Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk është paraqitur në Komisionin Hetimor Parlamentar për ‘Sistemin TIMs’.
Arsyetimi që iu dërgua Komisionit për mospjesëmarrjen e tij ishte se z.Balla disponon informacion sekret shtetëror i cili është në hetim nga Prokuroria e Shkalles se Parë dhe sipas tij të dhënat nuk mund të bëhen publike.
Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që Taulant Balla të paraqitet të dëshmojë e jo të fshihet.
‘Gjejeni se ku është futur’, iu drejtua ai anëtarëve socialistë të cilët mbrojtën mungesën e Ministrit.
‘Çojini sms Edi Ramës që të nisë Ministrin në Komision se po lini nam e po turpëroheni. Do dal e do ta gjej vetë e do t’i them, pse fshihesh?, tha Salianji.