REPLIKË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, akuzoi mazhorancën gjatë seancës plenare për manipulim dhe mashtrim publik lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ai deklaroi se opozita e ka çuar çështjen deri në fazën e votimit, por ishte mazhoranca ajo që e shtyu në momentin e fundit, duke kërkuar shtyrjen për një datë tjetër.
Berisha tha se mazhoranca mashtron jo vetëm brenda Kuvendit, por edhe publikun, dhe paralajmëroi se manipulimi i opinionit publik është një vepër serioze. Ai kërkoi që procesi të përmbyllet me ndershmëri dhe të votohet kandidatura e propozuar nga opozita.
REPLIKA E PLOTË
Tani, këtu keni vetinë të mashtroni, të trilloni çdo gjë, siç u vjen.
Por këtu në këtë sallë, ne çështjen e Avokatit të Popullit e kemi sjellë gjer në votim dhe jeni ju që në momentin e fundit e shtytë.
Jeni ju që kërkuat.
Nuk është e vërtetë. U bë një proces, kaloi një proces dhe erdhi gjer në sallë dhe ju kërkuat që të shtyhet për një kohë të dytë.
Ju mashtroni njëri-tjetrin, por mos mashtroni publikun se mashtrimi publik përbën vepër të rëndë.