Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli
‘TIMAK DEFENCE’: Kur fatura vjen para procedurës dhe kontrata vjen më pas.
Një tjetër rast që kërkon përgjigje.
Përfituesi është ‘TIMAK Defence’, partneri i KAYO-s. Për pagesën përdoret si referencë edhe VKM nr. 638, datë 05.11.2025.
Kronologjia e dokumenteve është e qartë:
8 korrik 2026-’TIMAK Defence’ lëshon faturën nr. 83/2026.
22 korrik 2026-del urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës.
6 gusht 2026-lidhet kontrata nr. 3419/8.
18 gusht 2026-Thesari i paguan ‘TIMAK Defence’ 8.641.296 lekë, si parapagim për blerje automjetesh për IKMT.
Pra, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit të procedurës dhe 29 ditë përpara kontratës!

Pyetje?
Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata?
A po përdoret VKM-ja si mburojë ligjore për t’i çuar fondet publike një kompanie të lidhur me KAYO-n?
Sepse rendi normal është:
procedura→kontrata→fatura→pagesa.
Këtu dokumentet tregojnë:
fatura→procedura→kontrata→pagesa.

Kush e kishte sigurinë se kontrata do të lidhej, kur fatura ishte lëshuar ende pa dalë urdhri për procedurën?
Kjo është ajo që Ministria e Brendshme duhet t’u shpjegojë shqiptarëve.
Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat.
Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat.
Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë.
Dokumentet janë aty. Tani presim përgjigjet.


