100 sukseset e Partisë Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës

11 DHJETOR 1990 – u themelua Partia Demokratike

31 mars 1991 – zgjedhjet e para pluraliste

22 mars 1992 – fitorja e zgjedhjeve të para pluraliste nga PD

TETOR 1992 – Marrëveshja e tregtisë së lirë me BE

Shqiptarët fituan liritë e të drejtat. U kthye liria e fjalës, mendimit, veprimit, fesë

Kushtetuta komuniste u zëvendësua me paketën e ligjeve kushtetuese demokratike

U krijuan Institucionet demokratike të shtetit ligjor.

U ngrit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë

U ngritën Gjykatat Administrative,

U hoq imuniteti për korrupsionin

U vendos sistemi i profesioneve të lira

U krijuan autoritetet dhe agjencitë e pavarura mbikëqyrëse

U liberalizuan çmimet, tregu dhe kursi i këmbimit

U privatizua ekonomia toka dhe banesat: 220 mijë familje u bënë pronare të shtëpive ku jetonin; 460 mijë familje u bënë pronare të tokës së fermave dhe kooperativave që punonin

U vendos TVSh 12,5%, e dyta më e ulta në botë

Në vendin e hiperkolektivizmit të plotë, në vitin 1996, 80% e GDP vinte nga sektori privat

OKB miraton me 137 vota rezolutën për Kosovën në të cilën njihet e drejta e popullit Kosovës për vetëvendosje

13 KORRIK 1995: Anëtarësimi në Këshillin e Europës

3 korrik 2005: Fitorja e zgjedhjeve parlamentare

Qershor 2006: Nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit me Bashkimin Europian.

U forcuan marrëdhëniet strategjike të vendit tonë me ShBA. Dy vizita shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, si dhe takime Zyrtare me Presidentët Bush dhe Klinton;

10 qershor 2007: Vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Vizita e Sekretares se Shtetit Hillari Klinton me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Aplikimi për anëtarësim në BE: Në dhjetor 2009 Shqipëria mori Pyetësorin e BE me 2984 pyetje!! (1250 nëpunës civilë të ndarë në 35 grupe pune, përgatitën në 82 ditë përgjigjet në një dokument me 4000 faqe, të përkthyera në anglisht nga 62 përkthyes!!).

U realizuan dixhitalizimi i gjendjes civile u vendosën kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike që hapën rrugën e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve anembanë botës

Liberalizimi i vizave me BE, – në dy vite u plotësuan 140 kushte

Aplikimi dhe Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Lobim për TAP, gazsjellësi pa gaz rus, që do diversifikonte furnizimin me energji për Europën, dhe potencialisht dhe Ballkanin. U nënshkruan marrëveshje me Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjën

U hoqën vizat me vendet e rajonit dhe më pas u dakordësua lëvizja vetëm me karta identiteti

Shqipëria u fut në organizata si Frontex dhe Interpol.

Moratorium i skafeve uli kriminalitetin dhe trafikun dhe ndali trafikun e drogës

Në vitin 2005, në vetëm 18 muaj, u vendosën para ligjit mbi 1000 shefa apo anëtarë, të 204 bandave kriminale që operonin në vend.

Shqipëria u bë anëtare e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut

Krijimi i One Stop Shop për të reduktuar kohën dhe koston e regjistrimit të bizneseve,

U reduktua koha e regjistrimit të biznesit nga 42 ditë në 30 minuta

U ul kosto e regjistrimit të një biznesi nga 4000€ në 1€,

U krijua Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

U shfuqizuan brenda një dite 250 licenca dhe u thjeshtëzua procedura për 250 të tjera

U krijua Qendra Kombëtare e Licensimit

U sanksionua në ligj nisma “ 1 euro” për investitorët e huaj të mëdhenj me projekte vizionare për Shqipërinë dhe qe sjellin gjenerim të ardhurash, vende pune e një frymë të re në ekonominë shqiptare.

Java e punës shkoi në 5 ditë ose 40 orë

Leja vjetore u zgjat në 4 javë

U zgjat leja e lindjes ne 1 vit për nënat e reja që të kujdeseshin për foshnjat e sapolindura.

Pensionet dhe ndihma ekonomike u rriten 80-120%

Paga minimale në vend ishte më e lartë se dy vende të BE (Rumanisë dhe Bullgarisë)

U vendos taksa e sheshtë.

U krijua sistemi i bankave me 2 shkallë.

U ndërtuan/ rindërtuan në të gjithë vendin mbi 11 mijë km rrugë. Ndërtimi masiv i infrastrukturës rrugore në Shqipëri pati ndikim të madh në zhvillimin e turizmit dhe lëvizjen e qytetarëve. Përparoi lidhja e rrjetit rrugor kombëtar me atë rajonal e Europian.

23/1 U ndërtua Rruga e Kombit

23/2 U ndërtua autostrada Tiranë Elbasan, përfshirë tunelin me dy kalime, pjesë e rëndësishme e aksit rrugor Tiranë-Elbasan-Berat-Tepelenë (Boshti Qendror-Jugor) dhe lidhja kryesore e Korridorit 8;

Shqipëria doli nga regjimi i errësirës dhe gjeneratorëve dhe hyri tek ai i energjisë së sigurt dhe të rinovueshme

U ndërtuan qindra km kanale vaditëse

80% e tregut të brendshëm u mbulua nga prodhimet bujqësore vendase

Eksporti u rrit mbi 300 % falë politikave mbështetëse.

Shqipëria mbështeti pavarësinë e Kosovës

U vendos mbrojtja sociale e personave në nevojë nëpërmjet asistencës dhe politikave sociale

U ndërtua për herë të parë sistemi i zyrave të shërbimeve të punësimit në të gjithë Shqipërinë

U ulën 3 deri në 5 herë çmimet e bisedave me celular

U ul me 7 herë çmimi i internetit nëpërmjet një politike të konkurrencës dhe thyerjes së monopoleve.

Përdorimi i internetit u rrit në 63% të popullsisë në vitin 2012 (nga 4, 8% që ishte në vitin 2006)

U shtri në mbarë vendin teknologjia 3G dhe u përgatit kuadri për 4G.

U ndërtuan ose u rindërtuan mbi 1360 shkolla dhe institucione arsimore

U pajisën, për herë të parë, të gjitha shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare (mbi 1400 shkolla) me laboratorë kompjuterikë të lidhur me internet (nga 33 përpara vitit 2005)

U mundësua shërbimi falas i internetit në 1250 zyra në të gjithë vendin, ku 550 ishin në zyra postare që kishin edhe wireless falas deri në 5 metra.

U krijua baza infrastrukturore e telekomunikacionit dhe kompjuterizimit për reformat e dixhitalizimit të shërbimeve administrative deri më sot.

U krijua portali Albania.

U dixhitalizua kadastra

U rrit numri i studenteve nga 12 për 1000 banorë në 52 për 1000 per banore

U rrit numri i pedagogëve ne arsimin e larte nga 6000 në 10, 500

Rrogat e mësuesve u mbidyfishuan (u rritën 2,3 deri 2,5 herë)

Për herë të parë u aplikua në Shqipëri Matura Shtetërore, sipas modeleve të vendeve të zhvilluara. Diploma e Maturës Shtetërore e Shqipërisë u njoh brenda 5- 6 viteve plotësisht nga vendet e tjera dhe, që nga vitin 2012, gjimnazistët shqiptarë fillojnë studimet universitare pa vit përgatitor, cka u kurseu familjeve të cdo studenti të paktën 20 mijë Euro shpenzime për 1 vit përgatitor për pranim në universitetet e huaja

Shqipëria u fut në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (Procesi i Bolonjës)

Vijimi i nxënësve nga arsimi i detyruar në gjimnaz u rrit nga 68% në 92% (2005-2013). 85 % e fëmijëve të klasës së parë kishin frekuentuar 1 – 3 vjet arsimin parashkollor (kopshti) nga 65 % që ishte në v. 2005.

Shqipëria përmirësoi me 4 vende klasifikimi në vlerësimin ndërkombëtar të arritjeve PISA (2009 & 2011), duke u renditur në 3 vendet me progres më të lartë krahasuar me vlerësimin pararendës (vlerësimi i v. 2004).

70% e maturantëve vijonin arsimin e lartë në shkolla të larta dhe universitete të cilat u hapën në çdo cep të vendit.

U aplikua për herë të parë në vendin tonë projekti «Brain Gain» i financuar kryesisht nga buxheti,  i cili ktheu në Shqipëri qindra të rinj e profesionistë të talentuar me shkollim perëndimor në administratën publike dhe në universitete. Perqindja e punonjesve te diplomuar jashtë vendit ne administrate u rrit nga 1,3% ne 22%

Për herë të parë u krijua, në vitin 2007, Fondi i Ekselencës që u mundësoi të rinjve shqiptarë të talentuar të vijojnë studime universitare 15 universitetet më të mirë të botë,s dhe ato të doktoratës në 100 universitetet më të mira të botës. Sot shumë prej tyre janë profesorë të spikatur në universitetet tona ose ekspertë të spikatur në fushat e ndryshme të ekonomisë, kulturës, etj.

U aplikua, për herë të parë në 2011, Provimi i Shtetit për Profesionet e rregulluara, i cili, jo vetëm rriti cilësinë, por u kurseu vite dhe shpenzime për integrimin e profesionistëve tanë në vendet e tjera.

U realizua, për herë të parë në vitin 2010, aplikimi dhe regjistrimi Online i studentëve të rinj dhe u krijua Databaza kombëtare e studentëve dhe pedagogëve, çka bëri që për çdo student të lëshohet numri kombëtar i matrikulimit.

Në vitin 2012 u realizua Abetarja e Përbashkët Shqipëri – Kosovë.

Qeveria shqiptare dha rreth 6000 kuota të veçanta për studentët shqiptarë nga Republika e Kosovës si dhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës për studime universitare dhe pasuniversitare në universitetet tona.

U punua për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e për të siguruar përfshirjen dhe mbrojtjen e tyre në UNESCO.

Butrinti u njoh në vitin 1992 nga UNESCO si një pasuri botërore e njerëzimit.

Iso-polifonia popullore shqiptare u shpall si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” në nëntor të vitit 2005 dhe u njoh si Trashëgimi Shpirtërore (jo materiale) e Njerëzimit në vitin 2008.

Berati u njoh nga UNESCO si një pasuri botërore e njerëzimit në vitin 2008.

Në vitin 2008, u bënë ndryshime të rëndësishme në kufijtë e Qendrës Historike të Gjirokastrës. U realizuan investime për restaurimin e objekteve me vlera historike si Pazari i Vjetër, rrugën e kalldrëmtë të Kalasë, hapjen e Qendrës se Parë Turistike në vitin 2007 etj.

U vendos taksa e sheshtë 10%

U ul tatimi mbi fitimin nga 25% në 10 %,

U ul tatimi mbi të ardhurave personale nga 23% në 10%;

U ulën sigurimet shoqërore nga 32% në 15% për punëdhënësin;

U ulën tarifave doganore nga 6% në 1%,

Në vitet 2005-2013 numri i bizneseve u trefishua.

Eksporti u rrit mbi 300%

Investimet e huaja u rritën përkatësisht me 316%.

Të ardhurat buxhetore u rritën mbi dyfishin e mëparshëm

Kreditë për ekonominë u rritën 6 herë

Sipas Censusit të vitit 2011: 343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi.

Raporti për 1000 banorë i pronësisë se shtëpive kalonte 5 shtete të vendeve anëtare të BE

Qeveria e PD dhe aleatëve të saj rriti me 120-150% rrogat

Varfëria u ul nga 18, 5 në 12, 3%. Niveli i varfërisë ekstreme arriti në 1.2% të popullsisë (nga 4.3% që ishte më parë), niveli më i ulët historik, sipas matjes së Bankës Botërore në vitin 2008

U plotësuan kushtet per Millenium Challenge Account

Papunësia njohu ulje progresive deri në 12, 8%

Në vitet 2006-2013 u ndërtuan dhe rindërtuan në mbarë vendin mbi 11 mijë km rrugë kombëtare dhe në qytete

Në vitet 2006 – 2013 u ndërtuan apo rindërtuan: 1300 shkolla e institucione arsimore

720 sisteme ujësjellësish dhe kanalizimesh dhe 10 impiante të përpunimit të ujërave të zeza

U ndërtuan apo rindërtuan 400 qendra shëndetësore dhe spitale

u investuan qindra milion euro per aparatura moderne ne fushën e imazherise, laboratorëve dhe mjekimeve

u vendos rimbursimi i te gjithë listës se barnave te rekomanduar nga OBSH.

për here te pare ne histori vdekshmëria foshnjore dhe ajo amtare zbriten ne 7,3 për mije dhe ne 8-10 për 100 mije

U ndërtua terminali i Aeroportit të Rinasit dhe më pas në fazën e dytë u dyfishua ky terminal.

Ndërtimi i terminalit te portit te Durresit dhe rikonceptimi i Portit të Durrësit, derës kryesore të Shqipërisë drejt Europës.

Në vitin 2012 u plotësuan gjithë kushtet për marrjen e Statusit të vendit kandidat që u bllokua nga Edi Rama me pretekstin e Këshilltarëve të Fierit

Kaskada e Devollit, investimi më i madh hidroenergjetik në Shqipëri

Qeveria firmosi ndërtimin e 432 hidrocentraleve me koncesion nga kompanitë private (128 kanë përfunduar dhe japin mbi 59% të prodhimit të energjisë së vendit dhe 89 janë në ndërtim e sipër)

Në Shqipërinë rurale në 8 vite u investuan 3. 2 miliardë euro.

Shqipëria, në vitin 1992 një nga vendet më të varfra të planetit, arriti në vitin 2008 të futet te grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta.

U subvencionuan 45 mijë projekte në bujqësi e blegtori

U mbollën mbi 7 milionë rrënjë ullinj në mbarë vendin dhe miliona rrënje mollë, arra, vreshta dhe dru të tjerë frutor.

U ngrit në 2007 Sistemi i Sigurisë Ushqimore (u krijua AKU dhe drejtoritë rajonale).

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale