Tregtarët e bizneseve të vogla dhe qytetarët mbështetje masive për programin e PD/ Berisha në tregun e ish-Uzinës ‘Dinamo: Do e blini energjinë me 6 lek, uji do përgjysmohet, taksat jo më shumë se 1% e xhiros

TAKIMET E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME TREGTARET DHE ANËTARËT E DEGËS NR. 8 TEK ISH-UZINA DINAMO

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takime të shumta me qytetarët, dhe tregtarët e bizneseve të vogla tek ish-Uzina ‘Dinamo’.

Gjatë bisedës me tregtarët e vegjël, kryedemokrati Sali Berisha u ka shpjeguar atyre programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin e vogël dhe lehtësirat që do të ju krijojë qeverisja pas fitores në 11 maj.

‘Çfarë kemi ne për biznesin e vogël.

Do ta blini energjinë me 6 lek.

Tarifat e ujit do të përgjysmohen.

Taksat e shumta që vendos bashkia mbi ju, tarifat nuk do të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros. Sot i keni 8 apo dhe 10% të xhiros. Jo nuk do jenë.

Gjobat do të falen. Gjobat e vendosura me arbitraritet nga këta plaçkitës do të falen.

Ne e konsiderojmë të një rëndësie shumë të madhe, suksesin e biznesit të vogël.

Suksesi juaj është mëkëmbje për ju, është punësim për shoqërinë dhe shtetin shqiptar’.

Një prej qytetareve ka falënderuar kryedemokratin, se është personi i vetëm që i ka dhënë përgjigje mesazhit që kishte nisur, duke e telefonuar.

‘Je i vetmi person që më je përgjigjur në telefon kur kam bërë një mesazh. Respekti që më ke kthyer përgjigje dhe në orën 9 të darkës më ke marrë në telefon.

Do të fitojmë’.

Gjatë bisedës me tregtarët e vegjël dhe banorët e zonës së tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’, Berisha u shpreh se, shtëpia do të pastrohet dhe gjithçka do ti rikthehet qytetarëve.

‘Të gjitha do të rikthehen.

Pastrimi i shtëpisë është zotimi ynë. Absolutisht do të ua marrim.

I la pensionistët.

Kur erdhi ishin më të lartat në rajon, sot janë 3 herë më të ulëta se sa në Mal të Zi, Maqedoni e Serbi.

Na ndaluan 12 vite, asgjë dhe i merrnin paratë.

130 mln euro djegësi i Tiranës, ku është djegësi?

110 mln euro Beketi se e kritikonte Ramën në televizor.

Tani nuk ka një sistem, por është vetëm një njeri i vetëm. Ai nuk e njeh ligjin, nuk e respekton’.

Gjatë takimeve të shumta në zonën e tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’ në Tiranë, qytetarët i kanë shprehur kryetarit të PD-së, Sali Berisha shqetësimet e tyre për pronat, siç janë shkatërrimet e banesave nga shteti, apo dhe letrat që u janë dërguar së fundmi për shembjen e pallateve 5 vite pas tërmetit të 2019.

Në bashkëbisedim me ta, kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar edhe nga anëtarët e degës nr. 8 të PD, u shpreh se, nuk do të ketë urbanizim pa legalizim përpara, me qëllim që të gjithë të marrin atë që meritojnë.

‘E vërteta është se 11 maji për çdo patriot shqiptar është një ditë, as për Sali Berishën, as për partitë, por për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ju siguroj se asnjë socialist i ndershëm që do të votojë në 11 maj, për Partinë Demokratike nuk do të jetë i zhgënjyer.

Cilido që e studion këtë program, ky program synon një ndryshim madhor në jetën e shqiptarëve pa dallim.

Pensionistëve, biznesi i vogël, të rinjve, rrogëtarëve, biznesmenëve të tjerë.

Çfarë duhet të bëjmë ne. Duhet që kthetrat e një shteti mafioz që nuk ka as lidh e as moral, në asgjë. Me mendësinë e një shteti diktatorial.

Në 8 vite kemi patur vetëm një konflikt në Farkë, çfarë bëmë. I them ministrit se, njerëzve u kemi thënë se, nuk bëjmë urbanizim pa legalizim. Prandaj merr plotësoni legalizimet, ti paguajmë dhe pasi morën paratë nuk bënë asnjë kundërshtim. Mbetën të kënaqur.

Shteti që hy në konflikt me qytetarët kur ata kanë të drejtë, është zuzar.

Në rast se ato rezultojnë të dëmtuara, absolutisht mbi kushte tregu centimetër për centimetër do shpërblehen’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe tregtarët e bizneseve të vogla në këtë zonë.

Në takimet e shumta të liderit të demokratëve Sali Berisha në zonën e tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’, ai u ka shpjeguar tregtarëve të bizneseve të vogla programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin, për lehtësimin e taksave, që ata të kenë mundësi për të investuar më shumë.

Berisha u shpreh me tregtarët se, programi ekonomik i PD-së do të rikthejë edhe njëherë shpirtin e iniciativës së shqiptarëve, që sipas tij, është nga më të fuqishmit.

‘Isha pak më herët tek dyqani i mishit. Ndodh tha të kemi tregun e përparshëm vetëm në ditë festash. Më përpara e kishim çdo ditë, si në ditë festash.

Prapë do e kthejmë, të garantoj. Se do të bëjmë gjithçka që ju të keni një barrë fiskale më të ulët.

Do ulim çmimin e energjisë, do të bëhet 6 lek.

Do përgjysmojmë çmimin e ujit. Do i vendosim kufi bashkisë, nuk do mund të vendosin taksa mbi biznesin e vogël më shumë se 1% të xhiros. Sot i vendosin 8-10% të xhiros.    

Do rikthejmë edhe njëherë shpirtin e iniciativës së shqiptarëve, i cili është nga më të fuqishmit, nga më të fortit.

Në 11 të gjithë bashkë, fitore’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimeve me qytetarët.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale