Ylli Asllani: Reforma territoriale e vitit 2014 e dështuar dhe me pasoja politike për pushtetin lokal

Gjatë tryezës së organizuar nga PD për reformën administrativo-territoriale, sekretari për Çështjet Vendore Ylli Asllani, deklaroi se reforma e vitit 2014 ka sjellë pakënaqësi të gjerë te qytetarët, të cilët sipas tij ndihen të përjashtuar dhe të padëgjuar.

Ai theksoi se një anketë e zhvilluar së fundmi me qytetarë dhe ekspertë të pushtetit lokal konfirmon këtë perceptim negativ, duke e cilësuar reformën si të dështuar në ndikimin e saj të drejtpërdrejtë.

Asllani u shpreh se ndarja e re territoriale nga 383 njësi në 61 bashki ka pasur prapavijë politike, me qëllim dobësimin e njësive të fituara nga opozita dhe rritjen e influencës së mazhorancës.

Fjala e mbajtur nga Ylli Asllani:

Është kënaqësi të marrësh pjesë në një dëgjesë si kjo për pushtetin lokal, aq më tepër që i përkas kësaj fushe. Doja të thoja që në fillim që ky takim është paraprirë, sikurse u tha, me një anketë drejtuar të gjithë qytetarëve, të gjithë specialistëve, të gjithë studiuesve të pushtetit lokal, ku i kërkohet mendimi paraprak për esencën e politikës së pushtetit lokal.

Më vjen mirë që në fillimet e saj kjo anketë ka patur një përhapje të madhe dhe një reagim shumë të shpejtë dhe i cili, më vjen më mirë akoma, kur shikoj që ë, pjesa më e madhe, mos themi dërrmuese, konvergohet në një pikë, në një pakënaqësi të madhe për reformën e vitit 2014 dhe i i shikon qytetarët të përjashtuar, të padëgjuar dhe të braktisur. Ky është thelbi në kuptimin e e ndikimit të drejtpërdrejtë e qytetarit e reformës së vitit 2014.

Unë nuk do zgjatesha, por do të thoja që në vitin 2012, 2013, Partia Demokratike fitoi, 2012 e 11 fitoi 70% të të komunave shqiptare. Pikërisht këtu tek ky fakt, tek ky fakt merr shkas dhe formulimi djabolik në interes të një grupi të vogël politik për ta shembur ngrehinën e ngritur me shumë mund për 20 e kusur vjet të pushtetit lokal dhe jo pa qëllim nga 383 njësi vendore u kalua në 61, për arsye që komunat të cilat ishin fituar nga Partia Demokratike, t’i bashkëngjiteshin dhe të ezauroheshin brenda bashkive të cilat krijonin ë një influencë socialiste.

Pikërisht, e thashë këtë sepse duke, duke ditur arsyen politike të cilën ky grup politik në fuqi, neve, neve mund të ngrëmë të ardhmen e mendimeve tona, e pikëpamjeve tona për pushtetin lokal. Kështu që, në këtë drejtim, ne, siç thonë, jemi syçelët, edhe ndaj performancës së gjasme të, siç thonë, në një kuptim teknik të komisionit të Reformës së Partisë Socialiste, i cili me teknikat edhe me e reja edhe me manipulime, mundohet që këtë të vërtetë, këtë të vërtetë ta fshehë pas shifrave, pas argumenteve të tjera.

Domethënë, ideja është që ata e shikojnë zhvillimin politik të vendit, në njësitë vendore, si një mundësi për të fituar zgjedhjet, zgjedhjet qendrore. Kështu që kjo ideja e tyre për t’i zvogëluar akoma më shumë, do që edhe këto pak komunitete, bashki që kemi neve, t’i marri dhe t’i vendosi nën sqetull.

Kjo formulë e vitit 2014 thuhet gjithandej që është formula e konfiskimit të pushtetit lokal, e zhveshjes nga funksionet, e zhveshjes nga përgjegjësitë, nga mandatet, e financuar e të tjera me radhë, që u thanë shumë mirë nga profesor doktor Sali Berisha. Por ajo që ne do të donim të shqetësoheshim më shumë ishte fakti se si mundet që në vitin 2026 neve të bëhemi dëshmitarë të një eksperimenti kaq të, kaq të dështuar por edhe kaq diabolik për kombin shqiptar.

E preku një çikë doktori. Kjo ne duhet të na shqetësojë jo vetëm si pjesë e një politike lokale, por e çdo qytetari. Unë fola për anketën që u bë për në lidhje me qytetarët, por grupi i ekspertëve që është ngritur pranë Partisë Demokratike i ka edhe, i ka edhe një sy nga faktori ndërkombëtar. Nuk është se këto janë, nuk janë shqetësime që kanë ngelur pa jehonë ndërkombëtare.

Këto po shqetësojnë të gjithë Komisionin Evropian, po shqetësojnë të gjithë edhe Kombet e e Bashkuara dhe programet e tyre të zhvillimit. Dhe unë vetëm do të doja që shkurtimisht që të mos marr kohë sepse, do të thoja që vetëm Komisioni Evropian parashikon në raportet e progresit për Shqipërinë që këtu decentralizimi fiskal vete poshtë e më poshtë. Këtu kapacitetet administrative të bashkive mbeten të pabarabarta. Nuk ka zhvillim të balancuar.

Kërkohet, këtu mungon dhe kërkohet me ngulm rritja e transparencës dhe llogaridhënies lokale. Fondet venë në xhepat e korrupsionit. Nuk është e shoqëruar kjo reformë, sikurse thashë, me decentralizim të mjaftueshëm funksional edhe financiar. Po të marrim Këshillin e Evropës, Kongresin e Autoriteteve Lokale.

Këta thonë që është ngritur disa herë që Shqipëria po është futur në një centralizëm të vendimmarrjes për pushtetin lokal. Domethënë, bashkitë po ju uzurpohen të gjitha dhe sikurse u përmend, të gjitha po kalojnë në një dorë. Po shkrihen të gjitha funksionet, në shërbimet publike, ujësjellësa, kanalizimeve etj.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale