohet cdo ditë, duke dhunuar të drejtat e njeriut dhe duke krijuar pabarazi para ligjit.

Partia Demokratike shprehet e vendosur në favor të zbatimit të ligjit, por gjithashtu ne jemi të vendosur të denoncojmë cdo rast kur represioni cënon të drejtat e njeriut dhe kur selektiviteti krijon padrejtësi dhe pabarazi.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të denoncojnë pranë zyrave tona rastet e shkeljes së ligjit dhe pabarazisë. Partia Demokratike ka ngritur një grup ekspertësh që do të trajtojnë dhe bëjnë publike cdo rast që do të paraqesin të dëmtuarit.

Po ia bëjmë sot të qartë edhe një herë çdo shkelësi, abuzuesi apo dhunuesi të dinjitetit dhe pronës së qytetarëve, se nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, por do të përgjigjet deri më një.