Fjala e drejtueses së departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Përshëndetje të nderuar pjesëmarrës, të nderuar kolegë dhe miq të departamentit të arsimit të Partisë Demokratike, të nderuar kolegë të departamenteve të tjera, të dashur studentë, i nderuar zoti kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës profesor Sali Berisha.
Jemi sot në këtë takim me specialistë, pedagogë, studiues, të rinj dhe studentë mbi angazhimin politik dhe publik të të rinjve, të studentëve tanë në jetën politike. Jemi në një kontekst të rrallë gjatë këtyre viteve. Të rinjtë dhe studentët, fëmijët tanë, gjenden në shesh, janë në këmbë për të ardhmen e tyre, për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet dhe për t’i dalë zot atdheut fizik dhe metafizik.
Në këtë periudhë të vështirë unë besoj se duhet të theksoj një ide timen personale. Partia Demokratike, opozita, kanë një meritë të padiskutueshme. Ka një meritë të padiskutueshme, të jashtëzakonshme lidhur me shtratin që i krijoi kësaj proteste. Po të kemi parasysh kërkesat kryesore që shtron kjo protestë kanë të bëjnë me dorëheqjen e kryeministrit, atë që Partia Demokratike, kryetari i Partisë Demokratike profesor Sali Berisha e ka kërkuar përmes fakteve, provave.
Po kështu aktivitetin e gjerë politik që kanë pasur departamentet, përmes denoncimeve, përmes deklaratave, përmes tryezave midis specialistësh. Ne kemi shtruar besoj, jemi të gjithë në një mendje, shtratin e këtij reagimi të mrekullueshëm, historik, popullor, të rinjsh, ku sundojnë të rinjtë, zotërojnë të rinjtë dhe të rejat. Dhe është krejt normale.
Unë po i referohem vetëm UNESCO-s, janë bërë disa të dhëna sot, të rinjtë dhe të rejat tona, studentët tanë emigrojnë jo thjesht si studentë, emigrojnë për një emigracion afatgjatë. Gjë që sipas UNESCO-s përbën dhe numrin më të madh të popullsisë që largohet nga vendi. Dhe nga ana tjetër ne si shtet nuk kemi kurrfarë politike për t’i kthyer këta të rinj dhe për t’i bërë forcë aktive të rizgjimit dhe të popullit tonë, të së ardhmes së vendit tonë.
Por kjo lëvizje më ngjan, unë kam qenë pedagoge siç për shumë vite, në 2018-2019 në lëvizjen e studentëve si dhe me lëvizjen historike të vitit 1990. Por në 2018 ky kryeministër i gënjeu studentët me paktin e universitetit, për të cilën nuk u bë absolutisht asnjë gjë. As godinat e reja. Sot studentët tanë paguajnë tarifat më të larta se studentët në vendet e rajonit, por shumë më të larta dhe se në vendet e Evropës Perëndimore. Në Gjermani, studenti nuk paguan asnjë euro taksë vjetore.
Dhe po kështu me godinat, me infrastrukturën digjitale, nuk u bë asgjë. Por ky kryeministër është mjeshtër i propagandës dhe i gjuajtjes së druve, asaj që George Orëell siç të gjithë ne e njohim me veprën e famshme distopike 1984 e karakterizon si ‘regjuha’. E vesh të gjithë realitetin me një gjuhë propagandistike, ideologjike, për të tkurrur mendimin, për të tkurrur reagimin dhe për të manipuluar realitetin. Në fakt thelbi i tij është të manipulojë realitetin, të mbajë sa më gjatë pushtetin.
Ndaj sot në ditën e 17 të protestuesve në rrugët e Tiranës, por edhe në qytetet e tjera, por edhe në diasporë, e shoh me shumë vend që ta hapim këtë diskutim, siç ka ndodhur dhe në aktivitetet e mëparshme të Partisë Demokratike, për të marrë mendimin e gjithësecilit dhe për të qenë në shërbim dhe në fuqizim të kësaj lëvizjeje.
Faleminderit.


