Vrasje, dhunë në burgje dhe eksploziv në një ditë, Balliu: Në Shqipëri mungon shteti, Rama pas 13 vitesh nuk ofron dot siguri për shqiptarët

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Dje Shqipëria u zgjua dhe fjeti përsëri me lajme seriale te krimit.

Vrasja e nje 20 vjecari në mes të qytetit të Korçës, përleshje me plagosje në burgun e Fierit dhe shpërthim me eksploziv në Durrës. Tri ngjarje të rënda, në të njëjtën ditë, që tregojnë një realitet të frikshëm: siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe shnderruar ne pasiguri kronike!

Qytetarët nuk janë më të sigurt as në rrugë, as në qytet, as ne institucionet e sigurise se larte pas hekurave të burgut, ndërsa krimi vepron me një guxim që nuk do ta kishte nëse shteti do të ishte realisht në këmbë.

Kjo nuk është më çështje statistikash, por çështje e jetës së shqiptarëve.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama ka dështuar në detyrën themelore të një qeverie: garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht kapjen e shtetit nga krimi dhe lidhjet e rënda mes botës së krimit dhe pushtetit. Sot pasojat i shohim çdo ditë në rrugët e Shqipërisë.

Kur krimi vret në mes të qytetit, kur ka dhunë brenda burgjeve dhe kur eksplozivët shpërthejnë në qytetet tona, problemi nuk është vetëm krimineli. Problemi është një shtet që nuk e parandalon, nuk e godet dhe nuk e ndëshkon krimin.

Edi Rama mund të vazhdojë të flasë për Shqipërinë turistike, për propagandën dhe për sukseset imagjinare. Por shqiptarët e dinë realitetin: sot në Shqipëri nuk mungojnë kamerat dhe propaganda; mungon shteti.

Rendi publik nuk mund të jetë peng i interesave politike dhe i lidhjeve me krimin.

Shqipëria ka nevojë për një shtet që lufton krimin, jo për një pushtet që bashkëjeton me të.

Dhe për këtë përgjegjësia politike është e qartë: Edi Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar të garantojnë sigurinë e shqiptarëve.

Ata mijra qytetare qe protestojne, prej 70 ditesh, kane dale nder te tjera, edhe per rendin dhe sigurine e munguar. Thirrja e tyre kryesore, ‘Rama, jepe doreheqjen’ jehon me e vertete edhe pas kronikes se te shtunes te mbuluar me gjak!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale