Xhaçka e urdhëruar nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren, i gjen rol protagonisti Berishës në gjellën e një dashurie të ftohur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Ndrikull Olta e investimeve strategjike në punët e brendshme dhe Miss Xhaçka e punëve të jashtme janë bërë bashkë dje në një konferencë për shtyp, që në formulim i ngjante Bukrës së Portokallisë.

E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online që i bëri Ministrja e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash të qeverisë më të korruptuar të Europës, Xhaçka luajti budallain që mendonte të bënte budalla median dhe publikun.

Ajo herë thoshte se ashtu e do puna, herë se nuk është puna ashtu, apo se nuk është puna aty.

Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazës së dashur të Rilindjes: fajin e ka Saliu.

Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e bëri nga frika se mos kryetari i opozitës e bënte para shefit të saj.

Pra, ishte përpjekje për ta shpëtuar nga turpërimi dhe është më mirë kur të turpëron i joti.

E urdhëruar nga Rama për të diskredituar dhe kërcënuar ambasadoren, ministrja strategjike i gjen një rol protagonisti Berishës në gjellën e një dashurie të ftohur në të cilën kryetari i PD të vetmin protagonizëm ka denoncimin që herët të saj, si nje akt kundër interesit publik.

Rënia nga sevdaja e Ramës me Kim dhe Kimit me shpuren e Ramës, nuk është problem i Berishës dhe opozitës, por vetëm parashikim i tyre.

Ashtu si denoncimi i kahershëm për avione droge që socialistet i quanin mushkonja dhe ambasadorët i jipnin fletë lavdërimi qeverisë për sukseset në luften kundër drogës, edhe evidentimi dhe denoncimi i korrupsionit  të natyrave të ndryshme mes qeverise dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismën e vet në kohë. Në veçanti denoncimi i përdorimit me sukses të këtij korrupsioni për të mashtruar qeverinë e saj dhe ndëshkuar luftën kundër korrupsioni në Shqipëri dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar të kontinentit.

Në këto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres së jashtme që ishte fundi i kronikës së një dashurie të paralajmëruar.

Në gjuhën e Ambasadores

GONE WRONG!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale