Fjala e plotë e petagoges nga Korça Sorina Koti:

Fjala e plotë e petagoges nga Korça Sorina Koti: Qytetarë të lirë Unë jam Sorina, pedagoge në Korcë Jam krenare qe ndodhem sot me ju ne kete proteste. Jam krenare per secilin nga ju qe jeni mbledhur ketu. Pak ditë më parë, qyteti im mori një damkë që nuk e meriton. Unë dua që Korca të përfaqësohet nga qytetaria, nga historia e tradita e saj nga vlerat europiane që ky qytet ka, që tek njerëzit e rrugicat e deri tek serenatat e dija universitare. Si qytetarë e Korces, si pedagoge, si përfaqësuese e brezit te ri, ndihem sot, shumëfish e obliguar, të bashkoj zërin tim me tuajin, për të thene: ndal blerjes se pushtetit. Asgjë më shumë se blerja e votës, nuk mund të fyejë dinjitetin e qytetit tonë, vlerat e traditat e tij. Cdo korcar, pavaresisht, nëse ka votuar majtas apo djathtas, ndihet sot i lënduar, ndihet i kërcënuar. Sot korcarët e shohin se vota e tyre nuk do te kete me vlere, pasi makina e blerjes, do ta bëjë zërin e tyre të mos dëgjohet. Prandaj Korca dhe gjithë Shqipëria i thotë sot – Ndal blerjes së votave. Prandaj jam sot këtu si pedagoge, t’u bej thirrje gjithë studenteve, për të mbrojtur shenjtërine e votës, shenjterine e lirisë, shenjtërinë e dinjitetit njerëzor. Unë si shumë prej jush, jam rritur në liri, dhe jam e vendosur të mbroj lirinë time, të mbroj lirinë e cdo qytetari nga cdo cënim. Jam e vendosur të luftoj per te mbrojtur dinjitetin tim, dinjitetin e shoqerisë tonë. Vota eshte pushteti i cdo qytetari të lire, vota eshte fuqia e demokracise, prandaj te gjithe se bashku i themi sot; Ndal Pushtetit të Blere. Ndal Blerjes së Votës.