FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur për gjendjen e renduar të sigurisë dhe rendit publik në vend. Ai ka përmenduar rastin kriminal të vrasjes së babai të dy fëmijëve të në Pogradec nga një eksponent i lidhur me rilindjen. Kryetari i Partisë Demokratik i shprehu ngushëllime dhe solidaritetin e tij familjes Proga që humbën të dashurin e tyre nga dhuna e një banditi.
Ndërkaq, duke folur për situatën e zjarreve në vend, kryedemokrati Sali Berisha tha se, kjo situatë është për shkak të mungesës së kapaciteteve të shtetit për fikjen e tyre. Berisha theksoi se Rilindja lejon djegien e vendit për të liruar toka për mbjelljen e kanabist për zgjedhjet dhe se korrupsioni e përdorimi i avionëve taksit të kryeministrit ka lënë vendin pa kapacitete në përballimin e situatës se zjarrëve.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjithashtu se beteja e demokratëve është betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe eteja e demokratëve është betejë për rikthimin e demokracisë.
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka rikthyer në vëmendje dy satelitët e blera nga qeveria shqiptare me një vlerë prej 6 milionë euro, të cilën e ka cilësuar si aferën e radhës së Ramës. Sipas Berishës, satelitët nuk ishin asgjë tjetër, veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës, për të mbrojtur me çdo kusht qëndrimin e tij në pushtet.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, një mirënjohje të pakufishme ndaj oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave dhe fjalës së lirë, që frymëzonin çdo natë çdo shqiptar.
Ju jepni zemër, guxim dhe dëshmoni se qëndresa, guximi janë rruga e vetme drejt fitores mbi këtë regjim që sundon i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Të dashur miq, në emër tuaj unë duhet t’i shpreh solidaritetin tonë njerëzor familjes Proga, e cila pasi humbi nga dorë vrastare e mafies njeriun e vet më të çmuar, babanë e dy fëmijëve, pa sot togat e zeza të vërsuleshin mbi të, ta ekzekutonin për së dyti, të lironin në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre.
Miqtë e mi, ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi.
Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz.
Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë!
Miqtë e mi, ky është një shembull i fundit i shtetit të krimit që sundon në këtë vend.
Kjo ishte një verë e nxehtë, ndër më të nxehtat, dhe kjo verë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim u shoqërua me zjarre të furishme.
Por në tërësi, zjarre edhe të qëllimshme nga Rilindja për të hapur fushat e kanabisit në vitin paraelektoral.
Megjithatë duhet thënë se këto zjarre e gjetën Shqipërinë më duarlidhur, më të papërgatitur se kurrë sepse shpenzimet nga 2013-a gjer sot për mjetet kundër zjarrit janë pothuajse ekzistente.
Edi Rama nuk ka ndërmend si qeveri të mendojë për të mbështetur qytetarët.
Vetëm me 21 milionë euro në dy vjet udhëtime me avion taksi personal, mund të ishin blerë për këtë vend 80 gjer në 100 zjarrfikëse.
Me 21 milionë euro të shpenzuara për udhëtime dhe vakanca dhe për transporte të gjërave më të dyshimta nga Edi Rama, mund të ishte rritur disa herë shkalla e përgatitje së vendit për të përballuar zjarret.
Mund të ishin abonuar për tetë vite avionët Kanadair për të shuar zjarret në rast të shpërthimit të tyre.
Por ato të gjitha u përdorën vetëm e vetëm për interesa personale, për vakanca dhe interesa kriminale të Edi Ramës.
Miqtë e mi, me të madhe propaganda e tij informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë.
Pagoi 6 milionë për dy satelitë.
Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri.
Ku janë satelitët o miq? A i dëgjuat kësaj vere të flasin për ta?
Jo dhe jo! Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës, këtij banditi, këtij hajduti dhe krimineli që shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë për të mbrojtur pushtetin e tij të krimit.
Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin.
Të dashur miq, 4 milionë euro instilacioni vetëm për të kënaqur sytë e tij është shpenzimi më kriminal, më i turpshëm i një sundimtari, të cilit nuk i ka mbetur as ndjenja më e vogël e respektit. As ndjesia më e vogël e solidaritetit apo dhembshurisë për qytetarët e vendit që vuajnë kaq shumë.
Mund të numëroj një zinxhir të tërë vjedhjesh dhe abuzimesh të këtij njeriu që qëndron në pushtet mbi krimin.
Që turpëron këtë vend çdo orë, çdo ditë.
Që mashtron shqiptarët dhe që është i gatshëm t’i vërë flakën gjithçkaje për pushtetin e tij të krimit.
Të dashur miq, dy ditët e fundit kanë qenë ditë ferri për Athinën. Zjarre të papara. E gjithë Europa ka lëshuar të ndihmojë Greqinë në situatën alarmante.
Greqia ka ndihmuar Shqipërinë në dhjetëra raste me mjete ajrore, zjarrfikës për shuarjen e zjarreve.
Këto dy ditë, më të trishtat ndoshta në historinë e vendit, Shqipëria nuk ekziston sepse Edi Rama i ka çuar marrëdhëniet në atë pikë me vendin fqinj vetëm e vetëm për interesat e tij të pastra mafioze në Himarë.
Një kryeministër ky që mendon si të zgjerojë çdo ditë e më shumë perandorinë e krimit, të vjedhjes. Si të varfërojë e mjerojë çdo ditë e më shumë shqiptarët. Si t’i detyrojë ata të largohen çdo ditë e më shumë nga ky vend.
U ndala në këto elementë, të cilat natyrisht janë elemente emergjence.
Por emergjenca në jetën e çdo kombi është e pashmangshme dhe midis gjithë kombeve të tjera, ne jemi më të papërgatiturit, sepse jemi më të vjedhurit, jemi më të mashtruarit, jemi më të gënjyerit.
Në çdo aspekt që ta analizosh, ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve.
Ju jeni shpresa e vetme e këtij vendi, e këtij kombi.
Qytetarë dhe qytetare, me një tiran që sundon në aleancë me krimin, me drogën dhe vjedhjen.
Që sundon duke konfiskuar votën e shqiptarëve, duke kontrolluar vullnetin e lirë të tyre, ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një rrugë: revolta, revolta dhe vetëm revolta.
Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, nuk ka merituar asnjë mandat.
Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, përpunoi mekanizmat e shndërrimit të zgjedhjeve në farsë elektorale.
E shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë për shqiptarët.
Edi Rama është i aftë ta bëjë edhe 100 herë të tjera këtë nëse ne do e lejojmë.
Por ne jemi sot më të vendosur se kurrë të përballemi me Edi Ramën në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me të gjitha format e mosbindjes civile.
Beteja jonë është betejë për shpëtimin e Shqipërisë.
Beteja jonë është betejë për rikthimin e demokracisë.
Për rikthimin e votës së lirë.
Për fitoren e opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!