KONFERENCA PËR SHTYP E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARET
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka komentuar takimet e zhvilluar gjatë fundjavës me shqiptarët e diasporës në Greqi dhe Itali. ‘Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria, atje ishte e ngulurit thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare’, theksoi Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, gjatë takimeve me diasporën, programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme. Sipas Berishës, Rama, si një rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në qenien e shqiptarëve jashtë vendit. ‘Edi Rama, rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në çdo qelizë të qenies së shqiptarëve jashtë vendit. Programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme. Mos harroni se ata njerëz, direkt si persona, nuk përfitojnë nga ai program, jetojnë jashtë’, theksoi kreu i PD.
Sipas liderit të opozitës, në takimet me diasporën, veçanërisht në Itali e Athinë, kishte një ndërveprim të shkëlqyer. Berisha theksoi se, miting i zhvilluar në Parma, u ka bërë përshtypje edhe miqve italian që ishin të pranishëm në këtë takim, të cilët janë shprehur se, tubime të tilla nu kkanë ndodhur më parë. Ndër të tjera Berisha theksoi se shqiptarët në diasporë, janë një histori e vërtetë suksesi.
Kreu demokrat Berisha ka deklaruar gjatë konferencës me gazetarët se ‘çështja McGonigal po kthehet në tryezë’. ‘Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA’, tha lideri i opozitës.
Duke folur për zhvillimet politike, Berisha nuk la pa përmendur kërcënimet që kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj po bën ndaj prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Sipas Berishës, kodi i këtij mesazhi, është kërcënimi me jetë i dëshmitarëve. Berisha tha se Veliaj nuk mund t’u shpëtojë krimeve që ka kryer, ndaj për këtë çështje, i kërkoi të ndalë kërcënimet, në të kundërt do të përgjigjet shumë rëndë.
Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, lideri i opozitës deklaroi se, ‘me Edi Ramën dhe ardhjen e Altin Dumanit në krye të Skapit nisi veprimtaria kriminale e Skapit, kundër opozitës’.
Ndërsa i pyetur për arrestimin e Safet Bajrit, nëse ka një koment për të, kryedemokrati tha se, ky nuk ishte një arrestim, por një dorëzim i kontrolluar: ‘Mafia e ka ligj këtë’ tha ai.
Në konferencën e së hënës me gazetarët, Berisha tha se transformimi i SPAK, në prokurori politike është vepër e Edi Ramës, përmes veglës së tij, Altin Dumani, Ndër të tjera Berisha theksoi se pluralizmin politik nuk e minoi dot Antony Blinken, jo më ta minojë Altin Dumani.
Kryetari i PD ka komentuar gjate konferencës për shtyp ditën e sotme dhe emërimin e Dan Bonginos si nëndrejtor i FBI-së. ‘Lajm i hidhur për Edi Ramën për shkak të lidhjeve të tij me Sinaloan’, tha ai. ‘Edhe ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën’, tha Berisha.
Lideri demokrat, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, pas abuzimeve që ky i fundit ka bërë me taksapaguesit e qytetarëve amerikanë, duke cenuar sipas tij, në mënyrë flagrantë sigurinë e SHBA-ve. Berisha tha se përmasat e krimit të Edi Ramës janë për në ishullin Riker, teksa iu referua burgut famëkeq amerikan në Nju Jork, dhe që vetë do të angazhohej për ta dërguar atje.
I pyetur nga gazetarët për çështjen e koalicionit me të cilin PD do të paraqitet në zgjedhje, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike është e hapur për aleancë dhe bashkëpunim, me këdo parti që e konsideron Ramën si problemin kryesor. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e së hënës me ta, Berisha tha se nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër Ramës.
FJALA E PLOTE:
Jam sot para jush për të paraqitur udhëtimin tim në Itali dhe Greqi si udhëtimin, do të thosha unë, më mahnitës, më emocionues, më energjizues të të gjithë vizitave të mia.
Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore të pafundme, mallëngjimit njerëzor, vuajtjes njerëzore, mallit të pashuar, por edhe dhimbjeve të shumëllojta.
Por, udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt suksesit mahnitës të shqiptarëve.
Atje takon qytetarë shqiptarë që janë në përpjekjet e para për ndërtimin e ëndrrës së tyre.
Por takon edhe të atillë që kanë ndërtuar një ëndërr madhështore dhe janë bërë emër i madh në qytetin, në qarkun, pse jo në gjithë Italinë dhe Greqinë.
Por tani, meqenëse jemi në fushatë, ajo që mund t’u them unë ju se në këtë udhëtim unë gjeta atë mbështetje, atë shpërthim energjie dhe optimizmi, atë entuziazëm, i cili është identik me entuziazmin elektoral të vitit 1991.
Nuk mund të imagjinohet shpërthimi i ndjenjave, i optimizmit, i vendosmërisë, i entuziazmit që në këto zgjedhje të shpëtohet Shqipëria.
Motoja se me 11 maj shpëton Shqipëria atje ishte e ngulurit thellë në të gjithë qenien e emigrantëve dhe diasporës shqiptare.
Ndaj dhe nuk mund të mos e cilësoj këtë udhëtim në botën e fitores.
Ky udhëtim treditor ishte udhëtim në fitore.
Një fitore e thellë, një fitore e cila kishte shpëtimin e Shqipërisë si gëzimin më të madh të shqiptarëve. Si misionin më të rëndësishëm të tyre.
Edi Rama, rrezik madhor kombëtar, ishte ngulitur thellë në çdo qelizë të qenies së shqiptarëve jashtë vendit.
Programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme.
Mos harroni se ata njerëz, direkt si persona, nuk përfitojnë nga ai program, jetojnë jashtë.
Por minimumi jetik prej 200 eurosh për familjarët e tyre, që nuk e kanë, karta e konsumatorit për familjarët që marrin vetëm minimum jetik, ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, lehtësirat e tjera për bizneset, ata i përjetonin si mirësi personale.
Sepse janë ata që përballojnë minimumin jetik të familjarëve të tyre.
Dhe tre muajt e parë të qeverisjes së PD, ata çlirohen plotësisht nga kjo barrë.
Kështu që të gjithë emigrantët, familjarët e të cilëve në Shqipëri janë pa punë, janë në ndihmë ekonomike ose marrin pensione nën 200 euro, ose marrin rroga të ulëta nën 500 euro apo paguajnë energjinë me 85 lekë kilovatin, me paketën e emergjencës çlirohen përfundimisht nga detyrimi për të çuar shumën e kafshatës në Shqipëri.
Së dyti, është pëlqyer shumë dhe ka ngjallur shumë interes, heqja e çdo takse për 5 vitet e para për çdo emigrant që vjen të investojë kursimet e tij në Shqipëri.
Me interes të veçantë është pritur programi ynë për bujqësinë. Jo vetëm që do subvencionohet për çdo fidan dhe krerë bagëti, por do garantohen kredi të buta dhe grante për hapjen e fermave nga emigrantët që duan të vijnë në Shqipëri dhe të zbatojnë ato praktika që kanë zbatuar në vendet ku janë.
Një ndërveprim i shkëlqyer në këto takime.
Ju nuk mund të imagjinoni. Unë e kuptoj që ju i keni ndjekur në TV, por problemi është se televizori e ka ekranin akull, por sallat ishin zjarr në këto takime.
Dhe ajo frymë, ajo po vjen me shpejtësi në Shqipëri.
Është shumë, shumë interesante.
Salla në Athinë buçiste nga të gjitha anët: O Edvin, o i tillë, o i atillë, diaspora nuk të do…
I dëgjuat besoj.
Pra, faktikisht diaspora i ka vu kufirin tek thana.
Ndaj dhe e quajta udhëtim në fitore.
Mahnitës!
Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë organizatorët e atij takimi aq madhështor dhe aq entuziast në Parma, sa që nuk e ekzagjeroj po të them, por miqtë e mi më thanë se Italia nuk e ka parë ndonjëherë. Italia ka parë shumë, unë nuk kam regjistrin e mitingjeve të tyre, po ai qe nga mitingjet më entuziaste.
Kam mirënjohjen më të pakufishme ndaj degës së PD, PBDNJ dhe të gjithë atyre që u morën me organizimin e atij takimi të paparë në Athinë. Ajo sallë e madhe e stërmbushur nuk kishte njohur kurrë një entuziazëm të atillë. Kurrë!
Ishte emocionuese shumë kur mendoje që Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, është sot qyteti që ka mikpritur më shumë shqiptarë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërie. Dëshmi e një hapjeje, e një mikpritje, e një vlerësimi.
Salla ishte emërtuar Melina Merkuri, një artiste e madhe greke me origjine arvanitase, shqiptare, të cilën ajo nuk e kishte mohuar kurrë, përkundrazi një zonjë fisnike që në vitet ’90 krijoi një fond për të ndihmuar emigrantët shqiptarë.
Por unë e thashë aty, se midis atyre emigrantëve, njerëz guximtarë që u nisën drejt Greqisë për të shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme të pasojave të diktaturës, sot ka këngëtarë të mëdhenj, ka artistë, ka sportistë, ka studiues, pra faktikisht kjo gjeneratë emigrantësh po nxjerr Melina Mërkurët, Irenë Papasët e tjera shqiptarë.
Shqiptarët, histori suksesi. Histori e vërtetë suksesi.
Ndaj dhe mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që morën pjesë dhe një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore, të gjithë emigrantëve tanë në Itali, në Greqi dhe kudo që janë.
Së fundi, ka lajme të hidhura për Edi Ramën.
Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë.
Jo vetëm nga ato mitingje që e lanë pa frymë, që pa këto dy ditë, por po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë.
Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.
Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë.
Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht.
Por, dihet që ai individ mori nga Edi Rama 225 mijë dollarë nga zyra e Ramës.
Tani, Altin Dumani, prej 1 vit e gjysmë, e mban në sirtar dosjen dhe ai nuk ka kërkuar akoma dosjen e gjykatës së Uashingtonit, sepse do me çdo kusht të mbrojë Edi Ramën. Mirëpo kësaj kohe i erdhi fundi.
Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA.
Kështu që ky është një lajm i hidhur dhe e garantoj që edhe më i hidhur do të bëhet për Ramën. Të jetë i përgatitur.
Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal, të dënueshëm, të Erion Vjedhësit, Erion Hajdutit, kërcënimin me personale të Olsi Dados.
Tani unë e kam pak ndryshe problemin këtu.
Sigurisht unë jam kundër çdo kërcënimi personal.
Nuk mund të ketë kërcënime personale, se pastaj është vetëgjyqësi. Por mesazhi që jep ky hajdut, që ka hyrë në analet botërore si një nga hajdutët më të këqij në Europë, dhe e shoqja e tij si Lajla Asadi me garderobë 1 milionë, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve.
Sepse kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht.
Por kërcënimi personal është për dëshmitarët, që po folët, do e keni personale me mua.
Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky.
PD po shqyrton të gjitha modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve.
Nuk ka. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita, duhet t’i pranojmë.
Çdo njeri që pranon të zbardhë një krim, ka merita të padiskutueshme.
Ndaj dhe i them Erion Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë.
Po të jetë puna për ata skapistë, ata të kursyen ty djegësin 130 milionë euro, që nuk ekziston kund. 5D-në që vetëm hoteli i qeltë kushton 75 milionë euro gjer tani, 20 e ca katesh, hoteli më gjigant në Shqipëri.
Ndaj dënoj këtë akt, dënoj me forcën më të madhe heshtjen e Edi Ramës, i cili më falni për shprehjen, nuk po e përdor atë fjalën që duhet të përdor, por nga mëngjesi gjer në darkë nuk i pushon goja dhe nuk gjeti tre fjalë për të dënuar këtë akt.
Çka lë të nënkuptohet se janë në sintoni me njëri-tjetrin.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Osman Stafa, News24: A mund të na jepni një shpjegim se nga ndryshojnë sulmet e vazhdueshme që ju keni bërë ndaj Altin Dumanit, duke e cekur drejtpërdrejt me emër, nga ajo që Erion Veliaj po bën ndaj Ols Dados.
Sali Berisha: Së pari nuk është kërcënuar kurrë në personal. Kërcënime në personal unë i kam bërë ndonjëherë vetëm Edi Ramës i cili kërcënon në personal. Mirëpo siç ke parë ti, njerëz të kërcënuar në personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan. Po. E kërcënoi në personal dhe të dimë targën Ervis Martinin, është i vetmi njeri që nuk gjindet më. Dhe të gjitha gjasat kur nuk gjindet të çojnë drejt një vrasje shtetërore.
Ku ndryshojnë, po ndryshojnë shumë. Altin Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër; një, ti marrë mandate opozitës siç ka qenë mandati i Fredi Belerit.
Ka marrë përsipër si asnjë vend tjetër të Europës të vendosë në ndjekje penale apo arrest, tre liderët e tre partive opozitare pa asnjë lloj, krejtësisht. Ilir Meta pa asnjë akuzë konkrete. Sali Berisha gjithçka në manipulim dhe falsitet. Fatmir Mediu për një proces i cili është gjykuar gjerësisht 15 vitë më parë.
Ka marrë përsipër si prokurori politike të arrestojë një deputet të ri, me dëshmitarë të rremë, njëlloj si Fredi Beleri, me dëshmitarë të rremë, ta dënojë 1 vit, një njeri që meriton vetëm dekorata, gjeti se i vëllai i ministrit të Brendshëm drejtonte trafiqet nga Vlora nën mbrojtjen e vëllait të tij ministër dhe se ai duhej ekstraduar në Itali.
Pra, ka mbyllur, ka amnistuar krimin e madhe elektoral të zyrtarëve më të lartë të shtetit.
Më thuaj mua, a ka njeri në botë që nuk e quan politike këtë prokurori. Janë 3 rezoluta ndërkombëtare të cilat bëjnë fjalë dhe damkosin Altin Dumanin dhe Skrapin e tij si një prokurori të mirëfilltë politike.
Nuk janë vetëm rezolutat, është dhe fjalimi historik i zv/presidentit JD Vance, i cili u tha se, armiku më i rrezikshëm i juaji Europian, është i brendshëm dhe jo Rusia e Kina, por e keni vetë ju.
Ai armik arreston lider të opozitës, për të marrë mandate. Ai armik censuron kundërshtarët. A nuk ka arrestuar Edi Rama në Shqipëri, tre liderë të opozitës. Ua anulloni mandatet në gjykatë tha JD Vance. A nuk ja morën me gjykatë Fredi Belerit, mandatin. Kontrolloni mediat sociale. A nuk po mbyll Edi Rama tik tokun.
Pra çdo gjë që u tha të çonin tek Edi Rama dhe Altin Dumani. Pse Altin Dumani? Është kryetari. Me ardhjen e tij në krye të Skapit u nis kjo veprimtari kriminale e Skapit. Është gjithçka kjo. Kështu që nuk mund të krahasohet me asgjë.
Duke kundërshtuar një prokurori kriminale dhe duke damkosur një prokurori kriminale, mbron liritë e qytetarëve shqiptarë, mbron pluralizmin politike, themelet e demokracisë shqiptare. Janë krejt të ndryshme këto.
Osman Stafa, News24: Ju thoni se është një prokurori politike…
Sali Berisha: Nuk them unë, ju lutem, e thotë JD Vance.
Osman Stafa, News24: Ju thoni, po ju citoj ju, SPAK se ka vënë nën akuzë tre lider të opozitës. Ndërkohë nga ana tjetër, të njëjtën gjë thotë Erion Veliaj, se Sali Berisha më ka futur mua në burg, të njëjtën gjë thotë, Ilir Beqaj që po qëndroj kot në burg, nuk ka akuza të mirëfillta ndaj meje. Këtë gjë ka thënë Saimir Tahiri, apo këtë kanë thënë dhe eksponentë të tjerë të PS-së, Dako, etj., të cilët sot ose të gjykuar ose nën hetim nga SPAK. Si i përgjigjeni kësaj.
Sali Berisha: Së pati, cilido që ka keqpërdoruar paratë publike, është në opozitë apo në pushtet, duhet të marrë ndëshkim ligjor. Por siç e shihni ju, në rastin e Sali Berishës nuk është gjetur qoftë edhe një qindarkë publike nga ai dhe famijarët e tij.
Të gjithë narrativën e bazuan në një shpifje, një trillim se ajo ishte tokë publike.
Por dokumente zyrtare të atyre viteve kur këta thonin se është tokë publike, faktuan se ajo nuk ishte tokë publike.
Ajo kishte qenë tokë e privatëve dhe ajo tokë nuk ishte shpronësuar kurrë.
Dhe ajo tokë ishte konfiskuar nga diktatura komuniste.
Atëherë, në qoftë se ndërton akuza mbi falsitetin, mbi fshehjen e dokumenteve, mbi manipulimin e dokumenteve, atëherë ti ke ndërtuar një piramidë mashtrimi politike për të cilën do ndëshkohesh. Për këtë të mos kemi iluzion. Do ndëshkohesh me ligj. Se ka ligj.
Urdhëro, e bënë në Amerikë, u shkarkuan që të gjithë se kishin bërë akte politike.
Amerika mund të ketë 10 mijë prokurorë, u shkarkuan ata që kanë bërë akte të turpshme politike.
Pra, transformimi i Skapit në prokurori politike është vepër e Edi Ramës. Nëpërmjet veglës së tij, Altin Dumani, një njeri i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm, një beniamin i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës, kush nuk e bënte këtë.
Ata harruan se po bënin gjithçka për të minuar pluralizmin politik. Po atë nuk e minoi dot Antony Blinken, jo ta minojë dot Altin Dumani.
Kanë kryer krim monstruoz, por unë nuk i them askujt që do e kesh personale, jo, do e kesh ligjore.
Ligjore do e ketë ai pa asnjë diskutim.
Ligjore do e ketë Edi Rama.
Ligjore do e ketë Ulsi Manja.
Ligjore do e ketë Arben Rakipi pasi të zbërthehen të gjitha ndërhyrjet. Sepse kjo është e gjitha. Arben Rakipi, a u kujtohet ju kur në vitin 1998, ky ish bashkëpunëtor i shpërfytyruar i Sigurimit të Shtetit, u ul para gazetarëve dhe tha Sali Berisha ka kryer krime kundër njerëzimit. Çfarë krimesh? Ka helmuar qytetarët e Vlorës me helme ushtarake. Po ku i ke provat? Kishte marrë një shishe Pepsi Kola. Dhe një gazetar e pa, i tha kjo është Pepsi Kola, çfarë helmi është ky?
Ky është Dumani, është një replikë e këtij mafiozi që drejton Shkollën e Magjistraturës dhe bën avokati, pret gjoba në anën tjetër.
Pra, nuk mund të ketë asnjë lloj krahasimi. Po nuk ndodh në histori, unë nuk kam dëgjuar kurrë që të investohen 130 milionë euro për një vepër dhe vepra të mos ekzistojë. Dhe për këtë të jenë përgjegjës drejtorët që ka firmosë tenderin. Si ka mundësi? Po drejtorët janë më të parëndësishmit aty, aty përgjegjës është Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Dhe për këtë të jetë përgjegjës Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 4 herë dhe jo Erion Veliaj që ka insistuar 4 herë.
Pastaj të themi atë që është, ajo, fakti i dhënies së tenderave nga BYL-a tek Ajola, nga Zhizhi tek Ajola, nga Eventi tek Ajola, nga Lal Vjedhësi tek Ajola, këto janë të dokumentuara.
Tani nxjerrin si provë që nuk është ashtu, dëftesën e Olsi Dados dhe thonë se ky është mbetës në matematikë dhe nuk di të bëjë llogari.
Po mirë, ta zëmë se është mbetës në matematikë, po llogaritë i bëjnë OPGJ-të, nuk merret prokurori me llogaritë, ai sheh ligjet. Ka ekonomistë, ka kontabilistë aty.
Pra, gjeti si argument për t’u mbrojtur kryehajduti i Tiranës një, sharjet dhe dy, i paska notat e dobëta në matematikë. Dhe meqenëse ky qenka i dobët në matematikë, gardëroba e Velicës nuk kushton 870 mijë euro, por kushton sa thotë ajo, 70 mijë. Po ato janë fatura doganash. Kush të dojë të vijë t’i marrë t’i shohë.
Osman Stafa, News24: A është një lajm i mirë, arrestimi i Safet Bajrit disa muaj para zgjedhjeve pasi e keni akuzuar shumë për një kohë të gjatë. A është në lajm i mirë, arrestimi i tij nga SPAK?
Sali Berisha: Safet Bajri u dorëzuar, lëri ato punë ti. U dorëzua mor zotëri, këta janë të paskrupullt. Ai u dorëzua mirë e bukur, është një gjë krejt marrëveshje. Mos u ngut. Po ta kishin kapur, arrestuar, por ai u dorëzua. Ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Harrojeni. Mafia e ka ligj atë, ka marrëveshje. Nuk mund të përshëndes marrëveshje unë.
Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha ju thatë se, kryeministri për çështjen McGonial duhet të përgatitet. Po për çfarë?
Sali Berisha: Fort. Për të shkuar atje ku e ka vendin…
Anisa Kadesha, RTSH: Ndërkohë që ju thoni, se Dumani prej 1 viti e gjysëm nuk avancon me dosjen…
Sali Berisha: Këtu ka një problem tjetër. Dumani sigurisht e mbron, e mbron, por problemi është se vendi tjetër nuk e mbron, sepse ai ka cenuar në mënyrë flagrante sigurinë e SHBA-së dhe këtu ai është fajtor para taksapaguesve të atij vendi, para qytetarëve të atij vendi dhe ai vend, ka ndodhur që i kanë marrë me mijëra kilometra larg dhe i kanë ndryrë në ishullin Riker. Është një ishull në Nju Jork dhe një burg i famshëm shekullor, ku disa hyjnë dhe dalin, të tjerë hyjnë dhe nuk dalin.
Por përmasat e krimit të Edi Ramës janë për në ishullin Riker. Të themi atë që është.
Fatmirësisht tashti në qytet ka një sherif të ri.
Po është e vërteta, nuk po them. Nuk ka më ashtu. Do ta ekstradoja me të dy duart, por ai nuk pret gjer në atë kohë, se ai do të ekstradohet pa asnjë diskutim, menjëherë bile.
Para zgjedhjeve z. Berisha …
Sali Berisha: Siç shoh unë, zor del nga dimri ky, mund të dalë, por zor shumë e ka.
Marsi Çerma, SYRI TV: Për të mbetur te çështja McGonigal, ka një tjetër lajm nga SHBA. Presidenti Trump ka emëruar zv/drejtor të FBI-së, gazetarin konservator Dan Bongino, i cili ka qenë ndër të parët që i ka kushtuar një hapësirë në emisionin e tij skandalit Rama-McGonigal dhe po kështu ka denoncuar dhe lidhjet e Ramës me grupin e Sinaloas. A mendoni se mund të ketë ky zhvillim në SHBA një efekt mbi kryeministri Edi Rama në Shqipëri.
Sali Berisha: Ajo që mund të them unë, që si drejtori i përgjithshëm i FBI, Kash Patel, ashtu edhe ish-oficeri i shërbimit sekret dhe më pas autori i një best-selleri dhe gazetar ndër më të kuotuarit në dëgjueshmëri, ka pasur një podcast që shkonte 16 milionë shikime apo dëgjime, është një zhvillim shumë pozitiv për FBI-në, e cila do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar totalisht për transparencë të plotë dhe për të mbrojtur pa lëkundje, jashtë çdo interesi, interesin e qytetarëve amerikanë dhe SHBA.
Edhe ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën.
Sinaloa nuk është më vetëm kartel droge, por është organizatë terroriste.
Luftar Hysa, me dy vëllezërit, ata pra janë krerët e një organizate terroriste, të cilës Edi Rama i ka dhënë licencë për kazino, i ka dhënë leje ndërtimi për hotel me 5 yje.
Është thellësisht implikuese.
Mbrojtja që i bëri Xhorxh Sorosi veprimtarisë kriminale të Edi Ramës merr fund, ai tani do përballet me ligjin.
Njëherë për njëherë aty ku e ka shkelur dhe e garantoj mbrapa edhe në Shqipëri.
Mariglen Kume, MCNTV: Pyetja e parë lidhet me takimin që zhvilluat me shqiptarët në Athinë, ku deklaruat se do të rikthemi marrëveshjen e detit, ndërkohë që kjo marrëveshje është goditur njëherë nga Gjykata Kushtetuese. Do të ketë modalitete të reja, apo çfarë parashikoni për këtë?
Sali Berisha: Çfarë ishte morali i kësaj? Në rast se bën një vështrim në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, do gjeni se aktet më themelore në këto marrëdhënie, janë firmosur gjatë qeverisjes së PD.
Dy janë më kryesoret, por janë edhe unike.
Njëri ishte traktati i miqësisë, që sot ka skaduar, ai nuk e ripërtëriti.
Dhe e dyta ishte marrëveshja e detit. Unë u them shqiptarëve se ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjitha kohërat.
Sepse ajo marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara ujëra territoriale 6 milje.
Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të plotë të kalonte në 12 milje. Greqia nuk e bëri këtë.
Greqia pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur ajo njihte 6 milje. Greqia nuk humbiste nga marrëveshja, se duhej të jesh naiv që të mendosh se ajo po të fal apo po humbet. Por ajo pranoi një regjim që e kishte.
Ky ishte një avantazh real i Shqipërisë që nuk e arrin më.
Dhe kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrja antishqiptare e Edi Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke që ta çojmë në Gjykatën e Hagës meqenëse vendimet e gjykatave ndërkombëtare mbizotërojnë mbi vendimet e gjykatave shqiptare.
Edi Rama erdhi në pushtet, jo, i tha Ciprasit, ne e negociojmë bashkë tani, bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë dy vjet negociata duke mashtruar dhe në fund kur shkuan në Korçë për ta firmosur palët, jo, thanë, se kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Me të drejtë pala greke u neverit dhe u tha se ju vendimin e keni pasur aty, pse negociuat dy vjet kur e dinit që kishit vendimin? Nuk është i sotëm vendimi.
D.m.th pa diskutim që unë kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të dy vendet.
Sepse pala greke e ka shumë të qartë se unë isha për zgjidhjen dhe moszgjidhjen.
Pala greke e ka shumë të qartë që ne ramë dakord që nuk krahasohet me marrëveshjen që po negocionte Rama më vonë. Shumë më e mirë.
Mariglen Kume, MCNTV: Ju kemi dëgjuar në mënyrë sporadike që të bëni ftesë tek partitë e tjera për të formalizuar koalicionin. A keni negociata konkrete përveç aleatëve tradicionale, me parti të tjera, pasi sot ka patur një zyrtarizim koalicioni mes grupit Shehi dhe Alibeaj.
Sali Berisha: Partia Demokratike mbetet e hapur, i ka deklaruar qëndrimet e veta. Tani çdo parti, çdo forcë politike e cila konsideron Edi Ramën si problemin më madhor dhe të keqen më të madhe të këtij vendi, nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër tij.
Tani se ku janë, nuk janë shprehur akoma, le të shprehen. Nëse e konsiderojnë Edi Ramën si të keqen më të madhe dhe janë të gatshëm të bashkohemi, janë dyer e hapura. Nëse pastaj bëjnë teoria që duan të dëmtojnë opozitën, atëherë bëjnë punën e Edi Ramës, të vazhdojnë, se këtu është një vend i lirë.
Keni pasur kontakte…
Sali Berisha: Personalisht nuk kam pasur, por do të vendosen kontakte. Me të gjithë do të vendosim kontakte, me të gjithë, jemi shumë të vendosur.
Andon Kello, AbcNews: Meqë ra fjala të partitë politike, Lulzim Basha ka kërkuar për tu regjistruar në zgjedhjet e 11 majit me një parti politike të quajtur ‘Koalicioni EuroAtlantik’, ndërkohë po sot Lulzim Basha ka mbetur jashtë koalicionit të disidentëve të PD, të krijuar nga Alibeaj dhe Shehi.
Sali Berisha: Tani, të komentoj unë për Taulant Ballën?
Të komentoj për Lulzim Bravën është si të komentoj për Taulant Ballën.
Nuk ia vlen!
Se ai identitetin e tij ia fali Taulant Ballës, ata u bënë një.
Ky është komenti im në këtë rast.