Vangjeli: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, një tjetër mekanizëm të shtrenjtë propagande i qeverisë Rama

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Qeveria shqiptare po ndërton një tjetër mekanizëm të shtrenjtë propagande dhe klientelizmi me emrin ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, ndërsa qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të përballen me taksa të larta, mungesë financimi dhe ekonomi të rrënuar.

Pasi Kuvendi miratoi ligjin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pasi qeveria derdhi 1 miliard lekë nga paratë e shqiptarëve si kapital fillestar, sot rezulton se institucioni ende nuk ka as strategji, as model funksionimi, as strukturë operacionale dhe as plan të qartë zhvillimi.

Në vend që këto kapacitete të ndërtoheshin nga vetë shteti përmes ekspertizës institucionale, qeveria ka vendosur të hapë një tjetër tender miliona eurosh për konsulencë.

3.3 milionë euro do të shpenzohen për një kompani private, e cila do të hartojë dhe konsolidojë kuadrin institucional, strategjik dhe operacional të Bankës.

Ndërkohë që propaganda flet për zhvillim, ekonomia reale po vuan mungesën e kredive, bizneset e vogla po mbyllen dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë:

Pse një bankë shtetërore krijohet pa pasur paraprakisht strategjinë dhe strukturën bazë?

Ky është modeli i një qeverie që nuk ndërton institucione të forta, por ndërton skema të kushtueshme propagande dhe klientelizmi me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare. PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e Kuq’ të Edi Ramës. Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave koncertit të Kanye West

BASHKËBISEDIMI ONLINE I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME QYTETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit të sotëm online me qytetarët

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale