Deklaratë e deputetit Kastriot Islami

 

 

 

 

 

Jam sot para jush vetem pas 28 ditesh kur nen orkestrimin e Edi Rames perfaqsues te interesave te oligarkise, korrupsionit dhe banditizmit goditen deputetet e opozites, për ti mbyllur gojën dhe detyruar si asnjëherë më parë të heshtin në kërcënim e agresion fizik. 

Kjo ngjarje nuk është konceptuar e parafabrikuar para 28 ditësh… 

Ajo është konceptuar 15 vjet më parë kur Rama në krye të bashkisë së Tiranës grumbulloi rreth vetes vetes seksere e njerez më të kaluar të dyshimte. Kjo ka vazhduar me spastrimin e partisë socialiste nga profesoret, ekspertet e njerzit e ndershëm. Kjo është një skemë që për 4 vjet në opozitë u testua duke filluar me bllokimin e rrugëve e perfunduar deri demostrimet e dhunshme, për të arritur të vjedhja dhe blerja kriminale e votave në zgjedhjet e 23 qershorit…

Pas 23 qershorit kjo skeme po konsolidohet. Rama po vendos në pushtet jo socialistët por klientelën e tij, njerëz të inkriminuar, me precedente penale, ish të denuar.

Kudo janë të pranishëm ata që Rama ka përzgjedhur jashtë partisë socialiste Rama për 15 vjet, janë në kuvend, janë në krye të insiticioneve të rëndësishme të shtetit dhe së fundmi po tenton të uzurpoje edhe sistemin e drejtësisë…

Kjo ndarja nuk eshte politike, as ideologjike, as midis te majtes e te djathtes, as midis socialisteve dhe demokrateve. Kjo ndarje eshte vije demarkacioni e thellë midis krimit dhe politikes, midis oligarkise dhe popullit te thjeshte, midis korrupsionit dhe njerzve të ndershëm. 

Demokratët e socialistët jane në anën e politikës, janë në anën e popullit të thjeshtë, janë në anën njerëzve të ndershëm. Madje socialistët e vërtetë vazhdojnë të jenë në opozitë me qeverinë e interesave të oligarkisë të drejtuar nga Rama që ka nëpërkëmbur aspiratat e tyre. 

Kjo që ndodhi 28 ditë me parë pritej, ish rrjedhojë direkte e gjithckaje të gatuar prej kohesh, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe dhe me siguri në të ardhmen do të intensifikohet

Pas retorikës së Ramës me kërcenime verbale dhe me fjalor të pistë për gati 9 muaj, më së fundmi, 28 ditë më parë, pamë e dëgjuam, me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, orkestimin nga Rama të veprimeve të dhunshme të kësaj aleance kriminale. 

Individë të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën, në përpjekjen më të papranueshme në një demokraci, për ti mbyllur gojën kundërshtarit. Gjithcka eshtë bërë transparente për publikun shqiptar dhe partenrët ndërkombëtarë. Provat e faktet janë të pakundërshtueshme. 

Edi Rama nuk është distancuar. Rama hesht. Rama nuk reagon.Pozita e Ramës është e dyfishtë, ai është organizator i kësaj qeverisje të interesave të oligarkisë por edhe peng i banditizmit.  Sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në cdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin. 

Mesazhet e opozitës që bien në veshin e Ramës që nuk do të dëgjojë janë më shumë për publikun, për socialistët e demokratët, për të majtët e të djathtët, pa dallim sepse vija e tyre e ndarjes së thellë është me oligarkinë, kriminalitetin dhe banditizmin që sot drejtohen e orkestrohen nga Edi Rama.