Vokshi: SPAK të fillojë menjëherë një hetim të thelluar dhe profesional ndaj Erion Veliajt për fasifikimin dhe mashtrimin e dokumenteve të tenderave. Këlliçi e ka kapur në shkelje të rëndë për punimet në rrugën ‘John Belushi’

Ashtu edhe sikurse edhe premtuam, jemi sot bashkë me kolegun Strazimiri, edhe me avokatin për PD, për të depozituar pranë prokurorisë speciale, pra SPAK, kallëzimin penal për Erion Velinë në lidhje me shkeljet e rënda për fillimin e punimeve në rrugën ‘John Belushi’. Por në fakt e vonuam një dit këtë kallëzim për faktin, se në tentativë për të mbuluar shkeljet me me fillimin e punimeve para afatit, ErionVeliaj dje konsumoi edhe dy vepra të tjera penale: atë të mashtrimit dhe të falsifikimit.


Siç e shkoni PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund denoncimeve, edhe duke i zyrtarizuar ato. Kush ka vjedhur, duhet të ndëshkohet. Të gjithë duhet të jemi të barabartë përpara ligjit.
Ka qenë kandidati i opozitës, Belind Këlliçi i cili e ka kapur në shkelje të rëndë, në flagrancë Erion Veliajn, i cili ka nisur punimet në rrugën ‘John Belushi’. E ka kapur në tentativë, në vjedhjen e 471 milionë lekëve të cilat do t’i kalonin fiktivisht më pas një kompanie, ku më tej do t’i përdorte për fushatë elektorale, për blerje votash. Në tentativë për të mbuluar këtë vjedhje, Erion Veliaj përsëri dje mashtroi, dhe falsifikoi dokumetat e këtij tenderi.


Kjo është arsyeja që ne jemi sot këtu, duke i kërkuar SPAK-ut që të rregjistrojë këtë kallëzim penal dhe të nisë menjëherë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe për veprat e mëposhtme: që janë shpërdorimi i detyrës, neni 248 i kodit penal, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankandeve publike, parashikuar në nenin 258, korrupsion aktiv në zgjedhje, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore, falsifikimi i dokumenteve dhe mashtrim.


Ajo që i kërkojmë ne SPAK-ut është që të tregojë që është në lartësinë e detyrës, dhe të besimit që i ka dhënë publiku, ashtu edhe opozita. Ne i kërkojmë SPAK-ut që të fillojë urgjentisht, duke kërkuar edhe sekuestron e të gjithë dokumentacionit të tenderit, dhe të fillojë menjëherë një hetim të thelluar dhe profesional. Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale