Takimi në Aruba/ Berisha: Largimi i Ramës, rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e narkoshtetit shqiptar

FJALA  E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme mbajti një sërë deklaratash të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se është përfshirë në takime me kartelet ndërkombëtare të drogës. Berisha u ndal te takimi i zhvilluar në Aruba, të cilin e cilësoi si një skandal të përmasave botërore, duke e quajtur Ramën “Ramaduro i Tiranës”, në krahasim me presidentin venezuelian Nicolas Maduro.

Lideri opozitar, Sali Berisha tha se çarteri për në Aruba është nisur nga Tirana dhe se në këtë takim kanë marrë pjesë ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, të cilët kanë zhvilluar negociata me kartelet më të fuqishme të drogës nga Amerika Latine, të shpallura tashmë si organizata terroriste. Berisha falënderoi antimafien italiane dhe gazetarin që publikoi regjistrimet, duke theksuar se ato janë të ligjshme dhe të pamohueshme,  dhe kritikoi mediat e kontrolluara nga qeveria për censurimin e këtij skandali të përmasave botërore. “Ky është krim që inkriminon direkt kryeministrin e një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për BE”, u shpreh ai, duke shtuar se Rama nuk mund të jetë më në krye të qeverisë dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se nëse Rama nuk dorëhiqet, opozita do të paraqesë një padi në SPAK dhe po shqyrton mundësinë e një padie edhe në gjykatë ndërkombëtare, me argumentin se bëhet fjalë për bashkëpunim me organizata terroriste. Sipas Berishës, transparenca mbi këtë çështje është një detyrim madhor jo vetëm për shqiptarët, por edhe për qytetarët e rajonit dhe Europës, të cilët ndihen të kërcënuar nga narkotrafiku i klaneve shqiptare dhe latinoamerikane.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se sot në botë ka vetëm dy drejtues shtetesh që zhvillojnë takime të tilla: Maduro i Venezuelës dhe “Ramaduro i Tiranës”.

Lideri demokrat, Sali Berisha foli edhe për zgjedhjet në Tiranë, duke bërë të ditur se ka ngarkuar një grup të posaçëm prej tre përfaqësuesish, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, të cilët do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrin e kandidatit të Tiranës. Berisha sqaroi se procesi është në vijim, nuk ka ende një emër konkret dhe çdo vendim do të merret në dakordësi me të gjitha forcat opozitare.

FJALA E PLOTË

Mirëdita!

Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e narkoqeverisë mbi mediat, imponimin e saj për censurimin e zhvillimit më flagrant, e denoncimit më flagrant të lidhjes së kreut të organizatës kriminale, Edi Rama me bursën botërore të drogave, me Arubën, me takimin qeveritar famëzi të zhvilluar në Aruba.

Duke shprehur një mirënjohje të pakufishme për antimafien italiane, e cila gjeti mënyrat për të informuar publikun shqiptar se, kryeministri i vendit mban lidhje qeveritare me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare, venezualiane. Se, Big Brother në Aruba, është Venezuela, në rrafsh me drogën.

Aruba, quhet ndryshe bankers of drug mafia. Ata bosët, aty e kanë vendin. Por aty, njëkohësisht, ka dhe një mbikqyrje të madhe.

Aruba, bankerët e mafies së drogës, ka si destinacion, nëpërmjet klaneve shqiptare të përcaktuara tri vende: Italinë, vendet e Beneluksit, dhe Spanjën.

Aruba, çarteri për në Aruba, ku thuhet, por nuk mund të them 100%, edhe njëherë, por mjaft zëra janë se, delegacionin e ka kryesuar vet Edi Rama.

Ajo që unë ju them 100%, kanë qenë ministra dhe zyrtarë shumë të lartë të qeverisë. Për këtë, po. Se pastaj, në rregjistrime, aty ku thuhet Trgeti, përshembull, në ato që ju kam lexuar unë ju, aty nënkuptohet Mario Çela që flet me Taulantin, në emër të Taulantit. Por këto nuk kanë lidhje me Arubën. Këto janë histori të tjera.

Problemi i tyre është se, ata përdorin kode. Pra, janë të rregjistruar me kode. Sigurisht, agjencitë e dinë se kush janë, 100%.

Nuk ka diskutim. Ne po bëjmë gjithçka t’i bëjmë publike. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar.

Largimi i Edi Ramës, është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar.

Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën. Edi Rama ka dhe mbështetës, të cilët kur më dëgjojnë se flas për narkoshtetin apo Arubën, zemërohen me Sali Berishën. Por unë do mbroj, mbi të gjitha interesin e shqiptarëve, dhe interesat e qytetarëve të lirë kudo që janë, të cilët duhet të jetojnë jashtë rrezikut, ata dhe fëmijët e tyre, të drogave që trafikojnë klanet shqiptare.

Çarteri është nisur nga Tirana. Unë do t’ju informoj ju se, duke falënderuar shumë gazetarin italian dhe antimafien që i ka bërë të disponueshme rregjistrimet e këtij takimi, ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhim, ne do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe para botës.

Nuk ka akt më flagrant.

Sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: është Maduro i Venezuelës, është Ramaduro i Tiranës.

Unë, njerëzisht u kërkoj mediave, të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore. Unë, u them mediave të kontrolluara nga qeveria, që e kanë censuruar, se këto organizata me qendër në Aruba, janë shpallur organizata terroriste. Dhe se, Aruba, si bursa botërore e drogës dhe trafiqeve ka si shareholder më kryesorët kartelet shqiptare të drogës.

Pra, 30 vitet e fundit, pas Noriegës, tani janë dy shefa ekzekutivi: Maduro, në Venezuelë dhe Rama, që shkon në strofullën e tij, jo në Venezuelë, por në Aruba. Aruba është ngjitur me Venezuelën, dhe Aruaba është në kontroll të plotë të klaneve të Venezuelës.

Ju informoj gjithashtu se, në Aruba, kanë qenë kartele e drogës të Shqipërisë, por kanë qenë dhe grupet e organizatave kriminale të drogës nga Kosova dhe Maqedonia, shqiptare. Dhe natyrisht, ortakët e tyre të karteleve të Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Paraguait, Uruguait.

Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryemi nistri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës.

Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë.

Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës.

Faleminderit!

PYETJE – PËRGJIGJE

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z.Berisha, a do ta shtrini këtë çështje edhe në parlament, përshembull të kërkoni një mocion me debat për dosjen Aruba në senacën më të afërt plenare?

Berisha: Ju falënderoj për sugjerimin.

Ju garantoj se, veprimet tona do të jenë të shumëfishta dhe të shumëllojta, për këtë takim që tashmë nuk e mohon dot kush. Tashmë është i stamposur në regjistrimet e antimafias italiane dhe unë e falënderoj shumë.

Nëqoftëse gazetari i ka publikuar ato, do të thotë se antimafia ja ka dhënë, nuk ja ka rrëmbyer nuk ja ka vjedhë.

Ata kanë bërë një shërbim të madh. Ai do jetë vetëm një akt.

Por akt tjetër nëse Rama nuk jep dorëheqjen, do të jetë një padi në SPAK, por do shohim tani ligjet ndërkombëtare, me shpalljen e karteleve si organizata terroriste, nëse mund të bëhet padi edhe në gjykatë ndërkombëtare.

Për ne ky takim është detyrim madhor, para çdo shqiptari, qytetarëve të rajoni dhe Europës për të bërë transparencë të plotë.

Shqipëria ka një kryeministër dhe ministra, të cilët udhëtojnë me çarter 13 mijë milje për të takuar bosë shqiptarë dhe latinoamerikanë të drogës.

Daniela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, në fakt, do të doja t’ju korrigjoja për nisjen tuaj të konferencës sepse, vetëm në momentin që flasim janë rreth 8 televizione informative që po e pasqyrojnë konferencën tuaj, dhe e njëjta gjë, edhe ditën e djeshme. Ndërkohë, dua t’ju bëj një pyetje lidhur me aksionin në palrament. PD ka deklaruar, apo ka patur si kërkesë kryesore në seancën e ditës së mërkurë që, duhet të përsëritet seanca plenare ku u votua programi qeverisës. A do ta artikulojë PD këtë kërkesë mbase në institucione të tjera, siç mund të jetë Gjykata Kushtetuese. A do të bëjë një kërkesë, duke qenë se edhe ju vet e deklaruat edhe në Kuvendin e Shqipërisë?

Berisha: Unë kam respekt për çdo gazetar që vjen këtu në konferencë shtypi. Por unë di që përfaqësoni një televizor dhe jo AMA-n e qeverisë. Është AMA ajo që monitoron, por se e dhanë një moment. Po shiko lajmet sa japin.

Kontrollo edicionet e lajmeve të mediave që i kontrollon qeveria sa japin ketë gjë. Kontrollo titujt e gazetave dhe portaleve sa e kanë Arubën, edhe pastaj më thuaj.

Merri titujt sot të mëngjesit se, Aruba ka tre ditë që ka shpërthyer, ndaj dhe unë e nisa konferencës duke denoncuar censurën.

E dyta, po ne kërkojmë dhe do kërkojmë. Ne e dorëzuam dhe në Gjykatë Kushtetuese dhe natyrisht kjo është një kërkesë e ligjshme.

Mund të ju them unë ju, ai ishte një skenar, tani është shumë e qartë. Shkoni e pyesni. Asnjë deputet socialist nuk kishte përgatitur një fjalë. Asnjë nga ata që quhen ministra sot, nuk kishte përgatitur një fjalim. Që të gjithë kishin ardhur në funksion të atij skenari provokimi. Por, në qoftë se njeriu provokon me Kushtetutën, me rregullat e parlamentit dhe ka të tjerë që thonë se, opozita ra në kurth, unë u them atyre zotërinjve dhe atyre që mendojnë kështu: opozita mbron kushtetutën, opozita mbron parlamentin dhe rregulloren, dhe u përgjigj në mbrojtje të saj. Sigurisht që do insistojmë në kërkesën tonë.

Daniela Maloku, Report Tv: Ndërkohë, nga ana tjetër, ju vet keni refuzuar që të flisni për emra për Bashkinë e Tiranës, por duket se në rradhët e demokratëve, por edhe më gjerë ka nisur që të artikulohen emrat e parë. Përshembull, një nga emrat që unë personalisht kam dëgjuar është edhe emri i ish-bashkshortes së ish-deputetit të ndjerë të PD, Gert Bogdani, Edlira Çepani, që është është artikualuar jo vetëm në radhët e demokratëve, por edhe më gjerë. Ju z.Berisha, do ta merrnit një iniciativë për t’i bërë një ftesë?

Berisha: Iu përgjigja dje pyetjes tuaj.

Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera.

Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon.

Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte.

Këta tre persona, z.Noka, z.Këlliçi dhe z.Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit.

Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bjenë dakord, se duhet të bjenë dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve.

Puna është në vazhdim.

Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu.

Ardit Hoxha, Euronews: Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës ju e dhatë njëlloj përgjigje për formulën se si do të gjendet kandidatët. Po për 5 bashkitë e tjera, i keni gati emrat?

Berisha: Janë padiskutim, jo një, por disa për çdo bashki.

Sapo të përcaktojë struktura, të marrin vendimet e duhura strukturat.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale