Takimi Berisha–Plenković: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike

Takimi me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković
Zagreb, 30 prill 2026

Gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion nga Partia Demokratike i kryesuar nga Kryetari i PDSH, Sali Berisha, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në një frymë shumë miqësore dhe konstruktive.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U vlerësua veçanërisht përvoja e suksesshme e Kroacisë si një model integrimi i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike.

Në nisje të takimit, z. Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë, vend mik, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Europian, veçanërisht mbështetjen e Kryeministrit Plenković, njëherazi President i HDZ.

Më tej ai u ndal në shqetësimin e thellë mbi situatën në Shqipëri, duke theksuar:

  • regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes,
  • mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,
  • ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor dhe në jetën ekonomike të vendit,
  • nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesën e llogaridhënies dhe të checks and balances, duke përfshirë raste konkrete si:

Të dyja palët ranë dakord që procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike.

Nga ana e tij, Kryeministri Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.

Në përfundim, palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me synim mbështetjen e demokracisë dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe rajonit.

Në takim, Kryeministri Plenković shoqërohej nga Zdravka Bušić, Zëvendëspresidente e HDZ dhe deputete; Andro Krstulović Opara, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe deputet; Tomislav Leko, Zëvendësshef i Zyrës së Kryeministrit; dhe Tea Jerković, Këshilltare e Presidentit të HDZ.

Ndërsa z. Berisha shoqërohej nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Enri Çeno.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale