KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për shtyp, kërkoi ‘shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës dhe njohjen e dokumenteve të skaduara edhe në Shqipëri’.
‘Pra, ky akt i votuar vetëm 5 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, de facto e bën të pazbatueshëm në kuptimin që edhe njoftimi për miratimin e këtij akti është një njoftim shumë i mangët. Ndaj dhe kërkoj shtyrjen e afatit të regjistrimit. Dhe së fundmi kërkoj, dhe do dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, respektimin e barazisë së shtetasve shqiptarë kudo që janë. Vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara si për qytetarët në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit’, tha kreu i PD.
Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Shqipëria madhështore sipas tij, mund të realizohet vetëm falë angazhimit të diasporës që jeton jashtë vendit dhe kjo do të ndodhë pas 11 majit.
Në fjalën e tij, Berisha tha se fitorja e PD-së me 11 maj 2025, nënkupton hapjen reale të vendit dhe krijimin e çdo lloj mundësie të kthimit të shqiptarëve në Shqipëri. ‘Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar’. Kështu u shpreh Berisha në një dalje për mediat nga selia e PD duke shtuar se, ‘prokurorët amerikanë do vijnë në Tiranë’. ‘Edvin Sinaloa mund të thirret nga dita në ditë për krimet që ka kryer’.
Lideri i opozitës shqiptare gjatë konferencës së sotme me gazetarët tha se, ‘Ai (Rama) ka gjetur një mënyrë për të mos u ballafaquar me gazetarët, i bën pyetje vetes dhe thotë po m’i bëjnë shikuesit’. ‘Dhe përpiqet të bëjë tualetin e tij për të gjithë të zezat që ka bërë’. Kryedemokrati Sali Berisha thotë se edhe pse prej një muaji I zhdukur, për Ëngjëll Agaçin nuk japin asnjë informacion apo të dhënë për të, veçse fotografitë që vijnë nga kafenetë e Romës.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se fshehja e sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, është një akt i turpshëm ndaj shqiptarëve. Sipas tij, me qëndrimin që mban Edi Rama ndaj të vërtetës së zhdukjes së Agaçit, ngre dyshime të mëdha.
Kryetari i PD Sali Berisha tha gjate takimit me gazetarët se negociatat me forcat politike janë në vazhdim. ‘Një koalicion për 11 majin, është rruga e fitores’, tha ai. Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë garancinë e PD, se zbatimi i ligjit dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbeten objektiva të pandryshueshme për partinë që drejton.
Interesimit të gazetarëve, Berisha tha se nuk pranon që një institucion si SPAK, që s’ka asnjë lloj kontrolli, regjistron telefonat e gjyqtarëve ku dërgon dosjet. Berisha njoftoi se do të punohet me ekspertët më të mire, për të rivendosur standardet ndërkombëtare në funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
11.3 kg dokumente për të, janë guri në qafë i të mbyturit’. Kështu u shpreh kreu democrat Berisha duke komentuar akuzat e shumta për Belinda Ballukun. Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se në përballjen me të, kreysocialisti Edi Rama sa herë ka bërë fushatë negative ndaj tij, gjithmonë ka dalë i humbur. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se edhe në përballjen e 11 majit, Rama do të humbasë, pasi ai e njeh realitetin humbës të vetes.
FJALA E PLOTE:
Dje parlamenti miratoi një akt vetëm 5 ditë përpara përfundimit të afatit të regjistrimit, në të cilin bën të mundur të votojnë me dokumente të skaduara qytetarët shqiptarë jashtë vendit.
Së pari, unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit të bëjnë gjithçka që këto 4 ditë që kanë mbetur, të shumëfishojnë numrin e shqiptarëve jashtë vendit që do votojnë më 11 maj dhe të bëhen kontributorë historikë në përmbysjen e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, narkoshtetit të Edi Ramës.
Vota e tyre ka një rëndësi përcaktuese.
Së dyti, kërkoj, dhe zyrtarisht do paraqesim kërkesën pranë KQZ, që të shtyhet afati i regjistrimeve pasi ky akt ka dalë shumë, shumë, shumë me vonesë.
Pra, ky akt i votuar vetëm 5 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit, de facto e bën të pazbatueshëm në kuptimin që edhe njoftimi për miratimin e këtij akti është një njoftim shumë i mangët.
Ndaj dhe kërkoj shtyrjen e afatit të regjistrimit.
Dhe së fundmi kërkoj, dhe do dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, respektimin e barazisë së shtetasve shqiptarë kudo që janë. Vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara si për qytetarët në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.
Nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë këtë diskriminim të madh përveç fobisë nga vota e qytetarëve shqiptarë.
Ky është një akt i turpshëm dhe ne do bëjmë çdo gjë që qytetarët shqiptarë të konsiderohen të barabartë para ligjit.
Ndërkohë, edhe njëherë, jam këtu për t’u bërë thirrje shqiparëve jashtë vendit dhe për t’i garantuar ata se fitorja e PD-së me datën 11 maj 2025 nënkupton hapjen reale, krijimin e çdo lloj mundësie të kthimit të shqiptarëve jashtë vendit në Shqipëri.
Në këtë kuadër, afati 5-vjeçar pa taksa përbën zotimin tonë solemn.
Por, jo vetëm kaq.
Në të gjithë jetën e vendit, shqiptarët do mund të marrin pjesë në çdo lloj përfshirje, gare, konteksti që zhvillohet për administratë dhe institucione të tjera.
Sikundër, bonuset për fëmijët shqiptarë që lindin kudo në botë do jenë të njëjta si për ata që lindin në Shqipëri, edhe për ata që lindin në botë.
Tjetër, në programin tonë shumë të rëndësishëm për emigracionin dhe diasporën, një sistem universal lidhje online me shqiptarët e shquar që për arsye të ndryshme nuk mund të rikthehen në Shqipëri, por që mund të kontribuojnë aty ku janë në fushat e ndryshme.
Pra, një shkrirje e kombit, pavarësisht nga distancat gjeografike, do të ndodhë pas 11 majit.
Shqipëria Madhështore si projekt i Shqipërisë së viteve të ardhshme mund të realizohet vetëm me angazhimin intensiv të shqiptarëve jashtë vendit.
Pra, mendoj se horizonte të reja bashkëpunimi krijohen dhe shfaqen pas 11 majit.
Mos harroni, të dashur shqiptare dhe shqiptarë jashtë vendit, se njeriu që sot krijon të gjitha këto pengesa, shpalli publikisht zëvendësimin tuaj me bangladeshas, me senegalezë, që unë nuk kam asnjë sentiment ksenofobik ndaj tyre, por kuptoj detyrimin e Shqipërisë ndaj qytetarëve të saj për të zhvilluar këtë vend, për të bërë të mundur që ëndrrat e qytetarëve shqiptarë të realizohen në Shqipëri.
Nuk mundet kurrë të pranohet që shqiptarët të përzihen dhe të zëvendësohen me të tjerë. Kemi të bëjmë me një politikë përzënie të shqiptarëve, siç e keni konstatuar.
Ndaj dhe ky ishte problemi i parë që unë desha të paraqes para jush.
Ndërkohë, theksoj në këtë kontekst përsëri se për emigracionin, për shqiptarët jashtë vendit, paketa e emergjencës, vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pensioneve 20 përqind, vendosja e rrogës minimale 500 euro, vendosja e rrogës mesatare 1200 euro, që të gjitha këto janë njëkohësisht lehtësim i madh për shqiptarët, të cilët detyrohen të dërgojnë remitanca për familjet e tyre, që përdoren për kafshatën dhe ilaçet.
Në këtë mënyrë, këto kursime do mund të përdoren për investime, biznese të vogla dhe qëllime të tjera.
Ne i qëndrojmë plotësisht kësaj pakete.
Ne, krahas këtyre, do vendosim kartën e konsumatorit, e cila do rikthejë TVSH-në e ushqimeve bazë për të gjithë rrogëulëtit dhe pensionistët, si dhe qytetarëve me të ardhura minimumin jetik.
Do ulet ndjeshëm çmimi i energjisë, nga 85 lekë do zbresë në 70 lekë. Për bizneset, ulja do jetë drastike. Do ulet të paktën me 3 herë, nga 18-24 që është, do zbresë në 6.
Të gjitha këto janë stimuj realë dhe të vërtetë për të rikthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për rikthimin e bijve dhe bijave të saj kudo që ndodhen.
Të dashur miq, krahu tjetër është në kaos, në panik, në shthurje, në tmerr.
Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA.
Shqipëria, korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion qeveritar.
Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të
elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar.
Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë.
Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste
Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij.
Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë…
A e dini ju që unë i kam denoncuar këto me datën 28 korrik 2021? E kam denoncuar atë si marrëveshje korruptive. Kam denoncuar edhe ambasadoren Yuri Kim si kumbarë të kësaj marrëveshje korruptive. Edhe shqip, edhe anglisht e kam publikuar atë status.
Tani, këto shkuan në Kongresin e SHBA.
Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi.
Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më.
E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer.
Ndaj nuk e zë vendi vend.
Edhe një gjë do u them këtu, dhe unë u kërkoj medieve të mbajnë qëndrim të rreptë kundër tij, sepse ai në mënyrë absolute po mashtron me bisedën Sy m’Sy. Kontrolli i fakteve provoi se Eduardi që i bënte pyetje, nuk ekzistonte dhe se pyetjet ia kishte vërë Edvini vetes së vet.
Pra, ai para jush nuk del për të marrë pyetje. Para gazetarëve nuk del për të marrë pyetje.
Se këtu është problemi. Ai ka gjetur një mënyrë për të mos u ballafaquar me gazetarët, i bën pyetje vetes dhe thotë po m’i bëjnë shikuesit. Dhe përpiqet të bëjë tualetin e tij për të gjithë të zezat që ka bërë.
Por kjo mënyrë është akoma më keq se ERTV. Pra, pas ERTV, ky është akti më i rëndë që është kryer ndaj medieve.
Zëvendëson gazetarin me veten e tij, duke i bërë pyetje vetes dhe thotë po m’i bën Eduardi, persona që nuk ekzistojnë aty.
Unë absolutisht e dija që ditën e parë se në çdo fjalë mashtron. Por i lumtë gazetarit që e vërtetoi këtë.
E dënoj me forcën më të madhe këtë model të padëgjuar në botë.
Del dhe i bën pyetje vetes për të shmangur pyetjet nga gazetarët.
Po bëj deklarata.
Dhe ka një muaj që nuk del para një gazetari.
As në parlament nuk vjen.
Edi Rama, nuk ka shpëtim.
Të them unë ty, se ju duhet ta dini, kanë ndodhur gjëra të tjera shumë të veçanta.
Laptopi i Edi Ramës dhe hardueri i Fatmir Xhafës po flasin ditë e natë.
Po, po flasin.
Akt i shëmtuar. Të shpallësh të sëmurë, po unë e përgëzoj Bledi Klosin.
Dje në emision deklaroi se ato që thotë Berisha, nuk janë të vërteta përderisa nuk ka njoftime zyrtare.
Pra, mjafton që ata të mos japin njoftime zyrtare dhe gjërat të mos jenë të vërteta.
Ai faktikisht pohoi çdo gjë që i kam thënë publikut për Agaçion.
Së dyti, e përgëzoj Damian Gjiknurin. E dëgjuat, deklaroi solemnisht në parlament, kur unë i thashë se do thirresh dëshmitar për McGonigalin, ai tha kam dëshmuar.
Ai e tha publikisht se ai e kupton se këto janë gjëra shumë serioze. Sali, unë kam dëshmuar, tha. Dhe unë i besoj atij dhe jam i bindur që Gjiknuri ka dëshmuar me vërtetësi në këtë çështje.
Pra, siç e shihni, është i rrethuar nga të gjitha anët, ndaj mos u çudisni që në monologun e tij, ta shohim që do t’i bjerë jo me grusht, por me kokë tavolinës dhe të mbetet për ndihmë të shpejtë pastaj.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Osman Stafa, News24: Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, duke deklaruar se, ‘Engjëll Agaçi është bërë mish për qofte, ndërsa luftonte për jetën’ dhe deklaron se, ju nuk keni respektuar dhe keni dëmtuar edhe familjen e tij, për shkak se ndodhet në Itali nën kujdesin e mjekëve se ka pasur disa probleme me zemrën dhe mushkërinë. A keni garanci ju z. Berisha se drejtësia, ka sekuestruar këtë laptop dhe çfarë ka brenda.
Sali Berisha: Ka një shembull. Një nga personalitet më të fuqishme të planetit, Papa Francesku ndodhet në spital dhe selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të botës, lëshon çdo ditë komunikatë.
Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.
Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, çtë shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë.
Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Por jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj nje tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit.
Atëherë, sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Martini. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën.
Tani të na thotë ai, se ka qenë sekretari i Përgjithshëm, nuk mund ta fshehë në këtë mënyrë, akt i turpshëm ndaj shqiptarëve. Është në spital, në cilin spital është, njoftoje. Për veten tënde e njofton, të nesërmen e operacionit, kurse për atë që i kanë konfiskuar laptopin e fsheh atë. Këtu lindin dyshime shumë të mëdha.
Me këtë qëndrim që mban Edi Rama, lindin dyshime madhore. Nëqoftëse ai është në spital, të botojë fotot, të botojë komunikatën, të mos thotë saktësisht diagnozën se ndoshta nuk do me ja nxjerrë…
… Bllokimi i arterieve koronare, sidoqoftë të faktojë me dokumente, nëse ai është me këtë patologji, i uroj ta kalojë dhe të bëhet përgjegjës para ligjit për të gjitha ato që ka kryer. Por është njëlloj si të besoj Edi Ramën, që thotë mora pyetje nga Eduardi që më thotë se, po ato lidhjet me Sorosin si i ke, dhe ky flet me vete, duke mashtruar shqiptarët. Eduardi ekziston vetëm në mendjen e tij, është vetë Edi Rama. Kur gënjen në çdo gjë është e vështirë të besohesh.
Osman Stafa, News24: Duke qenë se jemi vetëm 3 ditë momentit kur partitë politike duhet të regjistrojnë koalicionet në KQZ. Sipas burimeve të mia, PD ka arritur një marrëveshje me Partinë e Lirisë, duke i siguruar 4 mandate në listë të mbyllur, PR-së 1, PAA 1, PBDNJ së Vangjel Dules 1 dhe negociata janë në vijim me partinë e Shpëtim Idrizin.
Sali Berisha: Negociatat janë në vazhdim me forcat e tjera politike. Nuk kam tagër të komentoj negociata në zhvillim. Negociatat janë në vazhdim dhe kur të përfundojnë do ua njoftoj. Ne jemi të hapur për negociata me të gjitha forcat politike. Edhe partitë e reja dhe uroj që, të realizojnë atë.
Një koalicion për 11 majin është rruga e fitores përfundimtare të Shqipërisë dhe ne jemi të hapur ndaj tyre.
Bekim Bici, TopNews: Kur thoni se do të shkrini SPAK dhe qëndrimet tuaja publike ndaj strukturës së posaçme antikorrupsion. A nuk mendoni se është dekurajim për punën e kësaj strukture, se në muajt e fundit ka pasur operacione kombëtare dhe ndërkombëtare jo vetëm kundër korrupsionit, por dhe krimit të organizuar. A e dekurajoni punën e SPAK paralajmërimi juaj.
Sali Berisha: Ju siguroj që për PD-në, zbatimi i ligjit dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbeten objektiva të pandryshueshme.
Por ajo që kam thënë, Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë drejtësi politike.
Drejtësi politike që është produkt i ndërhyrjes brutale të Edi Ramës dhe Departamentit të Shtetit të mëparshëm. Duhet pranuar se diplomatë të lartë amerikanë si Gabriel Eskobar dhe Juri Kim kanë kërkuar publikisht persekutimin e Sali Berishës dhe burgosjen e tij.
Kështu që a pajtohem unë me një prokurori politike? Kurrë.
Sepse të pajtohesh me një prokurori politike do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Ajo nuk mund të ndodhë. Por, duke thënë këtë, atëherë rruga është një reformim.
Rruga e reformimit nuk mund të bëhet pa ekspertizën më të mirë të Komisionit të Venecias, komision që është ligjhartuesi më i mirë që ekziston në njohuritë e mia.
Së dyti, unë jam shprehur për reformim. Unë nuk pranoj një institucion që nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ai institucion është pa kontroll. Ky institucion me Kushtetutë duhet të ketë kontroll si çdo institucion tjetër.
Së treti, nuk mund të pranoj që ky institucion të regjistrojë telefonat e gjykatësve ku çon dosjet. Kjo nuk shkon. Unë e kuptoj që duhet të ketë institucion që duhet të regjistrojë telefonat, por ama kjo përbën një konflikt absolut interesi. Dhe u garantoj që çdo person që ka njohuritë më elementare të funksionimit të sistemit të drejtësisë, këtë e quan të papranueshme.
Do punohet me ekspertët më të mirë për të rivendosur standardet ndërkombëtare në funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Nuk ka asnjë lloj qëndrimi hakmarrës apo qëndrimi asgjësues përveç asaj që një prokurori politike nuk mund të pranohet kurrë se ajo është të pranosh diktaturën. Nëse ti arreston tre liderët e tre partive kryesore opozitare, me një fjalë, kjo merr fund.
Ta harrojë Edi Rama se mund të bashkojë vota për qëllime të tij, për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Çfarë ishin ato skena që keni parë ju? Gjyq publik me grupin parlamentar, gjysma e tyre me dosje në prokurori, kundër një procesi, në të cilin, laboratori ushqimor nuk ekziston edhe pse është paguar shumë. Nga i doli Edi Ramës kjo dhembshuri kaq e madhe? E ka hallin e vet. E ka hallin personal.
Sepse dosja McGonigal ka nisur të ecë. Jo vetëm që është ngritur në këmbë, por po ecën, është nisur drejt Shqipërisë dhe nuk ka gjë që e shpëton. Kjo është mënyrë figurative. Se nëse është ngritur në këmbë, ajo nuk ka ku të shkojë. Se McGonigal është Edi Rama.
E keni vënë re se nuk po flitet për dosjen e Nju Jorkut, flitet vetëm për dosjen shqiptare tani në Uashington. U ngrit në këmbë ajo, ajo do vijë, është nisur drejt Shqipërisë. Në Shqipëri ka dy referenca, Edi Rama dhe Damiani. Damiani thotë se unë kam bërë dëshmi. Absolutisht ka bërë, se Damianin e ka ngarkuar Edi Rama.
Ndaj në këtë aspekt, Rama është krejtësisht i pashpresë dhe e siguroj se Shqipëria shqiptare, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do e ekstradojë Edi Ramën në qoftë se gjykata e Uashingtonit e kërkon ekstradimin, ose do e ndëshkojë në Shqipëri sipas rregullave dhe ligjit.
Dosja e thotë, aty paratë nga zyra e Edi Ramës shkuan te McGonigali. Nuk ka akt më korruptiv, më të turpshëm të nivelit më të lartë. Atë nuk e fut dot në thes më.
Ua thashë, presidenti Donald Trump ia preu kokën gjarprit. Ai që e mbronte, nuk është më. Këtu nuk ka më. Qytetarët shqiptarë janë deri këtu me Edi Ramën.
Bekim Bici, TopNews: A jeni në koordinim me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili vetëm ditën e sotme, pak më herët u shpreh se, është në mbështetje të SPAK, ndërkohë nga ana tjetër ju e konsideroni se është prokurori politike.
Sali Berisha: Problemi është ky. Si do ta quash ti grupin parlamentar të PD, një grup të bashkuar në diversitet. Ju nuk keni çfarë kërkoni nga ne, ne ju themi të vërteta, kjo është. Ai ndan këtë mendim, por po kontribuon në fakt, pavarësisht nga ndërhyrjet, ai vazhdon dhe kontribuon.
Psh: Lubia i ka kohë të vështira shumë, se në fakt më zullumqare Shqipëria nuk ka patur grua në histori si ajo. Burrë nuk mund të them se, është Edi Rama.
Prandaj dhe jam detyruar ti them Lubi, nuk njeh asgjë, plaçkit këtu, plaçkit e aty. Nuk mund ta imagjinoni ju, çdo drejtor. Tendera, ka patur mbi 12 miliardë tenderime dhe nuk len asgjë. Më thoni ju mua, 12 miliardë ku janë, absolutisht nuk ka asgjë tjetër veç tunelit të Llogarasë që akoma nuk është hapur në dy kalimet.
Të tjerat, bypassi i Fierit është i tëri me paratë tona, me paratë e mëparshme, i Vlorës është i tëri me para të përparshme. Ku janë, ku shkuan ato. 12 miliardë.
E dini ju që ka 15 vite rruga Qukës-Qafë Plloçë. Dëgjoni të flitet për të. Nuk ka përfunduar akoma rruga Korçë-Kolonjë. Pra, ku janë, ku shkuan. Shqiptarët duhet të pyesin ku shkuan.
Pesë herë e kanë inauguruar tunelin e Murrizit, do përfundojë këtë vit e këtë muaj, tani thonë me 14 mars dhe shoh unë ja kishin mbyllur derën një shtëpie.
Kjo është njeriu më i papërmbajtur dhe tani gjykoj se të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës e ka pasur këtë agjentin kryesor, se aty ka qenë, seç ka qenë shef kabineti, ka patur një funksion shumë të rëndësishëm aty.
Doli kjo tani. Prandaj ai denoncim që ka bërë sot Bardhi me 11.3 kilogramë dokumente, është guri i të mbyturi në qafë.
Po guri i të mbyturit në qafë është ajo dosje, me 11 kilogramë dokumente.
Enkel Xhangolli, KlanNews: Disa muaj më parë keni deklaruar në këtë sallë, se protestat dhe mosbindja civile do të vijojnë nga PD qoftë edhe një ditë para zgjedhjeve. Por kemi kohë që nuk e dëgjojmë më një thirrje për mosbindje civile. A e njihni ju këtë një lloj dështimi të mosbindjes civile për ngritjen e një qeverie teknike.
Sali Berisha: Tani, çfarë kemi? Kemi një qeveri të pakallur sot dhe këtë nuk e mohon njeri.
Një qeveri e pakallur, një qeveri e damkosur, ku Edi Rama më së paku cilësohet si kukulla e Xhorxh Sorosit. Mirëpo Xhorxh Sorosit është armiku numër 1 i qeverisë së presidentit Trump dhe SHBA-së.
Në këtë kontekst, ato që kryetari i komitetit kombëtar të Partisë Republikane, Chris LaCivita, Edi Rama 10 herë më mirë të mos ishte në atë post, se sa të jetë në atë post.
Ta them unë. Ndaj dhe duhet t’i marrim me relativitete gjërat. Aty ai është një kufomë e pakallur politike.
E vini re ju, i shkallmuar, i shfazuar, gënjeshtar në çdo gjë. Natyrisht në çdo fjalë. Kaq thotë ishin në vitin 2013, kaq janë sot, këput statistika. Po e shihja, thoshte zona të furnizuara 24 orë me ujë ishin 4, u bënë 94, por një emër si Agaçi, një emër nuk citonte në to, vetëm shifra.
Mendonte se shqiptarët po gënjehen, në një kohë kur furnizimi me ujë i shqiptarëve sot është më problematik se kurrë ndonjëherë.
Ndërkohë ai dilte pa cituar asnjë prej tyre. Nuk guxon të citojë se i thonë banorët nuk kemi ujë.
Pra, një gënjeshtar kongjenital, i cili i ka përfunduar çdo lloj energjie dhe kavërdiset me mashtrimet e tij dhe më fushatën negative. Fushata negative është një fushatë, meqë nuk ka asgjë që t’u servirë shqiptarëve, thotë të sulmoj kundërshtarin në mënyrë që ta dëmtoj atë.
Ai e di që kjo ka marrë fund. Se me fushatë negative ai ka humbur çdo fushatë kundër meje dhe e ka të sigurt këtë herë, do e humbasë 100 përqind.