Vangjeli: ‘Skaneri’ pasuror dhe aktivitetet ekonomike të çiftit Rama. Deklarimet e pasurisë, blerjet e tokës, kreditë dhe të ardhurat gjatë 20 viteve

FJALA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI NË KONFERENCËN PËR SHTYP

Në përgjigje të kërkesës tonë ILDKPI dërgoi deklarimet e pasurisë dorëzuar nga KM dhe personat e lidhur nga viti 2003 e vijim…

Në këto akte nuk ekzistojnë deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPI në vitin 2012 që vlejnë për të dhënat e v.2011.

Subjekti deklarues Edi Rama ka nisur deklarimin në vitin 2003.

Sa i takon pasurive të paluajtshme, vëtë KM rezulton pronar me:

EDI RAMA

  •  (1 + 2) Fillimisht me 1 ap 59 m2 banesa shtetërore , ap i cili është deklaruar i shitur në v.2017 (shitur 5 mil lekë);
  • ( 3+4 )  1 shtëpi banimi 1k në fshatin Surrel, komuna Dajt, pronar 50%, e deklaruar në vitin 2013, në vlerë monetare 39.6 mil lekë, për të cilin deklaron detyrim total të papaguar 12 mil lekë në pritje të miratimit të një kredie bankare.
  • (5)  1 ap 84.60 m2, pronar 25%, deklaruar në vitin 2021, adresa në Shqipëri por e paspecifikuar vendndodhja në mënyrë të detajuar, burimi i krijimit trashëgimi, e pavlerësuar në vlerë monetare.
  • (6)  Studio artistike, një studio e quajtur “Artisti” me sip 65 m2 (deklaruar 2003) trashëgimi nga babai dhe (7) Studio 45.50 m2 (deklaruar 2021) pronar 100% adresa Shqipëri,  burimi “trashëgimi”, adresa e paplotë, e pavlerësuar në vlera monetare.
  • (8) Një koleksion i trashëguar nga krijmtaria e babait, i pavlerësuar në vlera monetare.
  • Dy Kredi , njëra 2.5 milion lekë në 2000 shlyer 2013, tjetra 80.000 mijë euro marrë në 2013 së bashku me bashkeshorten Lindita Rama, shlyer në v.2021.
  • Lidhur me burimin e të ardhurave të KM kemi kërkuar dokumenta shtesë nga ILDKPI për të verifikuar të ardhurat dhe llogaritjen e gjendjs së parave pas mbajtjes së tatimit në burim.

Subjekti deklarues në cilësinë e personit të lidhur (bashkëshortja)

LINDITA Sulejman RAMA

Fillon deklarimet në v.2010

Dissponon 2 Banesa

  1. (10) nje Apartament deklaruar në v.2010, me Sip. 146.15m2 , verandë 68 m2 dhe garazh 17 m2 në Tirane, rr. Pjetër Bogdani e cila 50% është blerë në 2005 dhe 50% në 2009 nga bashkëpronari ;
  2. (11)  nje Shtëpi banimi deklaruar në v.2013, 1 kat me sip. 490 m2, në komuna Dajt (pronare  me 50%) me vlera 39.6 mil lekë, për të cilin deklaron detyrim total të papaguar 12 mil lekë në pritje të miratimit të një kredie bankare.

Pasuri të tjera të paluajtshme

  1. (12)  PASURI E PALUAJTSHME BLERË NË 2023. me sip.107.33 m2 vlera  429.000 euro ose 3997 euro m2, adresa rr.Vaso pasha, pjeter Bogdani (në bllok), burimi të ardhura nga punësimi, qiradhënia, konsulenca të ndryshme të realizuara ndër vite. Paguar 200.000 euro , pjesa e mbetur do shlyhet deri 30.6.2024, pronare 100%.

Toka 8

  1. Në surrel  janë kryer këto blerje toke me pronare 100% subjektin deklarues Lindita Rama:
  2. (13) 2528 m2 blerë në v.2005 vlera 500.000 lekë ose 111 lekë m2
  3. 1955 m2 blerë në v.2008 vlera 586.650 lekë ose 300 lekë m2
  4. (14)  886.5 m2 blerë në në v.2014 vlera 400.000 lekë ose 451 lek m2. Ka shtuar shpjegimin se kjo tokë si rikthim i sipërfaqjes së tokës në gjendjen fillestare , tashmë pjesë e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, burimi i krijimit të ardhura.(sipas deklarimit të v.2021 në këto 3 sip më lart është ndërtuar shtëpia e banimit, 1 kat me sip.490 m2 me kontribut të përbashkët të Lindita Rama dhe Edi Rama.
  5. (15)  2.240  m2 në v.2017  si zgjerim për arsye funksionale i territorit ku është ndërtuar shtëpia e banimit vlera 6.930.000 lekë , dmth 3000 lek/ m2, burimi i krijimit të ardhura.(pasuri krijuar në kushtet e regjimit martesor me Edi Ramën).
  6. (16) 781.30 m2, deklaruar në v.2023 vlera 39.065 euro ose 50 euro per m2, tokë ullishte, me adresë në fshatin Surrel, Dajt,  Tiranë, burimi i krijimit të ardhura.
  • (17) Truall deklaruar në v.2019, adresa rr.Vaso Pasha Tiranë (në bllok) sip 80 m2, vlera 3.000.000 lek ose rreth 310 euro per m2, pronare 100%, , pasuria e krijuar në kushtet e rregjimit martesor me Edi Ramen. Burimi të ardhura. Shënim v.2021 kjo pasuri është krijuar në kushtet e regjimit martesor me Edi Ramën.
  • (18) Tokë arë 500 m2 blerë me 50 euro m2 deklaruar në v.2022 me vlerë 25.000 euro , adresa shqipëri, (e paspecifikuar në detaje) burimi të ardhura, pronare 100%.
  • Tokë arë 600 m2 blerë me 50 euro m2 deklaruar në v.2022 me vlerë 30.000 euro , adresa shqipëri, (e paspecifikuar në detaje) burimi të ardhura nga paga, pronare 100%.

Pra, nga sa më lart rezulton se znj.Rama pas regjimit martesor me Edi Rama ka shtuar 3.907 m2 tokë në adresën e banimit Surrel, duke shndrruar sipërfaqen nga 4.483 m2 para regjimit martesor në 8.390 m2, shtesë kjo e justifikuar një pjesë si rikthim i sipërfaqjes së tokës në gjendjen fillestare, dhe pjesa më e madhe me justifikimin si zgjerim për arsye funksionale i territorit ku është ndërtuar shtëpia e banimit.

Përvec këtyre, znj.Rama rezulton të ketë blerë 1.180 m2 tokë në total nga 3 blerje të tjera , njëra në bllok me cmim 310 euro për m2 dhe 2 blerje të tjera në adresë të padetajuar në Shqipëri me cmim 50 euro për m2.

Pra total kemi 9.570 m2 tokë.

 BIZNESE

  1. Person fizik krijuar në 13.07.2018 për shërbime konsulence .

Kredi

  1. Kredi marrë në 22.10.2013 vlera 80.000 euro, shlyer plotësisht në 2021.

HUADHËNIE

(19) Ka dhënë hua pa interes 70.000 mijë euro total për dy kontrata deklaruar që në 2010 … kemi kërkuar kontratat dhe informacion nga ILDKPI për vërtetësinë lidhur me deklarimet e burimit të krijimit..

TË ARDHURAT NGA QIRAJA e nje Apartamenti.

(20) 2010 – 19.440 euro ose mesatarisht për çdo muaj ose  rreth 1600 euro

(21) 2011 – 9720 euro 

(22 dhe 23 ) 2013 – 2.041.720 lek

(24) 2014 – 744.269 lek/vit.

(25) 2015 – 1.939.237 lek/vit 

(26) 2016 – 2.069.019 lek/vit

(27) 2017 – 2.712.180 lek/vit

(28) 2018 – 2.098.140 lek/vit

(29) 2019 – 2.717.178 lek/vit

(30) 2020 – 2.535.023 lek/vit

(31) 2021 – 20.400 euro/vit

2022 – nuk ka deklaruar asgjë për qiranë

(32) 2023 – 2.211.887 lek/vit

Në një intervstë para disa ditësh në një television kombëtar znj.Rama ka deklaruar se:

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqje që i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. 

Nëse nuk gabojmë cifti KM është celebruar në datën 25 Tetor 2010.

(33) Në deklarimin e saj pranë ILDKPI të vitit 2010 i cili vlen për v.2009 citohen këto angazhime:

  1. Universiteti Europian i Tiranës, mësimdhënie (3.423 euro të ardhura)
  2. Qendra për nxitjen e zhvillimit Njerëzor, përgjegjëse e sektorit kërkimor (540.000 lek të ardhura)
  3. Open Society Foundation for Albania, Kryetare Bordi (624.000 lek të ardhura)
  4. Qendra për nxitjen e Zhvillimit Njerëzor , ekspertizë (9.850 euro dhe 2.200 USD të ardhura)

(34) Në deklarimin e saj pranë ILDKPI të vitit 2011 i cili vlen për v.2010 citohen këto angazhime:

  1. Qendra për nxitjen e zhvillimit Njerëzor, përgjegjëse e sektorit kërkimor (480.000 lek të ardhura)
  2. Qendra për nxitjen e Zhvillimit Njerëzor , ekspertizë (11.800 euro dhe 10.500 USD të ardhura)

Pra edhe pse nuk deklarohet më mësimdhënie dhe punësimi si kryetare bordi vlera e të ardhurave nga punësimi është pothuaj e njëjtë sepse është rritur vlera nga ekspertiza duke 5 fishuar të ardhurat nga ekspertiza në USD.

Deklarim i dorëzuar pranë ILDKPI për v.2012 i cili vlen për v.2011 nuk ekziston..

(35) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2013 (vlera 4.4)

  1. shtohet vlera e të ardhurave nga ekspertiza dhe paga në 4.408.956 lekë .

(36) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2014 (8.5)

Të ardhura nga puna si eksperte dyfish i 2013 ekzaktësisht 8.582.342 lekë.

(37) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2015 (1.9)

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte  1.929.676 lekë.

(38) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2016 (3.9 mil)

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte  3.142.579 lekë.

Të ardhura nga honorare 814.085 mijë lekë

(39) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2017 (3mil )

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte  1.849.983 lekë.

Të ardhura nga honorare 1.241.276 lekë

(40) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2018 (3.9)

Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte  1.540.000 lekë.

Të ardhura nga honorare 900.926 lekë

Të ardhura nga konsulenca 1.521.593 lekë

(41) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2019 (4.2)

Të ardhura nga paga 2.380.000 lekë.

Të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza 1.876.793lekë

(42) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2020  (5)

Të ardhura nga paga 2.520.000 lekë.

Të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza 2.489.889lekë

(43) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2021 (4)

Të ardhura nga paga nga HDPC 3.250.000 lekë.

Të ardhura nga ekspertiza 808.117 lekë

(44) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2022 (7.9)

Të ardhura nga punësimi dhe ekspertiza 7.951.661 lekë

(45) Në deklarimin dorëzuar në vitin 2023

Të ardhura nga punësimi HDPC 3.800.000 lek  

fitime të akumuluara ndër vite të transferuara në llogaritë e personit fizik 6.025.040 lekë

Ju paraqitëm të dhënat e detajuara të të ardhurave nga puna, ekspertiza dhe konsulenca dhe honoraret, për të treguar me shifra se deklarimet e zonjës Rama pranë ILDKPI tregojnë se të ardhurat nga këto burime jo vetëm që nuk janë  pakësuar pas dorëheqjeve që citoi në intervistën e saj por janë shumëfishuar deri në 8.5 mil lekë në vit sic është deklaruar në vitin 2014 , 4 vite pas martesës me Edi Ramën apo 7.9 mil lekë sic është deklaruar në v.2023, 13 vite pas martesës me KM.

Edhe njëherë, përpara regjimit martesor subjekti Deklarues Lindita Sulejman Rama rezultonte me:

  • 4483 m2 tokë ndërsa pas martesës me Edi Ramën kemi 9.570 m2 tokë, pra 5087 m2 më shumë;
  • Ka patur 1 ap 146 m2 pas martesës ka 3, ekzistenti, gjysma e banesës në Surrel dhe në 2023 PASURI E PALUAJTSHME me sip.107.33 m2 vlera  429.000 euro
  • Ka hequr dorë nga postet e detyrës që mbante ndërkohë të ardhurat nga paga dhe ekspertiza janë shumëfishuar ndër vite.

subjekti Deklarues Edi Kristaq Rama ndërsa në deklarimin fillestar rezultonte me:

  • 1 apartament 59 m2 banesë shtetërore
  • Studio artistike Artisti dhe koleksion veprash artistike të trashëguar nga babai
  • Kursime 3.5 mil lekë nga aktiviteti si artist
  • Të ardhura nga paga1.8 mil lekë
  • kredi

aktualisht ka shtuar pasurinë sepse rezulton pronar :

  • 50% në banesën 490 m2 në surrel me vlerë të deklaruar 39.6 mil lekë (në 2013)  ;
  • Ka shkëlqyer në veprimtarinë artistike e cila tashmë I siguron të ardhura 50 mijë euro në vit

Këto janë pasuritë e deklaruara, të mos harrojmë se:

  • një raport i brendshëm i OSBE-së disa vite më parë që zbuloi pasuria e Edi Rama  në atë kohë ishte rreth 200 milionë euro
Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale