I nderuar lideri historik, themelues i Partisë Demokratike, dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha!
Të nderuar themelues të kësaj partie dhe pluralizmit në Shqipëri!
Të nderuar deputetë!
Të nderuar anëtarë të Kryesisë dhe keshillit kombëtar të PD dhe FRPD!
I nderuar Zoti Meta, Kryetar i Partisë së Lirisë.
E dashur Rudina, vajza e heroit te demokracisë, të ndjerit Azem Hajdari!
Të dashur demokratë, kudo që ndodheni!
Sot, festojme 32 vite të themelimit së shpresës!
Themelim që nisi nga të rinjtë, ata studentë guximtarë të Dhjetor 1990, që ishin gati të vetësakrifikoheshin për ta bërë Shqipërinë si Gjithë Europa! 32 vjet, ku PD ka udhëtuar nëpër rrugë të vështira, sfida të medha, bashkim, fitore, humbje dhe ringritje!
32 vjet ku kemi triumfuar kur kemi punuar, por edhe kemi rrezikuar zhdukjen kur kemi pranuar mediokritetin!
Mediokritet që rrezikoj përveç likuidimit te forcës sonë politike, edhe shfarosjen e demokracisë në atdheun tonë, shpopullimin e Shqipërisë dhe vdekjen e ëndrrës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!
1 vit më parë vendosëm të zgjohemi, të shkundim themelet dhe të rithemelonim përsëri këtë forcë!
Rithemelim, që po shëron katastrofën e shitjes së kauzave dhe opozitës!
Rithemelim, që nuk do toleroi asnjë mercenar të infiltruar apo të deklaruar!
Sepse siç ka thënë i ndjeri Sokol Olldashi, Opozita është frymë dhe frymëzim, jo llogari dhe negociata me të keqen!
Të rinjtë sot, kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, dhe jo rrugëve të mërgimit!
Barra i bie kësaj force!
Ia ka borxh rinisë, sepse rinia e lindi, e rithemeloi dhe do e mbrojë gjithmonë,
deri sa ta bëjmë Shqiperine me të vërtetë si gjithë Europa!
Europën do e sjellim tek Rinia Shqiptare dhe jo Rininë tek Europa!
Si do e bëjmë?
Do frymëzojmë çdo të ri që do të eksportojë!
Do rikthejmë çdo të ri të talentuar për të kolonizuar ekonominë globale nga këtu!
Do mbështesim me shtëpinë e parë çdo të ri që do ndërtojë familje këtu!
Do falenderojmë këdo që do zgjedhi këtë vend, sepse janë thesari jonë më i madh!
Zoti e bekoftë PD!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Ju faleminderit!