DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË PËR PD, DORIAN TELITI
Të dashur qytetarë të Tiranës.
Besoj se i mbani mend deklatarat e kater viteve te fundit te Kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj, ku nuk humbiste rast te thoshte “ku eshte opozita ne keshillin bashkiak”.
Besoj i mbani mend deklaratat e tij publike ku shprehej se do deshironte te kishte opoziten ne keshillin bashkiak per te diskutuar dhe debatuar strategjite, objektivat dhe buxhetin e bashkise se kryeqytetit.
Epo ndryshe shprehen e ndryshe sillen.
Dje opozita ishte ne sallen e keshillit me qellimin me te mire per te debatuar projektbuxhetin e vitit te ardhshem 2024, por u perballem me nje rast te paprecedente ne historikun e tre dekadave te fundit te punes se keshillit bashkiak, ku ne menyre te pajustifikuar, te padrejte dhe ne abuzim te fuqise se kartonit, mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryetari i bashkise, miratoi brenda 6 minutave, pa asnje diskutim dhe pa asnje debat buxhetin e vitit te ardhshem dhe mbyllen mbledhjen e keshillit bashkiak, duke konkuruar keshtu denjesisht me rekordin parlamentar te miratimit te buxhetit.
Po pse nuk e donin debatin? Pse nuk i donin diskutimet?
Pse nuk donin qe te behej transparence per parate e qytetareve?
Arsyet jane te thjeshta, projektbuxheti i vitit te ardhshem nuk reflektonte nevojat e kryeqytetit, nuk i jepte pergjigje sfidave dhe zgjidhje halleve te njerezve.
Projektbuxheti i Bashkise Tirane per vitin e ardhshem nuk mbeshtet sipermarrjen lokale, pasi asnje lehtesim fiskal nuk kishte per ta.
Projektbuxheti i bashkise per vitin e ardhshem nuk ka asnje politike mbeshtetese subvencionimi per fermerin e Tiranes, ndryshe nga cfare premtonte Veliaj ne fushate.
Projektbuxheti i bashkise per vitin e ardhshem nuk mbeshtet familjet e reja, perkundrazi, parashikonte rritje te kuotave ushqimore per ushqimin e femijeve ne cerdhe e kopeshte.
Projektbuxheti i bashkise per vitin e ardhshem nuk mbesh zhvillimin e qendrueshem lokal dhe sfidat tejet te medha infrastrukturore dhe mjedisore.
Projektbuxheti i bashkise per vitin e ardhshem nuk mbeshtetet ne parimet e shendosha te miremenaxhimit financiar, pasi rrit akoma edhe me tej shpenzimet e personelit dhe ato operative, te gjitha keto ne kurriz te investimeve aq te nevojshme per kryeqytetin.
Ndaj, keshilltaret demokrate ne keshillin bashkiak propozuan nje sere amendamentesh te domosdoshme per t’u implementuar ne buxhetin e bashkise, duke filluar qe nga reduktimi i takses se prones dhe takses se ndikimit ne infrasktruture, anullimin e takses se perkohshme per infrastrukturen arsimore, ulje te tarifave te pastrimit, parkimit dhe hapesirave publike.
Gjithashtu kishim propozuar reduktimin e numrit te pergjithshem te punonjesve, uljen e ndjeshme te shpenzimeve operative te panevojshme te strukturave bashkiake dhe anullimin e cdo shpenzimi qe lidhet me procesin fantazem te incenertimit te mbetjeve.
Ndonese nuk patem mundesine qe t’i diskutonim keto amendamente, pasi kartonat e mazhorances e mbyllen mbjedhjen brenda pak minutave, keshilltaret e opozites nuk do te reshtin betejen e tyre ne mbrojtje te interesit te qytetareve dhe perdorimit te parave te taksave te tyre vetem e vetem ne ato zera qe shkojne realisht ne permiresimin e jeteses se tyre.
Ju faleminderit