FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha ka deklaruar sot në konferencën e përjavshme me gazetarët se sikurse inceneratorët konsiderohen vjedhja e shekullit, hetimi ndaj tyre mund të konsiderohet si dështimi i shekullit. Berisha tha se vonesat në hetim i kanë kushtuar shqiptarëve 40 milionë euro.
Berisha denoncoi faktin se kreu i qeverisë është takuar me prokurorët që po hetojnë vjedhjen e shekullit të paktën dy herë, një herë në Kryeministri dhe një herë në periferi të Tiranës.
Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure, kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm, sepse ajo ishte pronë e tyre.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme të Inspektorit të lartë të Drejtësisë, Artur Metani si përfshirë direkt në aferën e inceneratorëve, ndërsa sot ka detyrën më të lartë në sistemin e drejtësisë për t’i bërë presion prokurorëve, hetuesve dhe gjyqtarëve që të mos zbardhet e vërteta e vjedhjes së shekullit ku dhe ai është i implikuar.
Berisha e ka kosideruar largimin e Metanit si kusht të opozitës, ndërsa ka kujtuar se ka qenë po ai që në Kryeministri ka zhviluar mbledhjen me 5 zv.ministra, ku i ka kërkuar firmën për aferën e inceneratorëve.
I pyetur mbi emrin e PD, Berisha u shpreh se: Ne jemi PD dhe se askush nuk do të mund t’ia tjetërsojë identitetin e demokratëve.
Berisha paralajmëroi një përballje të fortë me Ramën dhe regjimin. Ai e ka konsideruar Bashën si njeriun më të degraduar të politikës shqiptare në 32 vite, të marrë peng nga kryeministri i vendit.
FJALA E PLOTË
Zonja dhe zotërinj!
Sekuestrimi këtë javë i shoqërise Intergrated Energy BV sh.p.k BV dhe Integrated Energy BV SPV sh.p.k dhe pasurive të tyre nga SPAK-u ka qenë dhe temë kryesore e debatit javor.
Personalisht, unë dhe Partia Demokratike kemi mbështetur dhe do mbeshtesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor. Në këtë kuadër, padyshim që ne mbështesim plotësisht si një masë në drejtimin e duhur vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës, këtë monument të shëmtuar të vjedhjes së shekullit të takspaguesve nga qeveritarët hajdutë.
Por Partia Demokratike përsërit gjithashtu se :
Sikundër djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është hetimi, ose dështimi i shekullit. Ndaj dhe kjo sekuestro e vonuar dy vite pasi pronarët në letra të këtij djegësi, Zoto dhe Mërtiri janë shpallur në kërkim, me vonesën e saj pa asnjë justifikim ligjor, por përkundrazi në paligjshmëri të plotë i ka kushtuar vendit 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e vjedhjes së shekullit.
Së dyti, për Partinë Demokratike vonesa e kësaj sekuestro përbën në vetvete një vepër penale, krim të shëmtuar që ka kushtuar, siç thashë më sipër 40 milionë euro qytetarve. Po pse kjo vonesë përbën vepër të qartë penale dhe krim të shëmtuar?
Kjo së pari, sepse vetëm pak muaj më parë Kreu i Prokurorisë Speciale deklaroi publikisht se nuk vendosim sekuestro për djegësin e Tiranës, sepse nuk dimë pronarët, dhe se ata do na hedhin në arbitrazhe dhe gjobitemi. Me këtë pohim publik, prokurori dëshmoi dy gjëra:
Së pari, se Ekzekutivi Qendror dhe Vendor i fshehën Prokurorisë pronarët e kompanive vetëm e vetëm për t’i mbrojtur këto kompani nga sekuestro dhe për të vazhduar të qetë vjedhjen e dhjetëra milionë eurove të shqiptarve. Vetëkuptohet se ata e bënë këtë fshehje vepër penale, jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, pasi Zoto dhe Mërtiri ishin thjesht pronarë në letra dhe aksionerë dytësorë në vjedhjen e shekullit, sepse pronarët e vërtetë, dhe aksionerë kryesorë të djegësit të Tiranës janë: Rama, Veliaj, etj.
Ndaj dhe ata i fshihnin Prokurorisë dhe maskonin pronarët në letra, Zoto dhe Mërtiri, të cilët i dinte dhe i njhte e gjithë Shqipëria, dhe që dy vite më parë ishin shpallur në kërkim si pronarë në letra të djegësve të Elbasanit dhe Fierit. Ata të cilët i kanë fshehur pronarët në letra organit të akuzës kanë kryer krim të shëmtuar dhe duhet të ishin prej kohësh në qeli për veprën e tyre.
Por kjo nuk ndodh, sepse Prokuroria është e tyre. E them këtë, sepse prokurori e di se për djegësin ekziston një kontratë shtetërore me privatin, dhe pala shtet me ligj dhe kushtetutë është e detyruar t’i dalë zot para ligjit kontratës që ka firmosur, dhe kur ajo nuk i del zot, fsheh një krim, apo kryen një krim. Kështu, Erion Veliaj, Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në dokumentacionin e koncensionit të djegësit të Tiranës, dhe i kanë fshehur Prokurorisë pronarët de juro të tij, kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm e vetëm se ai është pronë e tyre.
Së dyti, me pohimin publik të Shefit të Prokurorisë Speciale se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës, se nuk njihen pronarët dhe na hedhin në arbitrazh, mjerisht ai ka folur jo me gjuhën e ligjit, por me gjuhën e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kjo sepse për çdo zyrtar, prokuror, gjykatës, ministër, kryeministër është e qartë si drita e diellit se në ligjin e vendit, por ju garantoj edhe në ligjin ndërkombëtar, çdo kontratë e firmosur sipas një procedure antiligjore, dhe në bazë të një akti korruptiv është e dënueshme dhe e pavlefshme para çdo gjykatësi dhe arbitri kombëtar apo ndërkombetar, dhe përkundrazi moszgjidhja e saj përbën vazhdim dhe mbrojtje të veprës penale.
Mirëpo, me gjithë vonesën më së fundi sekuestro u vendos. Por përsëri theksoj, se vendosja e saj është një hap në drejtimin e duhur, ndonëse kjo masë, prapë them është gjysmake.
Unë e them këtë, sepse kjo masë edhe pas dy vite hetimi nuk ndryshon pronesinë e djegësit të Tiranës, pra përsëri pronarë të këtij objekti në letra si deri sot, do jenë Zoto dhe Mërtiri. Kjo masë është gjysmake sepse përsëri paratë e buxhetit të shtetit dhe takspaguesve do të derdhen në llogaritë bankare të Zotos dhe Mërtirit, dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me denoncimin publik të Kontrollit të Lartë të Shtetit, do vazhdojnë t’ju paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave në vend të 11 euro për ton, sa është tarifa e depozitimit të mbetjeve, 29 euro për ton për Tiranën, dhe 40 euro për ton për Durrësin.
Pra me tarifën e djegies që nuk ekziston Prokuroria ka patur gjithë bazën ligjore që në mbrojtje të interesit legjitim të qytetarve të urdhëronte ndalimin e tarifës 29 euro. Ajo nuk e ka bërë këtë, jo se nuk e ka ditur, por se nuk ka dashur, ose nuk ka guxuar, shpirti i saj e din! Por në vlerësimin tim, Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë vetëm e vetëm se pronarë të vërtetë të Djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, etj.
Unë e kuptoj se prokurori dhe hetuesi janë të detyruar të pranojnë si pronar formalisht ata që kanë firmën në letra, por në rastin e djegësit të Tiranës për çdo njeri që njeh ligjin dhe i intereson e vërteta, pronar de fakto nuk mund të jetë kurrë Zoto dhe Mërtiri, por vetëm Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi e ministra dhe zyrtarë të tjerë.
Zoto dhe Mërtiri janë pronarë de jure të Djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerë dytësorë me pronarët kryesorë të djegësit monstër që ka grabit deri sot 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e pronarëve de juro, Zoto dhe Mërtiri nga Prokuroria si pronarë de facto të djegësit të Tiranës, është de fakto mbrojtje që Prokuroria e partisë iu bën pronarëve të vërtetë të këtij djegësi, konkretisht Erion Veliajt, Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe zyrtarve të tjerë.
Prokuroria në akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur, ndërkohë që thotë në akuzë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k, shoqëria nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Dhe kjo është e vërtetë, Arben Ahmetaj është një nga firmat.
Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro, dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë, është de fakto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Veliajt, Edi Ramës dhe zyrtarëve, dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, por as dhe i Arben Ahmetajt.
Ai është para se gjithash i Erion Veliajt, pasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktikën e përcaktuar me studim serioz të trajtimit të mbetjeve në Tiranë me depozitim, seleksionim, riciklim me praktikën e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër, përveç Erion Veliajt nuk mund ta bënte një gjë të tillë në ligje dhe kushtetutën e vendit.
2- Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës së ndërtimit me tender të djegesit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati i kësaj praktike, cili në afatin 30 vjeçar do iu siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar.
3- Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani, por dhe Arben Ahmetaj, ka garantuar se Bashkia e Tiranës merr përsipër financimin e djegësit.
Sqaroj këtu, se në kontrollin që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se kjo ka qenë një gjë krejtësisht e pamundur, dhe se me këtë akt Erion Veliaj ka dyfishuar tarifën që qytetarët e Tiranës paguanin për pastrimin e qytetit të tyre.
Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin, falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës dhe Qarkut të Tiranës, me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekzistonte dhe që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Kjo pra ekzistonte vetëm në fantazinë e Erion Veliajt që e kishte pregatitur për të vjedhur, së bashku me Edi Ramën, jo më pak se 680 milionë euro në 30 vite
4- Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me cdo ligj dhe praktikën të vendit, por dhe të botes ai që ka firmosur vendimin e qeverisë për t’i dhënë 8 pikë në garë një kompanie Intergrated Energy BV sh.p.k, e cila nuk ekzistonte e regjistruar asgjëkundi, përveçse në ëndrrën makabre të Erion Veliajt, Edi Ramës për t’ju grabitur shqiptarve qindra milionë euro.
Garantoj qytetarët si ish-kryeministër se qindra herë po të firmoste Arben Ahmetaj dhe secili ministër, në rast se ky bonus nuk pranohej nga kryeministri i vendit, nuk bëhej kurrë efektiv dhe nuk i jepej kompanisë.
Ministrja Felaj shkruante në fund të nëntorit të vitit 2016 se: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, dmth kompania në fjalë nuk ekziston, dhe se ajo nuk është e regjistruar.
Së fundmi, është Erion Veliaj personi më direkt së bashku me Kokën, Ballukun, Ibrahimin që i kanë fshehur Prokurorisë pronarët në letra të djegësit dhe akoma më shumë kanë fshehur, apo i kanë vjedhur 110 milionë euro buxhetit të shtetit për një objekt që nuk ekziston në asnjë gjurmë.
Pse Prokuroria e lejon veten të akuzojë Ahmetajn se ka firmosur vendimin për bonusin prej tetë pikësh, ndërkohë që ai nuk ishte as propzuesi, as shpallësi i tenderit? Të akuzosh Arben Ahmetajn për këtë firmë që pa diskutim ai ka përgjegjësi ligjore, e them këtu, ka përgjegjësi ligjore, por të mos akuzosh për firmën para tij Edi Ramën, Engjell Agaçin, Artur Metanin tregon se bën hetim të dirigjuar, dhe ky nuk është hetim.
Jashtë kësaj analize unë dua të informoj qytetarët se:
Erion Veliaj 15 ditë para zgjedhjeve ka deklaruar, dhe këtë e them me përgjegjësi absolute se unë do ndërpres pagesat për inceneratorin pas zgjedhjeve. E ka ndjerë krimin që po kryen. Mirëpo, ai këtë nuk e bëri, sepse duket fshehtas që arriti marrvëshjen që ato të mund të vazhdojnë njëlloj. Vetëm se ka një ndryshim që të jemi realist, ato nuk mund të përdoren më nga Zoto dhe Mërtiri, nuk mund të përdoren nga aksionerët publikë, por vetëm nga agjencia e ngarkuar për administrimin, apo menaxhimin e djegësit.
Së dyti, këto kohët e fundit, dua t’ju them ju, të informoj qytetarët, ka patur presione të papranueshme, por edhe takime shumë të dyshimta dhe të papranuëshme midis Prokurorisë dhe personave që janë pronarë de fakto të djegësave, ndër të cilët mundet, flitet se dhe vet Edi Rama. Kjo çështje është nën shqyrtim, por flitet se edhe Edi Rama ka bërë takime të tilla të fshehta në në zona të caktuara, jo në zyrë. Dikush thotë edhe në zyrë.
Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto, dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikësh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronarët e vërtetë dhe më kryesorë të Djegësit të Tiranës Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit.
Në kod moral Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Përsëris edhe njëherë kërkesën time të djeshme, dorëheqjen imediate të Artur Metanit nga posti i tij, sepse ai është fund e krye në konflikt interesi dhe është një faktor tërësisht kërcënues për mbarëvajtjen e këtij hetimi i cili uroj të bëhet të bëhet hetimi i shekullit dhe jo dështimi i shekullit.
PYETJE-PËRGJIGJE
Daniela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, ju në fakt përsëritët në fund të fjalës suaj apelin që dhatë edhe ditën e djeshme në deklaratën për media, në fakt po dje keni dhënë një deklaratë, apo keni shprehur shqetësimin tuaj për z.Ahmetaj duke hedhur një akuzë të rëndë se Ahmetaj, familjarët dhe fëmijët e tij po kërcënohen me jetë. Nga i keni të dhënat për këto akuza, apo shqetësimet që hidhni z.Berisha dhe mbase po themi të dhënat, i keni marrë drejtëpërdrejtë nga z.Ahmetaj?
Berisha: Jo. Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejtë me Arben Ahmetajn, por ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. Qytetari digjital. Këto akuza qytetari digjital i ka marrë direkt nga Ahmetaj, por unë sigurisht që jam i ndjeshëm, pse?
Arben Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që i ishin dërguar. Tani, këto mesazhe Prokuroria duhet t’i hetonte deri më një, apo ishin këto pjesë të skenarit të azilit të tij, unë nuk e di. Por këtë e bëri Arben Ahmetaj, sikundër të them që Arben Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët u ka rrëfyer se është akuzuar, madje edhe direkt nga kriminelë në qelitë e burgjeve, që përbën një gjë shumë shumë të rëndë.
Së fundmi, tani do t’u them një gjë tjetër.Për të dy zonja, ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten burime pothuajse mjaft të besueshme më thonë se i janë lëshuar urdhra arresti. Unë nuk kam asgjë. Po çfarë tingëllon këtu?
Të lëshosh urdhra arresti për ato zonja që nuk po i citoj këtu, dhe të sillet Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri të lirë, të cilët me firmat e tyre janë bazë e kësaj vjedhje, ky është një akt që dëshmon se përpiqen me çdo kusht të përqendrosh çështjen, ta sërvirësh ashtu sikundër nuk është. Dhe më falni të jem i hapur me ju këtu..
Përpjekja është kjo: Arben Ahmetaj të paraiqtet si strumbullari, apo truri dhe Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dy leitnantët kryesorë të tij, dhe qarku të mbyllet me këta tri persona. Ky është mashtrimi i shekullit, ta them unë. Pse? Dhe unë ta them këtë me përgjegjësinë më absolute se kushdo tjetër. Kam qenë Kryeministër, unë kam qenë Kryeminsitër. Dhe unë iu them shqiptarëve: që kurrë, kurrë një ministër, as 5 ministra nuk mund të bindin, apo të detyrojnë kryeministrin të shkelmojë ligjin, jo.
Që në momentin që i del ky element, kryeministri thotë: lëre aty. Kam një enigmë, Engjëll Agaçi është njeriu që me shkrim, e keni relacionin, që thotë se është bërë me shpallje një mashtrues i dënueshëm, është bërë me negociata të mbyllura procedura. Por ka veprime të tjera që implikojnë, se kryeministri vetë mund të mos ketë asnjë ide për ligjin, dhe nuk është kusht ai, ai ka një departament ku në të cilin aty ka punonjës. Ai e tha vet një ditë, 25 vite është njëri prej tyre. Ka punonjës që e njohin ligjin, njohin çdo ligj që i kanë të kompjutrizuara dhe krahasojnë çdo gjë.
Mirëpo, çfarë rezulton? Rezulton në mënyrën më paradoksale dhe më të paprecedentë që drejtori i Departamentit Juridik, ç’ka nuk ndodh kurrë, të shkojë dhe të bëjë mbledhje me zëvendësministrat për të shpallur gjendjen e emergjencës. E kupton ti zhytjen e kryeministrit këtu? Si mund të shkojë ai drejtori i Departamentit Juridik, ai ka vetëm një detyrë, lupën mbi të gjitha aktet që shkojnë në Këshillin e Ministrave, asnjë detyrë tjetër. Ai punon 24 orë në 24 bashkë me ekipin e tij 20, 15, 30 sa ka, vetëm për këtë detyrë. Kurse zotëria e tij, Metani, i dërguari i Agaçit, ose Ramës, nuk e di i cilit, në Ministrinë e Mjedit dhe bën mbledhje që t’i detyrojë zëvendësministrat dhe bravo iu qoftë Ylli Manjanit dhe Arben Isarajit që nuk kanë firmosur.
Pa, jam ish-kryeministër edhe njëherë, dhe unë nuk mund të pranoj një mediokritet të tillë, bajat. Dakord, kape atë. Ai nuk duhet ta firmoste, ta them unë, ai ka shkelur ligjin dhe nuk justifikohet, por kryesore është kryeministri, ua garantoj unë ju. Kryesor është Sekretari i Përgjithshëm, kryesor është vetë ministri i linjës, në këtë rast Arben Ahmetaj nuk është as ministri i linjës, jo. Ministri i linjës është tjetërkush, nuk është as i koncensionit, jo është tjetërkush.
Pra, nuk duhet që publikut t’i shiten gjëra që nuk janë. Në qoftë se duan të bëjnë hetim, të bëjnë hetim tamam. Por cili është qëllimi, edhe njëherë për ta mbyllur? Qëllimi është ky që të shpallim Arben Ahmetaj trurin e vjedhjes së shekullit, dhe dy hajdutët Zoto dhe Mërtiri, leitnantët e tij kryesorë, dhe të shmangim këtu Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn me rradhë e me rradhë. Kjo është dështim hetim dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.
Këtu kemi të bëjmë, ua them unë, le të thonë ç’të duan, kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Kryeministri është i detyruar të mendojë shtatë herë para se të firmosë një herë, jo kështu m’ si sjellin mua paf-paf-paf e fap-fap-fap.
Nuk ka ashtu, ato janë vendime që kushtojnë, ja urdhëro, vendime që kushtojnë 600 milionë, 700 milionë. Prandaj edhe e ndjek me shumë interes, nuk kam asnjë tendencë, por nuk mund të pranoj asgjë që shoh, një dorë e ngrohtë e partisë.
E patë ju pardje, apo jo? Taluant Balla takim me kryeministrin e drejtësisë. A e dini ju? Ua them unë.
Artur Metani është në funksionet pothuaj të kryeministrit të sistemit të drejtësisë, pothuaj në funksion KLGJ-je, por ai më duket ka më shumë, atëherë çfarë do Ministri i Brendshëm që takohet, vet ministri është në hetim, për t’ju thënë mos u lodhni se ja ku e kam unë. ‘Shkova për zjarret’, thotë.
Këto janë të gjitha shoë të një shteti të kapur në çdo qelizë që nuk respekton asgjë përveç interesave mafioze të anëtarëve të tij.
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, nisur nga zhvillimet e fundit në kampin e së djathtës, ju do të vazhdoni betejën ligjore për emrin e Partisë Demokratike, apo do të shikoni mundësinë e krijimit të një formacioni të ri politik?
Berisha: Jo, ne nuk krijojmë, nuk mund të na e ndryshojë kush emrin ne. Ne jemi Partia Demokratike. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin dhe trashëgiminë e tyre.
Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti. Edi Rama kërkon përballje, ne nuk do t’i shmangemi.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha në fjalën tuaj ju deklaruat se z.Veliaj 15 ditë përpara zgjedhjeve ka deklaruar se do të tërheqë pagesat për inceneratorët, pra nuk do të ketë më pagesa. Shtuat më tej se z.Rama ka bërë takime të dyshimta. Mund të na sqaroni më shumë në lidhje me këto takime të dyshimta dhe ku i ka deklaruar z.Veliaj këto informacione?
Berisha: Tani, Veliaj i ka deklaruar në enturazhin e tij të cilat më kanë ardhur të freskëta dhe taze fare pak kohë pasi i ka deklaruar. Dhe për mua janë 100% të besueshme.
Për iu përket takimeve të zyrtarëve, edhe dje e thashë, kërkoj që të administrohen të gjitha kamerat dhe të evidentohen të gjithë ata që hyjnë dhe dalin, apo që zhvillojnë takime me prokurorët e çështjes. Por dy informacione janë se një takim i tillë është zhvilluar 10 ditë më parë në kryeministri, dhe një takim tjetër është zhvilluar tri katër ditë më parë diku në periferi.
Tani, as nuk kam fotografi, as nuk kam video për to, se po t’i kisha do t’i nxirrja, nuk jam në atë fushë që nuk i nxjerr, dhe në mungesë të tyre unë i bëj thjesht sinjalizimin publikut se duket se diçka po ndodh.
– Z.Berisha, një pyetje sa i takon çështjes së inceneratorit të Tiranës, ju keni besim të SPAK se do të shkojë të z.Veliaj dhe z.Rama, të cilët sipas jush janë dy përgjegjësit kryesorëtë kësaj afere, dhe kur kërkoni dorëheqjen e z.Metani, përveç se ka qenë drejtor i kabinetit juridik në mos gaboj, keni informacion se çfraë procedurash ka ndjekur ai bashkë me z.Engjëll Agaçin të cilin e denoncuat ditën e djeshme? Pra, çfarë di z.Berisha në lidhje me z.Metani kur ka qenë në Kryeministri?
Berisha: Kam informacion të sigurt që z.Metani në kundërshtim me çdolloj praktike, ka shkuar dhe dhe ka kryesuar mbledhjen me pesë zv.ministra dhe këtë e kam me dëshmitarë, ndër të cilët në Ministrinë e Mjedisit, ndër të cilët Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë vouar kundër në atë mbledhje, nuk i ka bindur dot ky. Që ky nuk mund të shkonte kurrë aty, kurrë.
Kryeministri ka këshilltarë, këshilltarë për mjedisin, këshilltarë për urbanistikën. Mund të dërgonte këshilltarë, por nuk mund të dërgonte kurrë, ç’ka do të thotë ky është tërësisht i implikuar.
Së dyti, vijmë te kontrata, negociatat.
Engjëll Agaçi është njeriu, kjo është në relacion e ke, që në kundërshti me opinionin me shkrim të Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, i cili i thotë dy herë Ministrisë së Mjedisit se kjo procedurë është antiligjore, nuk mund të praktikohet, negociata të mbyllura. legjitimuar, ka shkruar se: Kjo është shpallur, është në rregull. Ka përdorur termin mashtrues shpallur. Ajo nuk është shpallur, pikërisht është bërë në negociata të mbyllura dhe nuk është shpallur, dhe ky e ka ditur këtë. Por për ta kaluar radhën, Agaçi mbrohet. Ta them unë, shiko si mbrohet Agaçi.
Agaçi thotë: Ai vendim, thotë nuk ishte për kontratën, por ishte për financimin. Po për financimin e kujt? Financimin e krimit që ti e legjitimove duke thënë se është shpallur. E kuptoni?
Pra, shih ku mbrohet. Këtu ai është edhe më i zbuluar, sepse vendimi i qeverisë për financimin e një akti të paligjshëm, se kontrata pa financimin është akt pa vlerë, pa pasojë. Financimi sjell gjithçka. Dhe ky, tha në Komisionin Hetimor në qoftë se ju kujtohet të Parlamentit: Aty nuk flitet për kontratën në atë vendim tha, por flitet për financimin. Po, po flitet për financimin, por aty thuhet se procedura është nërreull, ka folur për procedurën ai aty, ai është vet me dy këmbët brenda, ai tani nuk mund të zhdukë asgjë se çdo gjë është në dosje.
Prandaj edhe Metani si rregull varet nga Agaçi. Metani varet nga Sekretari i Përgjithshëm. Drejtori i Departamentit Juridik dhe departamenteve varen nga Sekretari i Përgjithshëm në tërësinë e tyre.
Atëherë, a e ka bashkërenduar këtë çfarë mendimi ka dhënë Metani këtu për këtë shkresë, unë këtë nuk e di, por Engjëll Agaçi ka dhënë këtë mendim. Për Metanin tani jap tjetrën.
Metani tani duhet të largohet se ky është hetimi i shekullit. Duhet të dalë meënjanë të hetojnë se ai ka njëmijë mënyra për të kërcënuar hetuesit, për të kërcënuar prokurorët. Tani e kanë marrë edhe SHIK-un e kanë bërë partiak kanë çuar një, e kupton vet ti kë kanë çuar aty. Edhe ajo e furnizon atë me të dhëna me çfarë do e me rradhë e me rradhë. Largimi i tyre është kusht. Ne e kemi kusht largimin e tyre.
– Duke iu referuar lajmeve në media ish-anëtari i Komisionit Hetimor për inceneratorin, z.Belind Këlliçi së bashku me disa ekspertë do të vijojë betejën për këtë aferë ku pritet, apo do të publikojë dokumente të tjera. Ju keni dijeni, keni komunikuar me z.Këlliçi dhe keni ju ndoshta dokumente që nuk i ka SPAK për sa i takon aferës?
Berisha: Mendoj se SPAK-u ka çdo dokument të nevojshëm për ngritjen e akuzës ndaj Erion Veliajt dhe nuk mungon asgjë ndaj Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe me rradhë nën to.
Por, a ka dokumente të tjera? Me qindra dhe me mijëra. Personalisht, çdo njeri që disponon dokument, e këshilloj dhe e ftoj ta bëjë publike, ose t’ia dorëzojë Prokurorisë. Bërja publike është njësoj si dorëzimi. Në qoftë se bëhet publike, Prokurorisë i lind e drejta t;ia kërkojë dhe autorit: ma sill atë dokument, dhe kjo është normale. Në qoftë se e kanë bezdi, por nuk do të kenë bezdi, ata edhe mund t’ja postojnë dhe e kam theksuar, pavarësisht se nuk kemi besim, por prapëseprapë ne nuk jemi për një shoqëri parashtetërore, përpiqemi se jemi parti e shtetit ligjor, dhe në këtë konstekst çfarë mund të kontribuojmë ne e japim.
Dhe besoj se, të gjitha denoncimet tona në mënyrë absolute nuk mohoj që kanë aspektin politik, se jemi forcë politike, por kanë synim padiskutim për të ndihmuar në hetimin për ata që duan.
Ju ishit këtu javën e kaluar, i dëgjuat me dhjetëra denoncime të qytetarëve për Pëllumb Gjokën, për Olsi Bistrin, përsona që unë i kam njohur vetëm nga qytetarët, se mua nuk më ka lidhur asgjë me ta. Por siç janë thënë, janë arkivuar nga Prokuroria. Se po t’i kishte përfill Prokuroria, këta persona mund të ishin në burg sot.
Përkundrazi, çfarë ka bërë Prokuroria? E ka regjistruar kur e solli Franca, e ka regjistruar me 15 apo 16 janar çështjen, e ka konservuar deri sa mbaruan zgjedhjet dhe u përdorën për zgjedhje, për fushatë elektorale dhe pastaj i arrestoi 40% të tyre, 60% ia mbathën dhe ikën e kështu me radhë.
– Z.Berisha në datën 23 korrik të vitit 2013 ju z.Berisha shkruanit në rrjetet sociale: Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD, vendit dhe kombit të tij. Sot pas 10 vitesh keni një urim për z.Basha, sepse më 29 korrik u zgjodh për herë të katërt kryetar i PD.
Berisha: Sot kam vetëm një fjalë . Është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe zero integritet dhe karakter që u keqpërdor në 32 vite si askush tjetër nga kryeministri i vendit. Besoj se, nuk ka shqiptar që nuk e di sot sot se Lulzim Basha është një peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e krimit të larjes së parave dhe Toyota Yaris. Të dyja. E pranoj, por ka tek tuk njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë. Këta janë ajo kategori që iu intereson të bëjnë sikur nuk edinë. Pra, ndjekin dhe ata interesa personale, se këtë nuk ka mbetur njeri pa e marrë vesh.
Ju falënderoj dhe fundjavë të mbarë!