Suzana Topi: 15 maji do të jetë një ditë feste për të gjithë ne.

I nderuar Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, të nderuar kandidatë të Opozitës së bashkuar.

Dua ta nis me një falenderim fjalën time për procesin e Primareve. Dua të falenderoj Dr. Berishën për një proces të lirë demokratik, por edhe mbështetësit e tjerë, aleatët tanë opozitarë, aleatin kryesor, Z. Ilir Meta.

Procesi i Primareve, ishte një proces i lirë ku e gjithë anëtarësia, simpatizantët, çdo qytetar votoi me vullnet të lirë dhe demokratik, për të zgjedhur kandidatin e tij të preferuar.

Unë jam e bindur se të gjithë ne së bashku do të punjojmë për t’i kthyer bashkinë qytetarëve, për t’i kthyer vendit një të ardhme më të mirë. Për të kthyer rininë e cila është dyerve të Europës.

Jam e bindur se 15 maji do të jetë një ditë feste për të gjithë ne. Dua të uroj të gjithë kandidatët.

Suksese dhe fitore në zgjedhjet! Faleminderit!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale