Zhupa: Ne jemi të gjithë dakord që t’i kthehemi normalitetit, që të vijë këtu kryeministri Rama, të diskutojë për skandalin McGonigal. Të ngrihet një komision hetimor, që deputetët e përjashtuar në mënyrë anti-ligjore të jenë në sallë.

FJALA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA NË SALLËN E KUVENDIT

Ina Zhupa: Rregulloren e lexuat bukur, por nuk e zbaton. Se rregulloren nuk e keni atje thjesht si libër për ta lexuar për shou, por për ta zbatuar. Meqë e lexuat, a e keni lexuar nenin 65 fraksion 3 që thotë: me paraqitjen e ankimimit, urdhri i seancës plenare i sekretariatit për procedurat pezullohet deri në marrjen e një vendimi nga Byroja?

Që do të thotë që deputetët që ishin jashtë sallës së Kuvendit do të duhet të hynin brenda se ishin të pezulluar nga vendimoi i tyre për përjashtim, derisa të merrte Byroja një vendim.

Vazhdon më tej. Nuk mblidhet Byroja vetë dhe të bëjë si i do qejfi, por thotë Byroja ka detyrim sipas kësaj Rregullore, znj.Kryetare, neni 65 fraksion 4 pika 2: Shqyrtimi i çështjes kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton deputetit për t’u informuar për kërkesën për të pyetur, për të dëgjuar, për të paraqitur shpjegimet. Ku e garantuat ju këtë të drejtë?

Propozimi im është që nëse shkelet Rregullorja e Kuvendit, duke qenë se ajanë shkelur dy nene të saj, ata deputetë janë të përjashtuar në mënyrë të paligjshme dhe duhet të jenë brenda senacës së Kuvendit. Përjashtimet e paligjshme nuk janë vendime që duhet të zbatohen. Ky është propozim për ndryshim konkret.

Propozim tjetër shumë konkret është që neni 25 i rregullores së Kuvendit pika 2 dhe pika 1: Kuvendi ka të drejtë që me kërkesën e ¼ të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë një komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

44 deputetë, më shumë se 1/4, pra më shumë se 35 deputetë nuk kanë dorëzuar kërkesë për Komision Hetimor. Kërkesa ime proceduriale është: të ngrihet sa më shpejt! Pse nuk ngrihet që sot? Pse shkelni rregulloren? Pse shkelni të drejtat kushtetuese të opozitës? Pastaj kërkoni qetësi këtu sikur jeni në kopësht. Ne jemi përfaqësues populli. Ne kërkojmë të drejtat që na jep Kushtetuta dhe Rregullorja, nuk po kërkojmë asgjë që nuk na takon. Por atë që na jep Kushtetuta, nuk mund të na e merrni ju me vota dhe mandate të vjedhura.

Ne jemi të gjithë dakord që t’i kthehemi normalitetit, që të vijë këtu kryeministri Rama. Të diskutojë për skandalin McGonigal. Që të ngrihet një komision hetimor, që deputetët e përjashtuar në mënyrë anti-ligjore të jenë në sallë. Po e shkelët ju një herë, na detyroni që t’ju përgjigjemi sipas rregullave.

Sepse ju të shkelni çdo ligj, çdo rregullore, çdo kushteutë të miratuar dhe të njohur nga të gjithë dhe ne të rrimë dhe të dëgjojmë? Kjo pastaj nuk është normale dhe për këtë mbani përgjegjësi ju sesi e shkatërroni sallën e Kuvendit, rendin normal të gjërave dhe të drejtat e deputetëve.

Dhe e fundit znj.kryetare. Kam një dakordësi për të thënë. Dakordësia është me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar e cila është shprehur që Edi Rama është brand. Po, Edi Rama është brand ndërkombëtar i korrupsionit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale