Terror dhe dhunë ndaj protestuesve/Berisha nga QSUT: U përdorën helme dhe substanca që përdoren për të helmuar arinjtë! Hodhën bomba dhe molotov

PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I PD, SALI BERISHA NGA QSUT

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga QSUT se ndaj protestuesve të opozitës është ushtruar dhunë e rëndë nga forcat e rendit.

Ai theksoi se janë përdorur substanca kimike, si spraj për verbim arinjsh, bomba zhurmuese dhe molotovë, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë dhe Edi Ramën për përgjegjësi.

Berisha paralajmëroi se autorët do të mbajnë përgjegjësi, ndërsa theksoi vijimin e protestave opozitare.

PRONONCIMI I PLOTË:

Banaliteti. Egërsia e përmasave shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Sokol Besprerit, njeriu që la kolegun në makinë dhe e dogjën të gjallë banditët terroristët në Qafë Muzinë. Enton Alushi, një mercenar i karteleve të drogës dhe Dashi i operacionales, janë sjellë në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve. Janë përdorur helme dhe substanca që përbëjnë, janë krime në konventa. Për verbimin e protestuesve janë përdorur helmet që përdoren kundër arinjve. Po, janë helme që janë përdorur dhe përdoren kundër arinjve për t’i verbuar, arinjtë. Dhe është ky një akt i paprecedent. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luciano Boçit, ndaj Klevis Balliut, Ivi Kasos, kanë përdorur dhe ndaj Flamur Nokës, kanë përdorur dhe Blendi Himçit dhe një seri protestuesish demokratë të cilët janë të shtur këtu. Preng Lala, Zamir Roshi. Kurse ndaj gazetarit, veprimtarit të shquar të shoqërisë civile dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar, Aulon Kalaja, kanë përdorur, përveç verbuesit të arinjve, kanë goditur me shkop mbrapa në pjesën oksipitale, një pjesë jashtëzakonisht delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba, u janë hedhur protestuesve te këmbët bomba, granata zhurmuese, me copa të të cilëve janë plagosur, kanë marrë plagë të shumta në këmbë, dhe kanë hedhur shishe molotov mbi protestuesit. Të dokumentuara të gjitha këto. Dënoj këtë terror të pashembullt ndaj protestuesve paqësorë dhe e garantoj Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Garantoj mercenarët e Edi Ramës, Skënder Ballukun, Sokol Bespremin, Allushin e drogës dhe të krimit bashkë me atë Dashin e operacionalës, se do përgjigjen një më një për këto akte antiligjore, për këto krime të shëmtuara ndaj protestuesve paqësorë dhe se me asgjë nuk do mund të mposhtin kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe organizatës së tyre kriminale. Faleminderit. Mirupafshim.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale