Takimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike me europarlamentarët të Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/ Jorida Tabaku:

Zoti Gogu, të nderuar presidentë doja vetëm të sigurohesha që të alternonim kohën ndërmjet përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës, të jenë në rradhë të ndara, kjo ishte kërkesë proceduriale për këtë arsye kërkova fjalën. I nderuar President Z. Tarquinio , të nderuar anëtarë të delegacionit,së pari më lejoni t’i uroj suksese këtij komisioni të përbashkët në mandatin tuaj të ro. Jam e sigurt që ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi te gjatë. Më vjen keq që ndoshta jo gjithmonë nuk e ndaj entuziasmin e përfaqësuesve të Qeverisënë rezultatet por njëkohësisht në të dhënat që ato prezantojnë. Është e vërtetë që hapja e grup kapitullit të parë përbën sigurisht një lajm të mirë dhe pozitiv, për Shqipërinë , për shqiptarët, jo për Qeverinë, është një mungesë e hapjes së negociatave për një periudhë të gjatë 12 vjecare ku shqiptarët kanë pritur që kjo të ndodhtë që në vitin 2013kështu që unë nuk besoj se ka nevojë as për festë as për triumfalizëm ,as për shampanjë por ka nevojë që të gjithë të ulemi dhe të shohim se cfarë ka ndodhur dhe cfarë ka shkaur keq dhe cfarë duhet të bëjmë ndryshe në të ardhmen.

Më lejoni të them që në krye të herës, është e vërtetë zoti President që ka shumë plër të ndërtuar, ka shumë për të ndryshuar dhe ne të gjithë e dimeë që Shqipëria ka një mundësi të jashtëzakonshme dhe një potencial të jashtëzakonshëm pëër tu afruar më shumë me standardet europaine, me sundimin e ligjit, me llogaridhënien por fatkeqësisht mungesa e vullnetit politik shpeshherë ka qenë një nga arsyet kryesore pse ky proces nuk ka avancuar ashtu sic më vjen keq që dhe përfaqësues të delegacionit tuaj sot janë bërë pjesë dhe dëshmitarë të asaj klime të tensionuar politike që ekziston këtu dhe ju vetë e keni përjetuar një protestë ashtu sic ne përjetojmë shpeshherë dhe sulme verbale por jo vetëm.

Unë dua të fokusohem në dy elementë të cilët lidhen me korrupsionin. Dua t’ju them se si Kryetare e Komisionit të Cështjeve Europiane por njëkohësisht edhe e Këshillit Kombëtar të Integrimit, asnjëherë nuk ndjej kënaqësi kur emri i Shqipërisë përmendet në raportet ndërkombëtare për korrupsionin. Unë e kam të qartë, shqiptarët e kanëtq qartë ashtu sic thuhet në të gjitha raportet ndërkombëtare, sot 80% e shqiptarëve e kanë përjetuar korrupsionin në lëkurën e tyre. Dhe kjo ëhstë një shifër e dhënë nga studime të pavarura dhe jo nga opozita.

Dy janë shkaqet kryesore të korrupsionit: korrupsioni i brendshëm që vjen nga mungesa e vullnetit poltiik që përshkallëzohet cdo vit , që është reflektuar njëkoëhsisht me shumë ish zyrtarë të mazhorancës me akuza për korrupsion të cialt kanë dalë nga opozita por në momentin kur jane thënë nga opozita, kushdo që i ka bërë këto akuza, fatkeqësisht është sulmuar. Nga ana tjetër kemi një strukturë të dobët të institucioneve dhe mungesë  transparence dhe një kulturë politike që lejon abuzimin me pushtetin, kanë kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur, ku abuzimi me detyrën është kthyer në një gradim politik me kosto të larta për vendin.Ndërsa shkaqet e jashtme lidhen me ndikimin negativ të faktorëve globalë si dhe mungesën e monitorimit dhe presionit të vazhdueshëm nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu që për këtë arsye bie dakord që procesi i integrimit dhe hapja e negociatave do të bëjnë më të mundur më shumë kontroll dhe mbikëqyrje.

Korrupsioni endemik, thotë DASH, ndikon në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë në strukturat e qeverisjes, ka krijuar varësi të ngushta midis politikës, biznesit dhe grupeve të interesit. Kjo formë e korrupsionit përbën një kërcënim të madh për sundimin e ligjit dhe demokracinë, pasi përqendron pushtetin dhe burimet në duart e pak individëve, duke penguar konkurrencën e ndershme dhe qeverisjen e mirë.

Ky korrupsion endemik sot vihet re në çdo institucion, duke kryesuar kadastra,në zyrat e pronve e kulmon me ligjbërjen me porosi ku shkëlqen qeveria. Dhënia e favoreve fiskale, ligje që shpërndajnë prona publike dhe pasuri publike, ligje që mbështesin sektorë të veçantë sot tregojnë plagën e vërtetë të korrupsionit. Dhe kjo ndodh dhe në shkelje të MSA-së dhe në shkelje të konkurrencës, ku dua të përmend aeroportin e Vlorës, portin e Durrësit, Teatrin Kombëtar, dhe të paktën 17 ligje të tjera me porosi, kështu që më vjen keq t;ju them që ne kemi 11 vite që e kemi provuar si dhe sa e lufton korrupsionin kjo qeverisje.

Kjo influencë negative e korrupsionit që ka çuar deri në kapjen e shtetit ka mundësuar krijimin e deficiteve të tilla që prodhojnë mungesë integriteti dhe pavarësie ekonomike, nuk ka pasur kontroll dhe është lejuar e toelruar deri kur është ngritur një sistem i cili mbizotëron sot fatkeqësisht në pjesën më të madhe të adminstratës publike , qendrore dhe lokale.

Komisioni që unë drejtoj ka një përqindje të lartë të përafrimit të legjislacionit me BE, ndoshta një nga më të lartët në rajon por neve nuk na duhet një proces integrimi në letër, neve na duhet një proces integrimi që prek qytetarët shqiptarë dhe zbatimi i ligjit, zbatimi i cdo ligji qoftë atij shqiptar qoftë atij që vjen si rezulatt i përafrimit të legjislacionit,është fusha ku sërish Qeveria shkëlqen.

Në raportet ndërkombëtare dhe ato të Departamentit Amerikan të Shtetit por edhe në Progres Raport, evidentohen sfidat e mëdha për të arritur përmirësime të qëndrueshme në këtë fushë. Shqipëria përballet gjithashtu me sfida të rëndësishme në lidhje me flukset financiare të paligjshme, të nxitura nga korrupsioni i përhapur, rritja e organizatave kriminale, evazioni fiskal dhe pastrimi i parave përmes transaksioneve tregtare. Vetëm vitin e fundit, si % e PBB ka mbërritur në 2.16% me 859 mijë transaksione korruptive, sipas raportit të SELDI.

Abuzimi me pushtetin publik për përfitime personale është faktor kryesor në gjenerimin e këtyre flukseve financiare të paligjshme dhe unë besoj ashti si Opozita që plaga e Shqipërisë për korrupsionin mund të shërohet vetëm me një vullnet të vërtetë politik. Ky vullnet është i cunguar për sa kohë Kuvendi e trajton Opozitën si numër dhe jo si realitet që duhet dëgjuar dhe kërkuar për dialog e komunikim. Qeveria i ka refuzuar të gjitha përpjekjet e opozitës dhe të gjitha propozimet e opozitës në fushën e korrupsionit dhe ka marrë vendime pa konsultime të gjera e realiste dhe unë beosj që nuk ëhstë kjo mënyra për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm që lufton korrupsionin në mënyrë efektive.

Shqipëria ka nevojë për një transformim të plotë të mënyrës së qeverisjes, një përkushtim të palëkundur ndaj transparencës dhe një luftë pa kompromis ndaj atyre që përfitojnë nga korrupsioni dhe ata që e kanë ngritur këtë sistem nuk munden që ta realizojnë këtë. Është e vërtetë që kemi humbur shumë kohë, është e vërtetë sic thatë ju zoti President që Shqipëria është Evropë, është e vërtetë që Shqipëria është Evropë por a do bëhemi ndonjëherë Perëndim? Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale