Vokshi nga Kuvendi: Të lirohet menjëherë nëna lehonë, Diana Bahçja!

FJALA E DEPUTETES SË PD, ALBANA VOKSHI NË FOLTOREN E KUVENDIT

Të lirohet menjëherë Diana Bahçja!!

Ky duhet të ishte sot mesazhi që duhet të na kishte bërë bashkë, të gjitha zonjave deputete nga të gjitha krahët e politikës, bashkë edhe me zonjatministre. 

Nuk mund të flasësh për standarte në rrugën e integrimit European kur në shkelje të ligjit, kushtetutës, në shkelje të çdo të drejtë, një nënë lehonë mbahet në burg për një gjobë, për të cilën ajo as nuk ishte në dijeni!!

Kisha shumë shpresë që sot të dilnim me një kërkesë të përbashkë, të gjitha gratë, pa dallim partie, t’i drejtoheshim presisentit, madje të ishim bashkuar nëse duhej për të paguar edhe gjobë e Dianës. 

Nga informacionet që unë kam marrë, nga Bashkia Shkodër, nga zonja anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas Shkodër, të cilët kanë kontaktuar familjen dhe po mundohen që të sigurojnë disa ndihma, situata në familjen e Dianës është e mjeruar. Një familje që jeton në varfëri të tejskajshme. 

Diana u burgos më furgonë, me pranga, me policë të armatosur sikur të ishte kriminele, e jo një lehonë me një fëmijë vetëm 7 ditësh, për një gjobë për të cilën as nuk ishte vënë në dijeni. Padrejtësi që i është bërë në njëgjyq që nuk kishte respektuar, sikurse thonëavokatët, të drejtat e saj. 

Por as sot nuk u bëmë bashkë!!

Thirrja jonë e përbashkët, e të gjitha zonjave deputete duhet të ishte: të lirohet menjëherë Diana Bahcja. 

Por ne as sot as sot nuk u bëmë bashkë, as sot zonjat depuetete të PS nuk dolën nga gardhi i oborrit që iu ka vënë Edi Rama.

Për ironi të fatit, Kryetarja e Kuvendit ka prezantuar disa ndyrshime ligjore në komisionet parlamentare për ligjin për dhunën në familje. As ajo nuk ka reaguar për këtë rast. Kontrollova fb vetëm pak min më parë, asgjë!! Heshtje. Heshtje nga të gjithë!! Heshtje edhe nga Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike! Është për të ardhur keq, por ju deputetetë maxhorancës nuk po përfaqësoni më interesat e grave e vajzave që dhunohen, as të grave të cilat vriten nga banda që mbrohen nga shteti. 

E kam thënë shpesh herë: dhuna fillon nga Parlamenti, nga Qeveria përcillet në të gjithë shoqërinë shqiptare ku mbizotëron dhuna. 

Kemi një kryeministër të dhunshëm, verbalisht, të dhunshëm psikologjikisht, të dhunshëm fizikisht, institucionalisht. Ai është shembulliqë marrin edhe burrat e djemtë që dhunojnë më tej në familjet e tyre. Dhuna fillon që këtu. Pra znj kryetare, të marrë mbrapsht amendamentet që ka propozuar se ato nuk zgjidhin asgjë, të ulemi e të punojmë të gjitha për një për ligj që të mbrojë gratë e vajzat nga dhuna në familje, me ndryshime reale e konkrete.

Është një rast flagrant ky i Diana Bahçes, i një shteti ligjor që nuk funksionon!

Nuk mund të vihet drejtësi mbi bazën e një padrejtësie më të madhe kriminale që i është bërë Diana Bahces.

Është një rast që të gjithë e pranojnë që është bërë një padrejtësi, por përsëri Diana është edhe sot në burg. 

Kërkoj të gjenden modalitetet që Diana Bahçja të shkojë pranë fëmijës sëtij, për të cilin kujdeset kushurira e vogën vetëm 11 vjeç. E cila ka braktisur shkollën. Një tjetër dramë. 

Gjyshërit janë të sëmurë, jetojnë 6 vetë në një hapësirë prej 30 metra katrorë, njëri prej tyre invalid. Qeveria as nuk është interesuar për fatin e tyre. Foshnja nuk ka as rroba për t’u ndërruar e as batanije për t’u mbuluar. 

3 gra u vranë pak ditë më parë njëra prej tyre shtatzënë, fakt që askush nuke përmend. Nuk janë humbur tre jetë, por katër!! Tre gra janë plagosur!! Nga persona që dalin nga burgu edhe pse dihet që kanë vrarë, kanë përdhunuar edhe pse e kanë paralajmëruar vrasjen dalin rrugëve lirshëm me kallashnikov e bëjnë vrasje në seri. 

Vetëm 2 ditë më parë një grua 60 vjeçe mbeti e vrarë në Don Bosko, e cila punonte me orë të zgjatura për të mbajtur mbesën e saj. Gjendur për fat të keq në një luftë mes bandash, që për cudi edhe pse në arrest me burg, kishin marrë arratinë…

• 135 gra të vrara në vitet e qeverisjes së Edi Ramës, shumica me urdhër mbrojtje, edhe gjykatëse mes tyre. 

• Mbi 1400 urdhëra mbrojtje më shumë…por që nuk i mbrojnë gratë nga dhuna.

135 gra të vrara nga dhuna në familje që nga 2014, e ky numër sot që flasim, me vrasjet e fundit është shumë më i madh. 

Të nderuar qytetarë, 

Çdo ditë qeverisje e Edi Ramës, është shumë vite më larg Bashkimit Europian. 

Dëshmia më e qartë është largimi i qytetarëve. 1milionë shqiptarë të larguar në vitet e qeverisjes së Edi Ramës mbi 80% nën moshën 35 vjeç. Ikën rinia. 

Ikin, sepse nuk besojnë që Shqipëria është pranë e do bëhet një ditë si Europë.

Ikin sepse nuk kanë siguri jete (shihni si vriten njerëzit…e bandat bëjnë ligjin, je duke punuar apo duke pirë kafe, e mund të humbësh jetën). 

Ikin sepse nuk kanë siguri arsimimi cilësor e të barabartë

Ikin sepse nuk kanë siguri shërbimi shëndetësor

Ikin sepse nuk kanë mundësi punësimi

Ikin sepse ne Shqipëri nuk ka liri të votës, e qytetarët nuk shprehin dot të lirë vullnetin për të zgjedhur qeveritarët e tyre. 

Ikin sepse në shipëri ligjet bëhen për disa oligarkë më lidhje të ngushta me Kryeministrin.

Ikin sepse nuk funksionon konkurrenca e lirë.

Ikin sepse tënderat paracaktohen dhe korrupsioni e klientelizmi përcaktonkush përfiton paratë publike. 

Sot po flasim sot për një projektligj të cilin i gjithë grupi parlamentar i PD do ta votojë Pro. Po ku jemi me plotësimin e kritereve të caktuara?

Mund t’i referoheni Isabel Santos, është politikane e majtë, por lexoni raportin e saj për Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, për të kuptuar sa larg jemi në rrugën e integrimit, nuk është plotësuar pothuajse asnjë kriter i vendosur për qeverinë.

I referohemi Nenit 2, 3, 4 të cilët flasin për nevojën për transparencë, për përgjegjshmërinë e gjithëpërfshirjen në procesin e anëtarësimit. Përpërfshirjen e dimensionit parlamentar. 

Po ku kemi dimension parlamentar gjithëpërfshirës kur Kryetarja e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të disa neneve të rregullores thotë: nuk do të bëhet seancë, duke i mohuar çdo deputeti që të përfaqësojë zonën e tij elektorale, hallet e problemet e qytetarëve. 

Po si mund të flitet për dimension parlamentar gjithëpërfshirës, kur me forcën e kartonit mazhoranca rrëzon kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, kur nuk e kanë as tagër, por e kanë detyrim kushtetues. 

Shkelen me të dyja këmbët ligjet, shkelet kushtetuta, shkelet rregullorja, pra jemi shumë larg standarteve europiane

Çdo dimë me Edi Ramën ne Qeverisje, shumë vite më larg Europës. 

Po i referohem pikës 9 të raportit të Isabel Santos:

9. Shpreh shqetësimin për aspektet e projektligjit për amnisti fiskale dhe shtetësinë e propozuar nga skema e investimeve  janë papajtueshme me normat e BE- dhe politikën e saj  vizave;

10. Bën thirrje për veprime  vazhdueshme për  reduktuarkërkesat e pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë, duke trajtuarrrjetet kriminale  trafikimit dhe duke rritur bashkëpunimin me agjencitë e drejtësisë;

Pika 11 trajton problemin e Portit te Durrësit:

11. Thekson detyrimin e autoriteteve për të garantuar transparencë dhe konkurrencë në prokurimet publike, kontratat qeveritare, procesin e privatizimit, ndihmën shtetërore dhe procedurat e koncesionit; nënvizon nevojën për të forcuar masat mbrojtëse, transparencën dhe kushtëziminsipas një procesi të shqyrtimit strategjik të investimeve të huaja dhe ndjekjen penale rasteve të mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimii parave, duke luftuar njëkohësisht evazioni fiskal dhe anashkalimin e sanksioneve;

Pika 14 shpreh shqetësimin e madh për shantazhimin, kërcënimin mungesën e sigurisë së gazetarëve. 

Po ashtu edhe pika 15 kërkon pavarësinë e transpetuesit publik (RTSH) apo autoritetit të mediave.

Çdo ditë me Edi Ramën ne Qeverisje, shqiptarët janë vite larg integrimitnë Europë. 

Po ne do të jemi këtu, nuk do të ndalemi, do bëhemi bashkë me qytetarët, sepse #BashkëFitojmë!!

Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa çdo i ri, cdo grua, cdo burrë të jetojë krenar në atdheun tonë të përbashkët.

Do jemi në këmbë, do jemi bashkë, sepse #bashkëfitojmë!!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale