FJALA E KREUT TË PD, SALI BERISHA PARA SELISË BLU
Shkelmimi i Kushtetutës me urdhër të krim-kryeministrit, apo krim-ministrit, ta themi kështu se shkon gjatë krim-kryeministër.
Krim-ministër Rama, ta heqim atë krye, ta zevëndësojmë me krim, se e meriton, se ka bërë krime monstruoze, anti-kushtetuese. Ka tentuar të shkatërrojë opozitën e vendit dhe pluralizmin, sikundër i ka rekrutuar me korrupsion vendit të madh, partnerit tonë kryesor kryezbuluesin në një akt më anti-amerikan, më anti-perëndimor, më anti-NATO në tërë ekzistencën e shtetit shqiptar.
Ky akt dhe mbrojtja që po i bën pseudo-mazhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike që kthehet në origjinë. Një forcë politike anti-perëndimore, me një forcë politike dhe më një krim-ministër që mbron me çdo çmim dhe kusht pushtetin e tij dhe interesat e Putinit të Kremlinit dhe Putinit të vogël në Beograd.
Pra, këto janë motivet madhore të kësaj proteste e cila do vazhdojë deri në largimin përfundimtar të krim-ministrit Edi Rama. Dhe mundësisht të jeni korrekt. Mos e quani më kryeministër, se nuk mund të quhet kryeministër një njeri, i cili paguan vrasës me pagesë, kryezbuluesin e botës kundër opozitës.
Nuk mund të quhet kryeministër, por vetëm krim-ministër një njeri që i rekruton partnerit tonë më kryesor kryezbuluesin e saj.
Në këtë kontekst, ju takon ju mediave të formësoni fjalorin e ri politik të cilin meriton Edi Rama. Pra, harrojeni atë dhe do ta quajmë thjesht krim-ministër.
Pyetje: Z.Berisha, aleati juaj kryesor është thirrur në SPAK për të dhënë dëshmi po themi me çështjen CEZ-DIA, keni ju një koment?
Berisha: SKAP-i i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. Dhe merrni ju tani, për një moment. Është kryer një veprimtari e paparë në shekull, mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij personal Dorian Duçka, miku i tij dhe po këshilltari i tij, Agron Neza, të cilët i kanë dhënë ryfshfet një njeriu me një post më kryesor në botë për sigurinë për të hetuar PD.
Pra, kjo mjafton po të kishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje dhe për t’i vendosur hekurat në duar. S’është vetëm kjo.
Akti i tij që i fut thik pas shpine partnerit tonë strategjik. Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte Edi Ramën heroin e popullit shqiptar për aktin e tij.
Kështu që, ky njeri kryen një akt më anti-amerikan se askush tjetër në Europë. SPAK heshtu në një kohë kur, abazhuret dhe muret e restoranteve të Tiranës nga njëri cep në tjetrin dëshmojnë dhe flasin për gjoba që dy liutenantët e Edi Ramës, Dorian Duçka dhe Agron Neza, të drejtuar nga McGonigal vendosnin nda biznesmenëve shqiptarë.
T’ju tregoj unë skena dhe emra restorantesh, po nuk du se ka aspektin komercial, se nuk di i ndihmoj apo i ndihmoj edhe nuk jam që të hyj në biznesin e tyre, dhe vetëm kjo më pengon.
Pra, SPAK nuk heton, nuk ekziston.
Po ku ti padis unë, te PS t’i padis unë? Po mos më thuaj këtë fjalë tani. Si mund ta padis unë krim-ministrin te PS? Ata janë shtruar nji me PS.
Pyetje: Z.Berisha nqs e marrim të mirëqënë lobimin e Ramës te McGonigal që ky të lobonte kundër PD, në atë kohë në krye të PD ka qenë z.Basha. Pra, i bie që ju personalisht, por edhe mbështetësit tuaj i keni rënë kot mëqafë lidhur me akuzat?
Berisha: Në fakt, mor mik Lulzim Bashës i ka rënë mëqafë vetes së tij, këtë ta dini nga unë. Se siç e poshtëroi dhe shkelmoi ai veten nuk e ka bërë njeri në 32 vite në politikën shqiptare. Dhe të jesh i bindur, që qënie racionale që ka arsye nuk e bën kurrë atë që bëri ai. Dhe në këtë aspekt po të them unë ty sot, Edi Ramën, Lulzim Bashën, McGonigalin, McGonigalin me fustan, nuk i ndan asgjë nga njëri tjetri, janë një.
Pyetje: Z.Berisha, ju e paraljmëruat Taulant Ballën dhe kryeministrin Rama për një vendim të paracaktuar sipas jush, në rast se vendimi do të jetë ashtu si thoni ju që e shpalli z.Balla, do të shkohen në përshkallëzim deri në fund në 3 mars?
Berisha: Edhe njëherë, ju lutem. E them haptas këtu. Protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës. Dhe ne nuk do i lejojmë vetes kurrë që një trup prej 3 vetash ta bëjmë objekt. Ka lidhje strikt me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet që i ka bërë shoqërisë shqiptare, me të gjithë shkelmimin e interesave të qytetarëve, mendoj unë të të gjithë spektrit, të të gjitha shtresave, të rinjve.
A e dini ju që nga 937 mijë sipas EUROSTAT nga të dhënat e fundit që janë larguar nga viti 2014 deri më sot në hapësirën e Shengenit, 80% janë nën moshën 32 vjeç. Iku rinia. Nuk ka rini. Një njeri shkatërroi të ardhmen e këtij vendi. Një njeri që e urren këtë komb. Një anti-shqiptar si ky nuk ka parë ndonjëherë historia. Ndaj edhe kjo është protesta.
Një njeri që vetë shtrohet, mos më bëj me fol me prish gojën tani, në darka 10 mijë dollarëshe, kurse të tjerët jetojnë me një ose dy vakte në ditë dhe ato i marrin me listë në vendin e tij. Një njeri që vendos bordet e etërve të tij dhe thotë janë të dobishme, dhe me këto rrit çmimet sa do për t’u marrë nga xhepat qytetarëve në mallrat që blejnë. Një njeri që grabiti me klanin e tij pasurinë numër një publike të shqiptarëve, portin e Durrësit. Një njeri i cili i vodhi shqiptarët. Një njeri i cili nuk mendon asgjë tjetër, vetëm pasurimin e familjes së tij.
A e dini si është bërë një Fangu Fangu, baxhanaku i tij? Është bërë bosi i tenderave digjitale në Shqipëri. A mund ta pyesni pak atë ministren e kulturës? Po si ka mundësi t’i japë tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Edi Ramës? Po a ekziston një ligj konfliktit dhe interesit more zotëri, apo jo? A lejohet që enturazhi i kryeministrit, po të mos jetë kryeministër të fitojnë tendera në qeveri? Shkoni e pyeteni pak atë ministren e kulturës, me çfarë morali, tagri ligjor i jep thjeshtrës së Edi Ramës tenderat? Ajo kompani për definicion përjashtohet nga tenderi, s’mund të marrë pjesë.
Një njeri i cili Olsin e ka si peshkaqenin më të rrezikshëm. A ju kujthet ju kur iu vërsul Spitallës Olsi, ju kujtohet apo jo? Nxirrini nga akrivat ju udhëtimet e Olsit në Kinë. Nxirirni nga arkivat kur Olsi mori Spitallën për ta ndërtuar me një kompani që merrej me azilin e të moshurave në Kinë. Dhe mediat kineze hapnin me titull: Vëllai i madh i kryeministrit shqiptar…dhe Edi Rama qendronte mbrapa tij.
Po si u bë Abi Bank, kryebanka e vendit? A e dini ju pse ikën bankat e tjera? Ikën se u bë banka e Lindës, se Linda na u zgjodh në bord. Falimentuan dhe u shitën njëra pas tjetrës bankat e tjera.
Pra, keni kusure, që t’i nxirrni nga arkivat të gjitha këto. T’i nxirrni. Bëjani fishë se janë të vërteta, nuk i shpikni. Shqiptarëve duhet t’ua thoni të gjitha këto. Këta janë njerëz, qënie pa shpirt.
Ju keni Erion Velinë. Vë taksa arsimi në kundërshti me Kushtetutën. A mundet një njeri të vëjë taksa arsimi në një kohë kur arsimi në falas? Mundet sepse paratë i ndan me Edi Ramën. Kaq.
Do mësoni shumë gjëra rrugës. Do dalin. Tek djegësit, mizor ka qenë Edi Rama në diktimin për firmosjen me tjerët.
Mirupafshim!