Vokshi: KLSH në 3 koncensionet që prekin sterilizimin dhe laboratorët, në total mbi 300 mln euro, ka gjetur shkelje për secilin prej tyre.

Mirëmbrëma!

Fillojmë mbledhjen e Departamentit të Shëndetësisë së PD. Në fakt kjo mbledhje, si e parë e riorganizimit të departamentit është lënë nga fundi i procedurës që kemi nisur me vendim të kryesisë, për organizimin e departamenteve në PD. Kryesia ka miratuar 26 departamente, ndër të cilët është edhe departamenti i shëndetësisë.

Jo se është më pak i parëndësishmi, por është ndër departamentet më të rëndësishëm të PD-së, por edhe falë punës tuaj, edhe të punës së Tritan Shehut si drejtues i departamentit edhe gjatë viteve të fundit, ky ka qenë ndër të vetmit departamente që ka qenë shumë aktiv.

Dua të kujtoj edhe kohën e pandemisë Covid, ku një pjesë e mirë e juaja keni ngritur në mënyrë të përditshme problematikat e menaxhimit dhe keq menaxhimit në disa raste të pandemisë Covid, por edhe post Covid. Ndaj është lënë edhe pak më vonë, sepse ka qenë i organizuar, por që sot nga fundi i mbledhjes do të doja të sqaroja edhe procedurat e riorganizimit të këtij departamenti, sepse ashtu si në çdo hallkë tjetër të strukturave të PD-së edhe në departamente me vendim të kryesisë është vendosur që do të jetë vota, institucioni që do të përcaktojë dhe drejtuesit e ardhshëm.

Duke ju falënderuar për të gjithë punën tuaj, jo vetëm si pjesë e departamentit, por edhe punën që bëni në përditshmërinë tuaj, duke respektuar betimin e Hipokratit, duke shërbyer në kushte shumë të vështira, shpreh mirënjohjen për gjithësecilin prej jush që jeni këtu, apo që nuk kanë mundur, për një arsye apo tjetër të jenë këtu me ne, sot, një pjesë edhe prej presioneve, shantazheve, kërcënimeve të ushtruara ndaj tyre.

Faleminderit që jeni sot në këtë takim.

Albana Vokshi fjala pas doktorit!

Faleminderit doktor.

Raportet e fundit të KLSH-së, janë ndalur jo pak sidomos në 3 koncensionet që prekin sterilizimin dhe laboratorët, që në total shkojnë mbi 300 mln euro dhe ka gjetur shkelje për secilin prej tyre, që kanë ndikuar edhe në punën tuaj të përditshme. Ju merreni me mjetet e sterilizuara, sa paguhet secili prej tyre, apo me mungesën e analizave që i bën koncesioni i laboratorëve.

Janë bërë rekomandime, madje neve edhe në seancën e fundit të diskutimit të buxhetit të shtetit për 2023, propozuam anulimin e këtyre 3 koncensioneve, sigurisht u hodh poshtë nga mazhoranca.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale