Deklaratë e Partisë Demokratike

 

 

Edi Rama po nis vitin e dytë të legjislaturës me një mazhorancë të inkriminuar.

Teksa ka në krah deputetë të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, Rama po rrit ekspansionin në kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë.

Ai e quan mazhorancën dinjitoze, por ndërkohë të gjithë shqiptarët e kanë parë malin e provave dhe të dokumentave zyrtare, që dëshmojnë të kundërtën.

Dosje tronditëse, për krime ngjethëse të kryera nga deputetë, që vetë Rama me firmën dhe vulën e vet i dha mandat e imunitet parlamentar.

Flet për drejtësinë, një kryeministër që dëboi dy kandidate gra nga lista, për ti hapur rrugë deputetit të dënuar me 7 vite burg nga drejtësia italiane për krime të rënda.

Flet për drejtësinë, një kryeministër që ka bërë drejtorë, shefa, kryetarë të këshillit të qarkut, persona me të shkuar kriminale, të njohur nga drejtësia, dhe të njohur mirë dhe nga qytetarët për bëmat e tyre.

Rama e ka kthyer inkriminimin në standard. Dhe është gjëja më e papranueshme se pikërisht ky Kryeministër që themeloi dhe ndau më pas pushtetin me aleancën e krimit, të flasë e të predikojë drejtësinë.

Partia Demokratike do të luftojë cdo ditë për të vërtetën, dhe do të bëjë transparencë për interesat e qytetarëve dhe të vendit mbi inkriminimin dhe kapjen e posteve kyçe në administratë nga personat me precedent penalë.