Fjala e plotë në Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha:

Zonja deputete! Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë të vendit që ndiqni këtë seancë!

Z Bashkëkryetar i parlamentit Meta-Rama!

Jam sot këtu për të denoncuar publikisht një vello të zezë mashtrimi, që po mbulon anë e mbanë vendin nga kryekreu që ka shndërruar qeverinë e tij në një fabrikë mashtrimesh të paimagjinueshme. Njeriu që do u premtonte shqiptarëve,  95 % të tyre ulje të taksave, u fron atyre 100 % rritje të pamëshirë të çmimeve, por do të ndalem vetëm tek “ulja e taksave”.

Të dashur fermerë shqiptarë. Në lutjen time më të njerëzishme mbani shënim dhe i thoni njeri tjetrit se çfarë taksash u ulën për ju. Ju që përfaqësonin 45 % të popullatës shqiptares jeni shumëzuar me 0 nga menaxheri i fabrikës së mashtrimeve që deklaron se ju lumturoi se ju uli taksat. Të vetmin ndryshim që ky zotëri bëri, është se rimburisimin e imputove bujqësore që ne e vendosëm me ligj që tua japim para në dorë, zotëria premton tua heqë dhe tua japë njerëzve të tij.

Studentë, të rinj e të reja. Pyeteni veten se cila takse u ul për ju. Jeni apo jo anëtarë të këtij kombi? Taksa indirekte është e njëjtë për të gjithë. Të sëmurë të vendit, ndiqni çmimet. Çfarë do të ndodhë? Heqja e TVSH-së për ilaçet është kryekëput interesi i importuesve të ilaçeve dhe unë dua tu them të dashur të sëmurë se para vendosjes së TVSh-së importuesit e ilaçeve raportonin çmime 6 herë më të larta se sa çmimet që i kishin blerë ilaçet. Ilaçet janë çmim i rreguar jo vetëm në Shqipëri pro ën çdo vend të botës dhe rregullimi i çmimit merr për bazë çmimin e blerjes që deklaron grosisti. Pra a po ndihmoheni ju apo po ndihmohen interesa të caktuara, ju do të shikoni këtë. Për 250 mijë punëtorë ua hoqëm ne tatimin mbi të ardhurat personale. Ku janë ata 95 %. Unë ju deklaroj sot se me këto lëvizje që kanë për bazë injorancën totale e të plotë të këtij ekipi, do të pësojnë rritje të gjitha çmimet dhe këtu do të jemi. Së dyti, nuk ka buxhet. Ku deklarova në gusht se u shpallën emrat dhe thashë që ky është ekipi më i paaftë në historinë e kombit dhe të tjerë e patën të vështirë ta besojnë. Por ky ekip nuk bën dot buxhet dhe nuk e njohin buxhetin. Këta shkatërruan drejtoritë e buxhetit dhe projektet e lëna gati për ta.

Tani kjo duhet të jetë orë e qytetarëve dhe unë do të them disa fjalë. “Përshëndetje z Berisha. Jam një vajzë 14 vjeçare. Studioj në shkollën Shyqyri Peza dhe sipas vendimit të kryeministrit të gjithë drejtorët do hiqen nga puna. Në si komunitet nxënësish nuk duam që drejtoresha jonë e mirë të ikë prej nesh. Ju lutem na ndihmoni pasi nuk mund të komunikojmë me të as në facebook sepse ai ka fshirë opsionin e mesazheve. Prandaj po detyrohemi tu drejtohemi juve”. E dashur Ina, më duhet të them se ky është një akt tronditës. Ky kryeministër me zëdhënësen e saj po bën gjithçka për të politizuare në shkallën më ekstreme arsimin. Por duhet ta dish e dashur Ina se zëri yt nuk dëgjohet sot vetëm në këtë parlament nga qytetarët shqiptarë por rezonon në të gjithë Europën dhe është ky shkak që një grup vendesh për fatkeqësinë tonë po hezitojnë dhe këtë e di mirë z kryetar nga turi që bëri, për të mbështetur marrjen e statusit kandidat.

Z kryetar, po ju lexoj një mesazh tjetër këtu të një punonjësi të administratës. “I nderuar z Berisha. Në Kompjuterin tim sapo u ula në zyrë shikoj një email zyrtar të brendshëm në të cilën thuhet në datën 13 dhjetor zhvillohet takimi i kryeministrit me administratën publike në TOB. Nga ana juaj të merren masa që të jeni i pranishëm në këtë takim”. Punonësit thotë;”është skandal”. Filluan tani që të marrin punonjësit e administratës në takim me atë që po heq në mënyrë më të keqe njerëz nga puna”. Z, kryetar. Kemi qënë katër vite në qeverisje së bashku. A mund të kujtoni pak qoftë edhe për një moment të vetëm që kryeministri të ketë imagjinuar të mbledhë në një sallë administratën publike për qëllime politike. Ky është një turp. Ky është një akt i turpshëm. Ky është akti i një njeriu që nuk di çbën. Më thoni qoftë edhe një rast të vetëm që unë të mbledh administratën në TOB apo diku tjetër të bërë instruksione partiake. Mblidhuni dhe i thoni administratës se po bllokoni statusin. Administratën mblidheni dhe u thoni që ministrat dhe partnerët na thonë ne; Kryeministri nuk zbaton ligjet, Kryeministri po rrënon administratën dhe se trafiku i drogës, ngarkesat e drogës drejt Italisë e Greqisë janë rritur me 4 herë. Këto janë fjalën e parterëve tanë. Para se të largohem nga këtu, unë dua të lexoj edhe një mesazh. “Ashtu si mijëra të tjerë edhe unë kam pasur fatin e keq të largimit nga administrata publike pavarësisht vjetërsisë prej 28 vitesh, kualifikim që nga 95, shkollim pasuniversitar ku kam mbaruar master shkencor të fituar me djerë dhe kandidat për doktor shkencash. Jam inxhinier pyjesh në profesion dhe me të gjitha këto kualifikime i kam brenda profesionit. Jam hequr nga puna në Ministrinë e Mjedisit me listë e me bllok vetëm se jam përkrahës me njerëz që kemi teserë partie që nga viti 1991. Drejtuesi i ri i institucionit i pyjores së Tiranës na shprehu në fjalën e tij se nuk kam çtë bëj. Kam ardhur për të të hedhur ke punuar apo jo, do iki nga puna. Fatin tim po e përjetojnë me qindra në të gjithë Shqipërinë. Më e keqja që po marrim vesh është se po dëgjojmë emërimet për të na zëvendësuar me njerëz që s’kanë asnjë lidhje me profesionin tonë”. Këto janë disa nga zërat por më tragjikja është beteja juaj me sanitarët. Si more shkoni dhe u bini me fshesë sanitarëve. A e dini që vetëm në Pallatin e Brigadave 12 punonjës shërbimi janë shkarkuar në një ditë. A e dini se me urdhër të kryekreut po bëhet gjahu i sanitarëve se ato janë informatorë. Mendon se ato mund të vendosin çimka. Për këto janë marrëzira dhe çmendurira. Absolutisht ky është turpi. Beteja me pastrueset, me rrobalarëset, me elektricistët, është beteja më denigruese juaja. Mendoni se me çfarë do të ushqejnë ata fëmijët. Z Kryetar mendoj që nuk e di se si do të shkojë çështja e statusit. Uroj dhe i përkas pikëpamjes që absolutisht e meritojmë por me këto vendime që po bëni çdo ditë dhe po ua them edhe njëherë, dhe kur na i thonë ne ua thonë edhe ju, problemi më kryesor është problemi i administratës. Po bëni një gabim shumë të madh. Po kënaqni disa grupe aktivistësh dhe militantësh dhe po dënoni me statusin të gjithë shqiptarët.

Prononcimi për mediat jashtë sallës së Kuvendit:

Partia demokratike u themelua si një parti opozitare. Në vendin më monist të planetit, në vendin e monizmit politik e ateizmit të çmendur, në vendin që kishte zhdukur të gjitha pluralitetet, mendon se në 23 vite ka një bilanc të shkëlqyer sikundër çdo forcë tjetër politike apo gjë tjetër ajo ka bilancin e sukseseve dhe mossukseseve të saj. Ndaj unë u them se demokratët sot duhet të ndihen krenarë në këtë ditë dhe besimplotë në të ardhmen e forcës politike që ata mbështesin. 
Pyetje: Por sot PD nuk ka në krye liderin historik të saj? 

Nuk ka asnjëherë lider të përjetshëm kështu që është gjëja më normale që pas 23 viteve Partia Demokratike të ketë një lider të ri, i cili do të përcaktojë të gjithë vizionin e shkëlqyer të fitores së ardhme të kësaj partie. 
Pyetje: Kur mendoni se mund të kthehet PD në pushtet? Thatë që jeni shumë mirë si parti opozitare?
Natyrisht unë jam i atij koncepti që opozita është pushteti i moralit tyë kombit. Unë e kam thënë këtë edhe kur në opozitë ishin socialistët. Natyrisht çdo opozitë objektivin e parë më madhor ka ardhjen në pushtet për të zhvilluar programin e saj. Unë jam i bindur që në sfidat më të para kjo parti pasi të zgjidhet përfundimisht problemi i votës, pasi Korça faktoi se cili është raporti i votës kryekreut Edvin Rama, Partia Demoktratike shkon e sigurte drejt fitores. 
Pyetje: A është PD e unifikuar sa në themelimin e saj?
PD është një parti pa diskutim demokratike me një spektër lirie mendimi të pamohueshëm. Por unë besoj se ajo është plotësisht e unifikuar dhe e aftë të përballët me këtë qeveri që siç e shihni ju po përdor antishtetin për të shkatërruar shtetin, po përdor antiligjin për të shkatërruar ligjin, po zëvendëson shtetin ligjor me shtetin policor dhe po shtyn shqiptarët me shpejtësi të madhe drejt krizës ekonomike të pamerituar.
Pyetje:Është folur për ju në media për një rikthim në krye të PD-së si president nderi?
PD ka kryetarin e saj të zgjedhur me mbi 80 % të anëtarësisë.