Enno Bozdo paraqet argumentat që qeveria shqiptare kishte të drejtë të kërkonte 3 miliardë dollarë nga CEZ, jo t’i falte borxhet dhe ti paguante edhe 95 milionë euro në dorë

 

 

 

 

 

Ndërsa opinioni publik, të gjithë shqiptarët, presin që maxhoranca të bëjë transparencën përsa i përket “Aferës CEZ”, Kryeministri, me batutat e tij, anashkalon faktet, shmang përgjegjësitë dhe nuk i jep përgjigje asnjërës prej çështjeve të ngritura nga opozita përsa i perket “Aferes CEZ”. 

 

Në fakt, faktet e kësaj afere dëshmojnë qartë se:

 

·Qeveria shqiptare ka fshehur të vërtetën dhe ka falsifikuar faktet përsa i përket marrëveshjes me kompaninë CEZ as;

 

·Raportet e kompanive të specializuara ndërkombëtare vlerësojnë se ka qenë pikërisht CEZ as që është përgjegjësi kryesor i situatës se krijuar në SEL. Këto raporte vlerësojnë se CEZ i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare rreth 500 mln euro dhe se Shqipëria do të mund të kërkonte deri në 3 miliardë USD dëmshpërblim për situatën e krijuar në SEL nga CEZ as;

 

·Qeveria shqiptare, në vend të përgatitej për arbitrazhin ndërkombëtar, dhe ta kërkonte këtë dëmshpërblim, i paguan edhe 95 milion euro të tjera kësaj kompanie e cila me papërgjegjshmërinë e saj desh e çoi në kolaps sistemin tonë energjetik;

 

 

·Avokati ynë ndërkombëtar, Hamid Gharavi, u përjashtua pa asnjë shpjegim nga negociatat me CEZ as. Për vetë natyrën e këtyre negociatave, është e paimagjinueshme që ato të zhvillohen pa praninë e një konsulenti të specializuar;

 

·Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, askush, e veçanërisht Avokati Ndërkombëtar, nuk e ka këshilluar Qeverinë Shqiptare të pranojë një marrëveshje me terma të tilla të vjedhjes dhe përdhosjes së interesave të shtetit shqiptar;

 

·Me miratimin nga maxhoranca të kësaj marrëveshjeje, janë shkelur në mënyrën më flagrante interesat e shtetit shqiptar dhe janë grabitur, ditën për diell, paratë e taksapaguesve shqiptarë;

 

·Kjo marreveshje i hap rrugën rritjes së çmimit të energjisë elektrike, rritje për të cilën shqiptarët e kanë paguar tashmë CEZ, dhe për të cilën nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë përsëri;

 

Disa pyetje për kryeministrin Rama:

 

1.Pse u mbajtën të fshehta raportet e kompanive ndërkombëtare?

 

2.Këto raporte kanë qenë në dispozicion të qeverisë tuaj z. Rama në shkurt 2014: si është e mundur që vlerësimet e tyre nuk u morën parasysh gjatë negociatave?

 

3.Si është e mundur, që kur ekspertët ndërkombëtarë vlerësonin se përgjegjësia për gjendjen e krijuar ishte e tëra mbi kompaninë CEZ, ju si Kryeministër vazhdonit të fajësonit qeverinë e mëparshme?

 

4.Pse, edhe kur ekspertët ndërkombëtarë çertifikuan me shkrim se sjellja e qeverisë shqiptare kundrejt CEZ ishte konform detyrimeve kontraktuale, ju vazhdonit ti thoshit shqiptarëve se fajin për këtë e kishte qeveria e mëparshme? Mos vallë sepse po përgatisnit terrenin për të arritur këtë marrëveshje të megavjedhjes?

 

5.Si është e mundur të bihet dakord, të paguhet 95 mln euro nga paratë e shqiptarëve për CEZ as, kur CEZ i ka borxh 500 mln kompanive shqiptare dhe është qeveria shqiptare që duhet të kërkojë deri në 3 miliardë usd dëmshperblim?;

 

6.Pse u përjashtua nga negociatat avokati ynë ndërkombëtar? Pse nuk u ndoqën këshillat e tij për të bërë padi në arbitrazh kundër CEZ, por u negociua fshehtazi dhe në mungesë të plotë trasparence?

 

Shqiptarët presin përgjigjen tuaj z.Kryeminister, dhe jo batutën tuaj të rradhës në Twitter, që nuk thotë asgjë!