Fjala e anëtares së kryesisë dhe zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Te dashur bashkatdhetarë, demokrate te pranishëm!
I nderuari kryetari i PD Sali Berisha, i nderuar Kryetari i Degës Shkëlzen Rustemaj, i nderuari moderator i takimit Daniel Nikolla, Drejtor i Komunikimit te PD Alfred Lela, kryetar i FRPD Besart Xhaferri, te dashur miq!
Është një ëndërr qe kthehet ne realitet te gjendem mes atdhetaresh shqiptare këtu ne Londër. Njerëz te idealeve plot guxim, ndershmëri dhe dinjitet.
Faleminderit për këtë mikpritje, faleminderit qe morët kohen tuaj për te marre pjese ne këtë takim te pare te Partisë Demokratike me Diasporën Shqiptare.
Unë jam Floriana Garo, anëtare e kryesisë dhe zedhenesja e Partisë Demokratike. Njësoj si ju, edhe unë kam jetuar plot 12 vite te jetës time ne Diaspore.
8 vite ne Amerike ku edhe jam shkolluar dhe 4 vite ne Zvicër ku kam lindur fëmijët e mi. Bashkëshorti im pas 27 viteve ne Zvicër vendosi te kthehej bashke me mua dhe me fëmijët tanë ne Shqipëri.
Une gjithmone e kam ditur qe do te rikthehesha ne atdhe sepse toka jone me ka therritur gjithmone. Perhere jam ndjere me e lumtur ne Shqiperi e ashtu si ju, vazhdimisht kam dashur te kontriobuoj me sa kam patur mundesi per vendin tone.
Ne jemi te djathte, me besim ne familje, ne zot e ne komb. Te gjithe jemi shqiptare e te gjithe duam me te miren per Shqiperine tone. Jam e bindur se ju jeni integruar me se miri e se Britania e Madhe ju ka dhene plot mundesi per te cilat ndiheni mirenjohes, por te gjithe ne nje menyre ose ne nje tjeter, mendojme si te kontribuojme per Shqiperine tone.
Nje vend me pasuri natyrore perrallore, me tradita e kulture, me kulinari te jashtezakonshme, me gjalleri dhe jete. Shqiperia jone e zemres qe ne 10 vitet e fundit eshte kthyer ne nje parajse per te huajt dhe vizitoret e nje mallkim per shqiptaret.
Pavaresisht fasadave dhe propagandes, keq-qeverisja e Edi Rames keto 11 vite ka larguar mbi 1 milion Shqiptare.
Me pare largoheshin te rinj, tani po ikin shtresa e mesme dhe familje te tera.
Nje jete dinjitoze nuk eshte e mundur per ta…
Ju e ndjeni kete ndryshim, ju e dini sa e veshtire është jetesa ne Shqipëri pa te ardhura, pa mundësi, e pa pune. Nje pjese e juaja jam e bindur qe janë larguar pikërisht nga kjo pamundësi e pasiguri per te ardhmen. Ndryshe kush do donte ti linte pas familjaret e te dashurit e zemrës? Kujt nuk i mungon dielli, ushqimi dhe deti i mrekullueshëm i Shqipërisë?
Jam e bindur se një pjese prej jush mendon te kthehet nje dite… nje dite kur Shqipëria te ofroje çdo shprese dhe mundësi për një te ardhme me te mire.
Pikërisht kete synojmë ne te arrijmë si Parti Demokratike. Me përkrahjen tuaj e besimin tuaj te vijmë ne pushtet e ti sigurojmë një jetese dinjitoze shtetasve tanë.
Kryetari i Partisë Prof Dr Sali Berisha ka deklaruar tashme me ardhjen e demokrateve ne pushtet, nje minimum jetik per Shqiptaret, Rroga e pensione me te larta, nje buxhet dyfish me te larte per shendetsine e per arsimin, me shume siguri për jetën e për te ardhmen.
Dhe nje gje mund ta them me plot goje, Sali Berisha është nje burrë qe e mban fjalën. Qe pavarësisht luftës se ashpër qe i është bere nga faktorë kombëtare e ndërkombëtare, i izoluar ne arrest shtëpie pa asnje fakt, prove e dokument, ai arriti ta ktheje Opozitën ne me te forte e me te vertete.
E ai kur zotohet qe me PD ne pushtet ta permiresojme jetesen ne Shqiperi per te gjithe Shqiptaret, pikerisht kete do bejme deri sa ta arrijme.
Si eshte e mundur kjo? Vetem duke ndalur vjedhjen qe i behet cdo dite qytetareve nga Edi Rama dhe qeveria e tij e pangopur. Ku kryeministri ka gjysem e bashkepunetoreve te tij ne burg dhe vete nuk mban asnjë përgjegjësi.
Miq, se bashku ne mund ta ndryshojme kete.
Takimet tona ne Diaspore do te sherbejne edhe per te perpiluar nje program te perbashket per Diasporen,e cila per here te pare ne keto zgjedhje do te kete mundesi te votoje, por ja nje ide… kush nga ju nuk do te donte kampe verore ne Shqiperi per femijet tuaj, te mundesuar nga qeveria jone, qe femijet tuaj tashme te integruar ne Britanine e madhe e kudo tjeter ne diaspore, te mesojne me mire Shqipen, te vizitojne vendet me te bukura Shqiptare; Te njohin me mire kulturen e traditen tone, te krijojne miqesi te reja e te verteta.
Te krijojne nje lidhje me te forte me atdheun qe asnjehere te mos mund te zhbehet dot.
Te dashur bashkeatdhetare, nje ere e re po fryn per boten me rikthimin e te djathtes ne Shtetet e Bashkuara. Ta mundesojme kete ndryshim edhe ne Shqiperi sa me shpejt!
Kemi nevoje per angazhimin tuaj, per besimin dhe voten tuaj, te familjareve e miqve tuaj.
Kemi nevoje per nje rikthim te vlerave te verteta, per nje Shqiperi me te mire e me te denje per te gjithe shqiptaret.
Ne kemi nevoje per ju, per perkrahjen dhe besimin tuaj tek Partia Demokratike qe ta kthejme serish Shqiperine ne shinat e duhura. Per njerezit tuaj te dashur, e per te gjithe shqiptaret.
Faleminderit shume nga zemra!