FJALA E DEPUTETES DHE KRYETARES SË LDG TË PD NË KUVEND, ALBANA VOKSHI
Albana Vokshi: Ortaku i tij McGonigal është në burg në Amerikë. Edhe Edi Rama, atje e ka vendin. Mos u lodhni kot! Ju ftoj të distancoheni deputetë të ndershëm, nëse ka mbetur ndonjë socialisit. Distancohuni nga Edi Rama.
Ejani të ngrejmë sot Komisionin Hetimor!
Dhe komisioni pastaj të dalë me sugjerime, me rekomandime e kështu me radhë.
24 deputetë keni përjashtuar znj.Nikolla. Nuk ka turp më të madh. 24 deputetë që do të shtohet numri sot, jam e sigurt. 24 deputetë që përfaqësojnë më shumë se 250 mijë minimumi, e shumë më tepër qytetarë, të cilët pengohen nga punonjësit e gardës me urdhrin tuaj.
Pra, sot ky parlament ka rënë. Ky nuk i përket më popullit. Nuk mbron më interesat e populit, jo. Mbron vetëm interesat e një njeriu, vetëm interesat e Edi Ramës.
Ankohet Edi Rama se flet opozita anglisht, por pohoi për fatin e tij të keq, ka folur akuza amerikane, ka folur në anglisht. 14 herë përmendet emri i kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama në aktakuzën e drejtësisë amerikane. 250 mijë dollarë më e pakta për ish-zyrtarin e FBI.
Zonja kryetare e di që prekeni kur ju preket Edi Rama. Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, korrupton një ish-drejtues të FBI