Udhëtimi i fshehtë i kryetares së SHISH në Beograd/ Berisha: E konfirmoi në atë që kishte shpërndarë në mediat e kontrolluara prej saj!

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të refuzojë urdhrin e dhënë nga Edi Rama për fshehje të provave, por të dorëzojë të gjithë dokumentacionin për farsën zgjedhore të 14 majit, duke nisur nga bashkia e Kamzës dhe më pas në bashkitë e tjera.

‘Jam këtu për ti bërë thirrje, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në emër të transparencës të dorëzojë çdo dokumentacion që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore në Kamëz dhe pastaj në bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se, farsa e votimit në bashkinë e Kamzës, ka qenë një farsë kryekëput antikushtetuese, jo antiligjore me kodin, por në kundërshtim flagrant me parimet e Kushtetutës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese’, tha Berisha.

Gjatë deklaratës për mediat Berisha, ka komentuar denoncimin e tij për vizitën në mënyrë të fshehtë në Beograd të kreut të SHISH, Vlora Hyseni ku tha se lajmi qëndron dhe se nuk është i rremë. Berisha tha se reagimi ka ardhur dhe nga vetë kreu i SHISH, ku citoi “përgënjeshtroi lajmin tim nga media që kontrollohen nga vetë Vlora”.

FJALA E PLOTË

Së pari, dua të përshëndes përzemërsisht vizitën e presidentes së Hungarisë, si një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet miqësore, shekullore mes dy kombeve dhe marrëdhënieve miqësore të gjata mes dy vendeve tona.

Shqiptarët kanë pasur historikisht tek kombi hungarez, një mik të çmuar dhe kanë dhe sot një partner dhe aleat të shkëlqyer. Ndaj dhe e përshëndes në emër të PD-së, këtë vizitë.

Së dyti, jam këtu për ti bërë thirrje, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në emër të transparencës të dorëzojë çdo dokumentacion që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore në Kamëz dhe pastaj në bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se, farsa e votimit në bashkinë e Kamzës, ka qenë një farsë kryekëput antikushtetuese, jo antiligjore me kodin, por në kundërshtim flagrant me parimet e Kushtetutës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ka një tendencë dhe një urdhër nga Edi Rama të mos dorëzohen dokumentet e kërkuara nga pala e interesuar, që është kandidati. Por kjo është një porosi që duhet të hidhet poshtë me guxim nga KQZ-ja, pasi do të dënohet çdo përpjekje për të penguar transparencën e plotë të një procesi antiligjor, antikushtetues të zhvilluar me datën 14 maj në Kamëz në mënyrën më klasike, dhe në një seri bashkishë tjera të vendit.

Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, po kontribuojmë në përputhje me zotimin tonë në transparencën e plotë të këtij procesi.

Pyetje: Çfarë provash keni për Kamzën dhe a do i dorëzoni ato?

Sali Berisha: Të gjitha, ju do ua japim në radhë të parë. Duke filluar që nesër, ato që kemi do të ju dorëzohen medieve, padiskutim. Asnjë lloj pretendimi të pabazuar ne nuk mund të ngrejmë. Procesi zgjedhor është një proces themelor për një shoqëri. Ata që e shndërruan në farsë këtë proces kaq të rëndësishëm, ata duhet të marrin përgjigjen e merituar. Ne çdo gjë do e bëjmë transparente.

Pyetje: Pasi do të kërkoni prova, a do të kërkoni rivotim në disa bashki dhe cilat janë këto bashki?

Sali Berisha: Në të gjitha bashkitë ku është marrë mandati opozitën, për shkak të marrjes së mandateve të opozitës, ne natyrisht nuk njohim këto zgjedhje. Opozita ka marrë rreth 40% të votave dhe falë këtij manipulimi grotesk, të paimagjinueshëm, këto 40% kanë prodhuar vetëm 5 % të pushtetit. Tani çdo shqiptar të bëjë vetë llogaritë se cila ishte farsa elektorale e 14 majit 2023. Pra 40% e votave gjithsej me 5 % pushtet.

Pyetje: Një pyetje në lidhje me situatën ne veri të Kosovës. Si e vlerësoni ju rolin e Ramës dhe qëndrimi që ai ka patur lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke pasur parasysh se sot ka zhvilluar edhe një takim me Vuçiçin, ku ishin të pranishëm dhe të tjerë?

Sali Berisha: Mendoj se situata në veriun e Kosovës, plumbat e bandave serbe në jelekët, por edhe plagosjet e ushtarëve të KFOR-it, dëshmojnë se aty situata është më dramatike, më kritike se asnjëherë më parë, që nga lufta e çlirimit të Kosovës. Mendoj se kjo shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes në veriun e Kosovës, të paralajmëruar për ata të cilët e kanë të qartë se , nacionalizimi serb në të gjithë qenien, ekzistencën, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe dhe nuk ka asnjë projekt tjetër. Edi Rama ka qenë në mënyrë absolute këto vite, një ndihmës i shpifur i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Në këtë kontekst mos harroni fjalët e tij, kur të fillojë lufta, ose do të ketë kërcënim për lufte, do më kërkoni mua që tu ndërmjetësoj tek vëllau Vuçiç. Mos i harroni këto fjalë. Edi Rama është një aset, një peng i shpifur në duart e Vuçiçit. Asgjë nuk mund të presësh prej tij.

Pyetje: Gjatë këtyre ditëve që ka pasur tensione në veriun e Kosovës, ka pasur thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht nga SHBA për Albin Kurtin. Cili është komenti juaj përsa i takon qëndrimit të një aleati strategjik siç janë SHBA për Kosovën.  Dhe si e keni parë ju qëndrimin e Kurtit gjatë këtyre ditëve?

Sali Berisha: Gjatë këtyre ditëve qëndrimin e Kurtit unë e kam parë, qëndrimin e një kryeministri që kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij. Kjo është e vërteta, andaj çdo qëndrim të Albin Kurtit, jo unë nuk ndaj çdo qëndrim të tij. Por po të shohim ato qëndrime kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, me të drejtën e tij për të vendosur rendin dhe rregullin në të gjithë territorin e Kosovës. Përsa u përket reagimeve, një gjë mund të them: se as me dënim, as me sanksion, ose druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës, lexohen si një inkurajim nga nacionalisti i verbër Vuçiç dhe në këtë kontekst unë jam skeptik se ato mund të ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen dhe paqen në rajon.

Pyetje: Cilat janë faktet që keni për udhëtimin e kreut të SHISH në Beograd?

Sali Bërisha: A shiko, prit. Bravo. Fakti më i madh është reagimi i djeshëm. Reagimi i djeshëm më bindi mua se ajo vizitë ka ndodhur. Lexoje mirë me vëmendje se çfarë kam thënë. Media njoftuan se ka bërë një vizitë në Beograd. Mediat i referoheshin për këtë vizitë edhe një zonjë të quajtur Suela Bedeni, apo nuk është kështu. Ditën e parë, as Suela as SHISH askush nuk reagoi sepse ky nuk është një lajm që nuk përgënjeshtrohet. Ky përgënjeshtrohet nga institucioni në radhë të parë, kjo përgënjeshtrohet nga Suela Bedeni, e cila ëhstë këshilltare e kryeministrit për çështje sigurie. Asnjeri. Ditën e dytë asnjë reagim. Do të thotë se kishte ndodhur. Ditën e tretë reagoi vetë Vlora Hyseni.

Vlora Hyseni u kishte dhënë mediave të kalecëve të saj, njoftimin se, Berisha përhap një lajm të rremë se Berisha ka thënë që kam dhjetë ditë në Beograd, ç’ka unë nuk e kisha thënë. Përdori si mburojë për vizitën e saj, 10 ditëshin dhe e nxori veten në një pritje me datën 22. Kjo tregon se ajo kishte qenë jo 10, por tre ditë ta zëmë. Unë në statusin tim nuk thashë sa ditë. Thjesht përmenda një vizitë të fshehtë në Beograd, për arsye se nuk u përgënjeshtrua as nga SHISH dhe as nga Suela Bedeni që u citua nga gazetarët. Tani e konfirmoi vetë me atë që kishte shpërndarë në mediat e kontrolluara prej saj vetë Vlora, duke u betuar se unë para 8-9 ditësh kam qenë në presidencë. Ky është përgënjeshtrim simbas jush, ky është afirmim i asaj. 

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale