DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, GENT STRAZIMIRI
Partia Demokratike denoncon kërcënimin e hapur që iu bë anëtarit të Kryesisë, Belind Këlliçi, nga zgjatimet mediatike të qeverisë dhe SPAK-ut.
Mbrëmë, Baton Haxhiu, në një prej emisioneve kryesore të debatit politik, u detyrua të ndryshojë brenda 20 minutave deklaratat në lidhje me pagesat e përfituara nga Inceneratori i Tiranës.
Në pamundësi për t’u përballur me faktet e prezantuara nga Belind Këlliçi, Baton Haxhiu fillimisht tha se nuk kishte përfituar asnjë pagesë, dhe pas 20 minutash pohoi gënjeshtrën dhe turpin e vet duke thënë se kishte marrë vetëm 2 pagesa mujore nga Inceneratori i Tiranës.
E vërteta është se media Albanian Post, në pronësi të tij, dhe me sponsor kryesor pronarin me 40 përqind të Inceneratorit të Tiranës, Blerim Hoxha, ka përfituar 8 pagesa nga data 17 mars deri në 14 tetor 2021. Ky vertetim bankar dëshmon se portali i Batonit ka përfituar para nga Inceneratori si shpërblim për propagandën në favor të Ramës dhe Veliajt, dhe për heshtjen për vjedhjen skandaloze që u bëhet takspahguesve me aferën e incineratorëve.
Pra, taksat e qytetarëve që u morën për ndërtimin e inceneratorëve, u përdorën nga qeveria edhe për të shpërblyer mediat dhe tellallët e saj.
Ky ekspozim publik me dokumenta nga Belind Këllici, detyroi Baton Haxhiun të shpërthente me kërcenime publike kundër tij.
Gazetari i Inceneratorëve kërcenoi anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike ”tash e tutje ruaju”.
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të regjistrojë dhe të ndërmarrë veprime konkrete për këtë kërcënim publik ndaj Belind Këlliçit.
Batoni është vetëm njëri nga mashët mediatike të inceneratorëve dhe vetëm njëri nga altoparlantët e SPAK. Ka të tjerë që e bëjnë vullnetarisht zëdhënsin apo zëdhënësen e SPAK, vetëm e vetëm që Dumani e Kraja të mos i ngasin për bisedat apo pagesat që kanë marrë nga kapot e botës së krimit, apo të mos hetohen për skemat e rrejshme të kërcënimit të vetëpërgatitura për qëllime përfitimi personal.
Batoni të vazhdojë të hajë paratë e qytetarëve, por të mbajë gojën e kërcënimit kundër përfaqësuesve të opozitës. Të tjerët të vazhdojnë të bëjnë si gazetarë investigativë, por publiku e di se nuk janë më shumë se lajmëtarë të botës së krimit dhe përhapës agjendash që ndihmojnë kriminelët e qeverisë.
Të gjithë bashkë janë fytyra publike e Edi Ramës dhe si shërbëtorë të tij do të rrëzohen bashkë me sistemin e helmimit publik dhe zhvatjes së parasë dhe pronës publike që ka ngritur Rama dhe Veliaj.
Prania, në masë të madhe e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në protestën e djeshme te Parlamenti dhe te Rrugica e Shpresës janë shenja se akush nuk i beson më zëdhënësit e Ramës dhe SPAK.
Më të shumtë, më të bashkuar dhe më të fortë, të jemi më 20 shkurt, për ta rrëzuar Ramën dhe haxhinjtë e tij të pushtetit.
O SOT O KURRË!