EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme me gazetarët ka publikuar shkresën e skandalit të inceneratorëve. Berisha u shpreh gjatë konferencës se, Rama firmosi sërish vendim të personalizuar.
Berisha tha se, Edi Rama firmos me vulë dhe firmë ndryshimin e destinacionit, dhe ai nuk thirret njëherë të vetme në prokurori për t’u pyetur. Rama që bën ndryshimin e destinacionit, amnistohet edhe pse shkel në mënyrë flagrante ligjin.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama firmosi me urgjencë bonusin edhe pse u paralajmërua nga ministrat Felaj dhe Manjani. Berisha tha se, nuk mund të besohet se Lefter Koka fliste në emër të sekretares së Erion Veliajt, por ai fliste në emër të Veliajt, e sigurt se vetëm në emër të atij mund të fliste ministri.
Berisha tha se, konstaton me keqardhje shumë të thell censurën e thellë që mediat bëjnë për djegësat.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk ka asnjë dëshmitar të penduar, se e dinë që çdo i penduar i çon te Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.
FJALA E PLOTË
Unë e kuptoj që prisni që unë të flas për lidhjet e Edi Ramës me sponsorin e terrorizmit Al Alabar, por kjo do jetë objekt pasi të mblidhen informacionet e reja, i konferencave të ardhshme, sot unë jam para jush përsëri për vjedhjen e shekullit të qytetarëve shqiptarë, që është djegësi i Tiranës.
Aq sa mund të ndash blozën e zezë nga tymi, mund të ndash Erion Veliajn dhe Edi Ramën nga vjedhja e shekullit. Dosja e amnistisë së Erion Veliajt nga treshja famëzezë Kraja, Prençi, Gjoka është një krim monstruoz në historinë e drejtësisë shqiptare.
Por unë nuk jam sot këtu për të bërë pretencën ndaj këtij grupi të organizuar kriminal që përdor pushtetin për të mbrojtur autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.
Ajo çka unë dua të theksoj se në qindra e qindra të faqe të dosjes në bazë të së cilës janë lëshuar 15 urdhër arresti për djegësin e Tiranës, nuk përmendet as dhe njëherë të vetmë emri i Erion Veliajt, pa lëre më Edi Ramës, çka dëshmon në mënyrë të padiskutueshme se këto arrestime nuk kanë patur absolutisht si qëllim bërjen e drejtësisë, por qëllimi i këtyre arrestimeve ka qenë krijimi i një mburoje për Erion Veliajn, dhe vetëkuptohet për Edi Ramën për vjedhjen e shekullit.
Erion Veliaj është personi direkt që me firmë dhe me vulë ka ndryshuar në funksion të vjedhjes, plaçkitjes, pasurive publike në bashkëpunim me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane të harrtara nga koorporata ndërkombëtare financiare dhe Agjencia Japoneze e Ndihmave Xhajka.
Sipas kësaj strategjie për qytetin e Tiranës duhej të aplikohej grumbullimi, seleksionimi, riciklimi, ripërdorimi dhe së fundmi depozitimi në landfill, në mënyrë që mbetjet që mbeteshin për depozitim të ishin sa më të pakta, dhe me gjithë këtë këto dy kompani shumë serioze rekomandojnë që të zgjerohet landfilli i Tiranës, ose të krijohet një landfill tjetër rajonal.
Por Erion Veliaj në përputhje me interesat e tij dhe të Edi Ramës këtë strategji e ndryshon dhe e kalon në djegien e mbetjeve, gjë e cila vlerësohet nga Xhajka si metodë e kushtueshme dhe nuk rekomandohet për aktualitetin shqiptar.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, në rast se Erion Veliaj nuk do të ndryshonte strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane nga grumbullim, seleksionim, riciklim, ripërdorim dhe depozitim në djegie, natyrisht nuk do të ekzistonte vjedhja e shekullit, nuk do të ekzistonte problemi i djegësit të Tiranës, kjo megaaferë korruptive e përmasave 1 miliardë.
Por jo vetëm kaq, Erion Veliaj nuk është mjaftuar me ndryshimin e strategjisë së djegësve. Ai ka ndryshuar praktikën e përdorur në Elbasan dhe në Fier për prokurimin e djegësve.
Në qoftë se djegësi i Elbasanit dhe Fierit u prokuruan me fonde publike, me çelësa në dorë, Erion Veliaj vendos për Tiranën t’i jepet për trajtimin e mbetjeve me djegie, të bëhet me koncension apo partneritet publik privat për një periudhë 30-vjeçare, duke ngarkuar taksapaguesit e Qarkut të Tiranës me një peshë 1 miliardë eurosh gjobë të tmerrshme, natyrisht të përfituara nga ai dhe sipërmarrja e tij.
Veprimet, firmat e Erion Veliajt janë në themel të vjedhjes së shekullit se ai personalisht me firmën e tij në një akt mashtrimi të rëndë zyrtar mori atributet e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.
Pra, në rast se ju lexoni akuzën për mashtrim në përputhje me nenin respektiv, mashtrimi më i madh në dosjen e djegësit, është mashtrimi i Erion Veliajt, i cili shprehet në emër të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës, pra të të gjitha bashkive të tjera të Tiranës, se studimi i fizibilitetit, kërkesat e tij, pagesa është plotësisht e përballueshme nga qeveritë vendore, pagesa prej 90 milionë eurosh. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe asnjë kryetar bashkie tjetër, nuk ka tagër ligjor, të drejtë ligjore të përcaktojë një fond as 10 mijë euro pa miratimin e Këshillit Bashkiak.
Pra, rrëmbeu për pasurimin e tij, të gjitha pushtetet e bashkive të qarkut të Tiranës përfshirë Bashkinë e Tiranës, dhe kjo është me firmë.
Këtë akt, Erion Veliaj e ka kryer pasi i është refuzuar nga ministri Shkëlqim Cani, dhe pas largimit të Shkëlqim Canit, i është refuzuar pesë herë me radhë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Në fund, kur Erion Veliaj është zotuar se kjo pagesë do bëhej nga qeveria vendore, natyrisht ministri Ahmetaj, siç e interpreton ai, nuk kishte të bënte më me buxhetin e shtetit, por ishte në përputhje me ligjin, kompetencë e qeverisë vendore.
Nuk jam dakord me Ahmetajn. Ahmetaj duhej të denonconte menjëherë në prokurori, aktin penal të rëndë të Erion Veliajt. Por standarti i dyfishtë, ai vihet në ndjekje penale, sepse pasi u zotua Veliaj se do të marrë përsipër financimin, interpretoi në fakt, jo pa baza, të themi atë që është, atë si një kompetencë strikt të qeverisë vendore që nuk kishte se çfarë të bënte më me qeverisjen qendrore.
Po përsëri, ai nuk ekzonorohet nga përgjegjësia, sepse ai mbase e dinte që bashkia nuk kishte kapacitete, dhe për këtë duhet të sinjalizonte instancat gjyqësore, apo qeverinë.
Megjithatë, krahasimi në këtë rast i Veliajt me Ahmetajn është si nata me ditën për shkallën e përgjegjësisë. Erion Veliaj ka përgjegjësi të plotë, është kryesor në skandalin apo krimin e dhënies së bonusit prej 8 pikësh. Arben Ahmetaj, i cili ka patur vetëm një përfaqësues në KVO-n është akuzuar se ka ushtruar presion për votimin në favor të bonusit në KVO.
Erion Veliaj ka patur përfaqësues. Ai dhe jo vetëm ai. Mbajeni shënim. Kanë ushtruar presion të madh mbi anëtarët, mbi kokat e turkut punonjësit e bashkisë që të firmosin në KVO, ndonëse atyre iu njohu meritën se kanë deklaruar që kjo nuk mund të bëhet me financimin e bashkisë që kanë kërkuar të mblidhet t’i kalojë për kompetencë këshillit bashkiak. Por presioni ka qenë i rëndë mbi ta.
Tani meqë jemi këtu, ndaluni për një moment. Në rastin e Klubit ‘Partizani’, kryetari i bashkisë, Edi Rama firmos me vulë dhe me firmë ndryshimin e destinacionit. Dhe ai nuk thirret njëherë të vetme në Prokurori për t’u pyetur, në një kohë kur këta kanë bërë një propozim “arrestohen”.
E kuptoni apo jo?
Pra, Rama që bën ndryshimin e destinacionit amnistohet, paçka se shkel në mënyrë flagrante ligjin, kurse këta fakirët, të prdorim një shprehje popullore, të cilët propozojnë, nuk janë këta që vendosin, thjesht propozojnë, këtyre iu jepet, bëhen kurban për të shpëtuar Veliajn, dhe vetën Veliajn.
Së fundmi, lidhur me rolin direkt të Erion Veliajt në procedurën e djegësit të Tiranës, provon qartë edhe korrespondenca zyrtare midis ministrit Koka dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Siç do ju bëjmë me dije sot, Edi Rama së bashku me Engjëll Agaçin, me vendimin numër 855, datë 7 dhjetor, kanë miratuar dhënien e bonusit 8 përqind ndaj kompanisë Integrated Energy SH.P.K, e cila nuk ekzistonte dhe do krijohej 9 muaj më vonë.
Por, lidhur me këtë çështje, do sjell para jush një shkresë të dërguar ministrit Lefter Koka me datën 15 nëntor 2016 nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shprehet se: nisur nga interpretimi literal i kësaj dispozite si dhe nga analiza në tërësi e nenit 25 të ligjit 125/213 që trajton propozimet e pakërkuara, konstatojmë se në asnjë pikë të tij nuk përmendet apo autorizohet shprehimisht Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit.
E kuptoni ju pra, si u investua Edi Rama me Agaçin dhe Metanin në vjedhjen e shekullit për xhepat e tyre, për diçka që nuk ua kërkonte ligji.
Dhe këta këtu, bënë propozimin, janë brenda këta se propozuan, kurse këta që vendosën në kundërshtim me ligjin, këta vazhdojnë të mbrojtur në mënyrën më kriminale pa asnjë lloj akuze, të pa marrë në hetim.
Edhe njëherë, në 110 faqe, apo sa ka dosja e fundit, emri i Erion Veliajt ‘forbiden’, nuk përmendet asnjëherë. Nuk guxojnë të përmendin asnjëherë, ose ua kanë mbyllur gojën me qindra e mijëra euro, zyrtarëve të shitur të sistemit të drejtësisë.
Pika 7 e këtij neni, vazhdon Manjanin, përcakton se Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për vlerësimin e pranueshmërisë për mbajtjen dhe trajtimin e propozimeve të pakërkuara, pa individualizuar.
Por manjaku i individualizimeve për të mbushur xhepat e tij, Edi Rama, njëlloj si në rastin e Bolinos, që firmosi për të plaçkitur 5 mijë metër tokë të lënë për shkollë, i personalizon gjërat në mënyrë që të mos e diskutojë më kush pronësinë për sipërmarrjen. Manjani i thotë se nuk mund të miratohet me personalizim. Kjo është katastrofë, ti e merr përsipër, e bën ndërmarrjen tënde pastaj.
Mirëpo, më datën 25 nëntor, dëgjoni tani, se këtu na del Veliaj. Se do thoni ju, po ku na del Veliaj. Ja del që ç’ke me të.
Më datën 25 nëntor 2016, Lefter Koka i përgjigjet Ylli Manjanit duke i thënë në fund të shkresës se: Duke ju falënderuar për bashkëpunimin ju bëjmë me dije se mbetemi në pritje të një komunikimi sa më të shpejt nga ana juaj, duke qenë se për Bashkinë e Tiranës projekti është një prej përparësive kryesore të saj.
Tani, unë nuk besoj se Lefter Koka fliste në emër të sekretares së Erion Veliajt, por ai fliste në emër të Erion Veliajt, e sigurt se vetëm në emër të atij mund të fliste ministri.
Me datë 5 dhjetor 2016, me shkresën numër 5474/15, ministri Koka ia përcjell kërkesën për miratim pa ndryshuar asgjë, sekretarit të përgjithshëm të mafies së Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, edhe pse Ministria e Drejtësisë e kishte cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për miratimin e bonusit për kompaninë Integrated Energy.
Me urgjencë, me datën 7 dhjetor, Këshilli i Ministrave i Edi Ramës, i cili firmosi një VKM, i paralajmëruar nga zonja Ermonela Felaj se kompania nuk ekzistonte. I cili, firmosi një VKM në një kohë kur ishte informuar nga ministri Manjani se nuk mund të personalizohej bonusi për një kompani, nuk ishte tagër i Këshillit të Ministrave.
E kuptoni ju? Krim i dyfishtë.
Madje Lefteri nuk e ka firmosur vetë vendimin, shikoni dhelparakun. E ka firmosur kryeministri Edi Rama, duhej detyrimisht ta firmoste ministri, është me Kushtetutë, nuk duhej ta firmoste zëvendësministri. Nuk mungon edhe firma e Don Agaçios, dhuratëmadhi, i cili e vërteta është truri i vërtetë i plehrave.
Plehrat janë flori, kjo ishte motoja me të cilën erdhi ai në Këshillin e Ministrave.
Pra, sot unë kisha këto, në seancat tjera do ju njohim me dokumente të tjera. Dhe e mbyll me vetëm kaq, aq sa mund të fusësh një minare apo një mal në thes, mund të mbulosh hajdutët Erion Veliaj dhe Edi Rama në aferën e shekullit, në vjedhjen e shekullit të djegësit të Tiranës.
Z.Këlliçi do t’ju njohë me dokumente tjera të rëndësishme, meqënëse këtu vazhdojmë gjyqin.
PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET:
Ardit Hoxha: Doja të bëja një pyetje që shkon pak përtej këtyre deklaratave që së bashku me z. Këlliçi bëtë, duke qenë se është një datë e rëndësishme…
Sali Berisha: Unë konstatoj me keqardhje shumë të thellë, një censurë të thellë që mediat bëjnë për djegësat. Pse e tek, nuk është problemi i kësaj konference. Prandaj që të mos keqshfrytëzojnë përgjigjet e mia, se e kanë bërë zakon që japin të gjithë problemet, përveç thelbit për të cilin unë dal në konferencë për shtyp për djegësat, këtë e kanë alergji ta japin, aplikojnë censurë. Kjo është preferenca ime, por nuk do të thotë se nuk do përgjigjem.
-Unë doja të ju pyesja për datën e sotme, sepse është një datë e rëndësishme për ju, të djathtën. Kush është më i rëndësishëm për Sali Berishën, 33 vjetori i themelimit të PD, apo 2 vjetori i Rithemelimit të saj.
Sali Berisha: Data është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët liridashës, që janë për pluralizmin. Natyrisht themelimi i saj ndan epoka, atë të monizmit me pluralizmin. Themelimi i saj ka transformimet epokale të Shqipërisë, siç është anëtarësimi në NATO, anëtarësimi në Këshillin e Europës, ndërtimi i ekonomisë së tregut, TAP, projektet e mëdha në energji dhe tjerë me radhë. Rithemelemimi është një proces shpëtimtar. Për të gjitha këto ju ftoj sot të jeni në hotel Tirana, në atë ceremoni që do të organizojmë me rastin e 33 vjetorit.
Mariglen Kume, MCNTV: Z. Berisha, ju në deklaratën tuaj thatë se Veliaj ka bërë presion të Komisioneri i vlerësimit të ofertave dhe jo vetëm thatë. Kush është personi tjetër dhe çfarë faktesh keni për ta provuar presionin që është bërë. Një pyetje tjetër, një nga informacionet, një nga drejtorët e arrestuar nga SPAK sipas informacioneve është lidhje familjare me bashkëshorten e kryebashkiakut, Erion Veliaj. A e bënë edhe më të implikuar kryetarin e Bashkisë ky fakt.
Sali Berisha: Pyetje e drejtë kjo që thoni ju. Cili është problemi serioz për ne? Ne kemi dërguar vazhdimisht dokumente, dosje në SPAK dhe kemi konstatuar se ato janë arkivuar dhe nuk është bërë asnjë veprim mbi bazën e tyre, sado që kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme. Të them të vërtetën, sado që publikisht kam bërë thirrje për dëshmitarë të penduar, nuk kam asnjë siguri se këta mercenarë të ligjit dhe të drejtësisë nuk do u bëjnë gjëmën atyre që do tentojnë apo që do të dëshironin hollësisht. Por kjo të jesh e sigurt që është reale, ai ka bërë presion, ata kanë bërë presion. Por, siç e sheh ti, aty nuk ka vullnet për t’u hetuar Erion Veliaj, përkundrazi më vjen keq që e theme, se unë jam absolutisht për zbatimin e ligjit për çdo përgjegjës. Mirëpo kur shoh që një nëpunës aty, burgoset se ka firmosur, nuk them që nuk ka shkelur ligjin, jo, kurse përdoret ky mandat kundër tij. Se çfarë janë ato 15 mandate, tre janë të reja, 12 janë të vjetra, po pse u lëshuan ato? Ato u lëshuan për të mbuluar si mburojë Erion Veliajn, për të thënë ja 15, këta po punojnë. Aty mbulohet Erion Veliaj me këto. Le që këta nuk kanë kërkuar asnjë të penduar se e dinë se çdo i penduar i çon te Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani.
-Kush është personi tjetër që ka bërë presion …
Sali Berisha: Një vajzë ka qenë kurajoze dhe e ka denoncuar vetë. Të tjerë janë aty brenda. Guxojnë ata të flasin? Ata kanë marrë një akuzë, po është të tallësh me akuzën, të duash ti Taulant Tusha, ‘shpërdorim detyre’. Ajo është vënë si marrëveshje që ai të mos flasë për Erion Veliajn. Këto janë gjëra të vërteta, ajo që them unë është absolutisht e vërtetë.
Edon Kuqi, Zëri.ai: Meqë është deklaratë e fundit, i dërguari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner, ka deklaruar se do të vazhdojë të mos komunikojë me ju. A keni ndonjë plan se si të shkrimi marrëdhëniet me SHBA.
Sali Berisha: Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, i cili shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu, mua nuk më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për të cilën flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen më të plotë të problemit. Kjo është përgjigja ime. Po ajo siç e kuptova unë atë intervistë, hiq pjesën time, ajo ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë. Ju e vutë re, e ktheu termin anglo-amerikan, termin e përdorur nga ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha. Ka pasur një libër ‘Rreziku anglo-amerikan’. Pse them se e mori nga libri dhe jo nga realiteti. Sepse qeveria britanike nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë. Qeveria britanike dërgoi ekip me juristë të shkëlqyer. Erdhën, panë se çfarë ishte, kuptuan që ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan pa marrë pjesë fare në proces. Ndaj dhe them se Edi Rama e kishte atavizëm atë kontributi anglo-amerikan, ishte një silogjizëm me rrezikun anglo-amerikan, sepse anglezët nuk u angazhuan, u larguan. Bile i takova ata, erdhën në zyrën time, biseduam gjatë në atë kohë dhe në fund ata u larguan. Njerëz fisnike, e panë se nuk ishte punë reforme.
Enkel Xhangolli, KlanNews: Ju i konsideruat arrestimet e fundit nga SPAK, si arrestime të dorës së tretë. Ju e konsideroni SPAK një organizatë kriminale në shërbim të qeverisë. Nga kush prisni që të arrestohen përgjegjësit kryesorë, apo prisni një gjykim popullor në zgjedhjet e ardhshme, apo një reflektim nga ana e SPAK.
Sali Berisha: Ato që unë shpreha do ti faktojmë. Ne përsëri nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë që vepron si një organizatë që vepron si në një shoqëri parashtetërore. Ne do të ngrejmë padi penale për secilin nga këto grupe apo individë që përdorin ligjin për antiligjin dhe për të dhunuar të drejtën. Sot dhe në disa konferenca ne do të njohim publikojmë publikim me Erion Veliajn, Edi Ramën, Agaçin dhe shkeljet e tyre të rënda ligjore. Në konferenca të tjera do të ju njohim ju me fakte dhe dokumente, mbi krimin e konsumuar nga mercenarët e partisë shtet, të cilët paguhen, siç e tha vetë Edi Rama më shtrenjtë se një president i vendeve të Rajonit, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën dhe bandën e tij në qeveri, Erion Veliaj, Engjëll Agaçin, ministrat e tij, Damian Gjiknurin. Ne nuk do të tërhiqemi, do të qëndrojmë, do të paraqesim padi penale dhe secilin prej tyre dhe bëhet xhelat i të drejtës dhe shkruan Kushtetutën dhe bëhet pjesë e pucit antikushtetues të Edi Ramës. Këto nuk do të mbeten kështu. Kjo është një betejë. Ato kanë shpallë luftë me qëndrimet e tyre, ne i qëndrojmë plotësisht betejës. Ne jemi në betejë pa kthim.
Osman Stafa: Kam dy pyetje për 11 dhjetorin ku 33 vite më parë u krijua PD-ja, si shpresë për shqiptarët për të ndryshuar. Sot pas 33 vitesh, a mendoni se rruga që u krijua që krijoi PD, është ndryshuar dhe tashmë PD është kthyer në partinë e kryetarëve me apo pa vulë.
Sali Berisha: Jo, nuk është e vërtetë. Nëse ju konstatoni, pikërisht akti i parë i rithemelimit është çlirimi i PD nga parti e kryetarit. Mori fund kryetarokracia dhe u vendos në piedestal vota e anëtarëve dhe mbështetësve të saj, si kurrë ndonjëherë. Mos harro se ke partinë tjetër në pushtet që nuk voton kurrë më. Të flasësh për atë tjetrin është njësoj si të thuash fraksioni Balla. Sa ishte e përdori siç e përdori dhe sot vuajmë ato pasoja. Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet, nëse do kishte opozitë të vërtetë.
– Ju thoni se PD me rithemelimin ndryshoi, por është një fakt i pakundërshtueshëm se në këto 33 vite kryetar i PD-së është Sali Berisha. Në SHBA kanë ndërruar disa presidentë, shumë lufta kanë filluar e mbaruar, por një gjë nuk ka ndryshuar, Sali Berisha në krye të PD.
Sali Berisha: Nuk është në përgjegjësinë e Sali Berishës, ngritja apo jo në lartësinë e kohës të individëve, për të kuptuar rikthimet. Rikthimet janë një fenomen shumë i rrallë, por fenomen fatbardhë. Ato kanë prodhuar për vendet dhe kombet hope të reja pozitive. A mund të imagjinoni ju Francën. Po të lexoni historinë e qeverisjes socialiste francezë dhe luftës në Algjeri, po të mos rikthehej Sharl De Goli, që e përzunë pothuajse. Franca u bë Francë. A mund të imagjinoni ju, se do të kishit në dorë këtë mrekulli të njerëzimit nëse Stiv Jobs nuk do të rikthehej. Po të doni ju jap edhe fakte të tjera. Po edhe ajo që sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Edhe ajo është gjë e madhe shumë për kombin. Kaq.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Në deklaratën tuaj thatë se u firmos një VKM, në një kohë kur ishte informuar nga ministri Manjani, se nuk mund të personalizohen bonusi për një kompani. Tagër i kujt është dhe në këtë rast z. Rama me firmën e tij çfarë shkeljesh ka bërë, duke qenë se ju keni qenë kryeministër. A ka shpërdoruar detyrën?
Sali Berisha: Nuk kishte asnjë tagër Këshilli i Ministrave të bënte një vendim të personalizuar. E thotë në mënyrë shumë të qartë, Ylli Manjani. Këshilli i ministrave kishte tagër të përcaktonte procedurës, të cilën e kishte përcaktuar. E vërteta është se ishte përcaktuar në një vendim të vitit 2013. Këshilli i Ministrave kishte vetëm një tagër. Të zbatonte ligjin dhe vendimet që ishin përpara për këtë procedurë. Po pse duhej kjo? Kjo duhej sepse ishte aq delikuente, sa që në një përqindje shumë të lartë, po ata që e propozuan nuk do të mund ta miratonin. E propozuan, nuk e mohoj, por e propozuan me debate. Tjetra shkoi te ministri, siç e dini dhe propozimi është propozim. Atyre ju tha se do të shkojë në Këshillin e ministrave, por edhe kjo ishte një kurth për ta. E vërteta është se Edi Rama e firmosi, nuk mund ta firmoste kurrë. Mori përsipër gjithçka me firmën e tij. Këtu ai i vuri me Erion Velian i vuri kapak. Erion Veliaj, ka të tjera, do të sjellim dokumente këtu për të. Këta janë dy përgjegjësit kryesor. Lefteri është hajduti i dobishëm. E kanë përdorur në të gjitha. E mashtruan. I thanë hiq imunitetin se do të kesh lehtësira. Përpiqet Edi Rama ti shkarkojë Lefter Kokës, ato që i ka përgjegjësi direkte. Fundi i fundit, pse ja mbyll gojën Rama-Kokës, nuk jam unë përgjegjës. Është koka vetë përgjegjës, le të rrijë aty.
Mariglen Kume, MCNTV: Një nga personat është Namik Simixhiu, që është person i afërt me bashkëshorten e Veliajt. Në përgjigjen që më dhatë për këtë pyetje, a i kërkuat të bëhet i penduar i drejtësisë dhe a e implikon Veliajn më shumë ky fakt. Ka qenë ura lidhëse?
Sali Berisha: Edhe e implikon, sepse Velica është autorja e kontratës, dihet ajo. A kishte një konflikt, kishte. Velica është autorja e kontratës, studios. Studio ndahet me Agaçin. I dini ju. Për ato lidhjet, nuk i kam shumë të qarta, por do të shikoj, do të interesohem.
Faleminderit!