Zhulali: I dhuroi prangat, kryetarja e Veliajt përjashton nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak, Tedi Blushin

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARJA E KËSHILLIT PËR BASHKINË TIRANË, ILDA ZHULALI

Sindroma e përjashtimit të opozitës ka kapur edhe Bashkinë e Tiranës. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko ka vendosur përjashtimin nga mbledhjet e Këshillit dhe komisioneve të këshilltarit Tedi Blushi, pas dhurimit të prangave Erion Veliajt. Ky gjest simbolik në shenjë proteste ndaj refuzimit të Erion Veliajt për të dhënë llogari në Këshillin Bashkiak për inceneratorin e Tiranës, merr të njëjtën përgjigje dhe masë ndëshkimore si në Kuvendin e Shqipërisë.
Sot Erion Veliaj përmes një komunikimi publik deklaroi se “shpreson që Tirana të kthehet në një mësimore, për të kuptuar sesi në kohë rekord mund të bëhen transformime që përpara dukeshin të pamundura.”
Zoti Veliaj ka shumë të drejtë, Tirana është një mësimore se si shkatërrohet identiteti i një kryeqyteti duke e transformuar atë vetëm në fjetore, gjelltore dhe gropë të thellë të krimit. Tirana është një mësimore se si braktiset prej vendasve ndonëse frekuentohet prej të jashtmëve.
Tirana është një mësimore se si një kryebashkiak i korruptuar paguan prej 7 vitesh për një incinerator që nuk ekziston, dhe se si censurohet cdo lajm që lidhet me këtë aferë mafioze.
Po, Tirana është një mësimore se si një kryebashkiak i korruptuar refuzon të japë llogari, refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, refuzon mbledhjen e Këshillit Bashkiak, refuzon cdo diskutim dhe debat, duke shkelur haptas ligjin për pushtetin vendor dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak.
Po, Tirana është një mësimore, se si një kryebashkiak i korruptuar urdhëron përjashtimin dymujor të këshilltarëve opozitarë, i tmerruar prej gjestit simbolik të dhurimit të prangave.
Le t’a kujtojmë Kryetarit të tronditur nivelin e tij të komunikimit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në tetor 2023.
Dhe me këtë rast, a mund të na thotë zonja Kryetare e Këshillit se cila pjesë e fjalisë i duket etike në këtë komunikim, dhe përse nuk ndërmorri asnjë masë ndaj Erion Veliajt?

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale