FJALA E KRYETARIT TË PD SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha në konferencën e përjavshme të mbajtur me gazetarët tha se, Ilir Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur.
Berisha tha se, autorë kryesorë të vjedhjes së dytë të shekullit janë Ilir Beqja dhe Edi Rama.
Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të larguar këtë organizatë kriminale, pasi drejtësia po vepron me regji. Berisha tha se, është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama.
Berisha tha se, Veliaj-Brava-Balla ngritën malin e shpifjeve për kullën në Tiranë. Berisha tha në konferencën për shtyp se, ka refuzuar që të japë leje për kulla në Tiranë në kohën kur Berisha ishte kryeministër.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nxjerrja e të dhënave të sistemit TIMS është vepër e Taulant Ballës.
Berisha tha se, në operacionin ‘Metamorfoza’, dy vrasësit kryesorë, u njoftuan nga miku i tyre, Balla.
Berisha tha se, Ilir Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, dhe SPAK e mbrojti përsëri. Berisha tha se, vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SPAK-u në këtë rast.
FJALA E PLOTË
Mirëdita!
Koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe e shekullit.
Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata, për 10 vite, shkon në 450 milionë euro.
Por, sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë në 900 milionë deri në 1 miliard euro mbi shpatullat e shqiptarëve.
Sot, natyrisht çështje dite është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit që ishte parashikuar t’u kushtonte në 10 vite me kursin e atëhershëm 100 milionë, me të sotmin 80 milionë, në 5 vitet e para për shkak të vjedhjeve ka kushtuar 76 milionë euro.
Autorë kryesorë absolut dhe mbështetësi kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edi Rama, janë të paprekshëm dhe mbi ligjin.
Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke e konsideruar legjitime të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat që të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë.
E vërteta e pamohueshme është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama.
Ilir Beqja është autor absolut kryesorë i vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai ka firmosur 1; hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe 2; ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në garën false të dhënies së koncesionit prej 100 milion euro në favor të Lilos së tij të emigrantit me një kompani që kishte të punësuar veten dhe një tjetër. Së fundi një kompani e regjistruar në Kosovë ‘Investital’ me gjithsej 1 mijë euro. Ky Beqja mendon kush se do ti jepte këtij 100 milion euro, përveç se vetes së vet.
Së treti, Ilir Beqaj ka firmosur kontratën, në të cilën në shkelje flagrante të ligjit, dhe interesit publik janë lënë të hapura jo vetëm dritaret, por edhe dyert për të vjedhur dhe vjedhur sa më shumë.
Nëse lexoni me vëmendje kontratën Beqja ka firmosur një kontratë ku thuhet ndër të tjera
Për element që kanë të bëjnë me paratë nuk thotë për tu përcaktuar, por vendos një fjalë angleze ‘To be defend’ apo nuk thotë edhe më shumë por ’fërdhër fërdhër’ në kontratën që ka firmosur të gjitha këto për të mbuluar vjedhjen e tij më Lilon që e lumturoj brenda natës.
Vetëm për këto shkaqe gjer sot në 5 vite, ndërmarrja Beqaj Rrapaj ka fituar nga taksapaguesit e varfër shqiptarë 76 milion euro nga 80 milion me këtë kurs duhet të kishte paguar në 10 vite konçesionin.
Ilir Beqaj, i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut, aparaturën më moderne të sterilizimit dhe të gjithë logjistikën e saj.
Ju sqaroj këtu besoj nga viti 2007 qeveria mori një kredi nga Banka e Këshillit të Europës, Kredi të butë ndërtoi spitalin e Urgjencës dhe Diagnostifikimit dhe katin përdhes në projekt i’a përkushtoj tërësisht sterilizimit. Për këtë qëllim qeveria me paratë e buxhetit bleu 1.7 milionë euro një aparaturë ultramoderne të sterilizimit. Kjo aparaturë ishte e teknologjisë më të avancuar dhe nuk u vu në përdorim dhe u pa se duheshin dërguar teknikë dhe inxhinierë për specializim për përdorimin e saj.
Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra-mijëra sete kirurgjikale,
nga të cilat absolutisht edhe të lara në flori, në sete të kirurgjisë pediatrieke, e bën pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve, më paguani mua, po sa, 5-fishin e kostos për një operacion. Po si? Për një set veglash që nevojiteshin për të kryer një operacion, çmimet shkonin në stratosferë. Dhe nëse ti në këtë operacion të thjeshtë, të nevojiteshin tre vegla, do paguaje aty 30, sepse të tillë të sillnin setin.
Setet dhe raporti set-ndërhyrje siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka bërë një kontroll shumë serioz në vitin 2022, aty gjen se qëndronin mekanizmat e vjedhjes masive. Kishin përcaktuar klasifikime të parë të dytë dhe të tretë, dhe tani në përputhje me klasifikimin, bënin abuzimin më të madh.
KLSH, i gjetur përpara kësaj situate kriminale, i kërkon ministrit që ka firmosur kontratën, të rinegociojë kontratën sepse prandaj u dyfishuan në raport me parashikimin kontratë, pagesat e spitaleve ndaj koncesionarit.
Por ka edhe një anë dramatike në këtë vjedhje. Ilir Beqaj me Ilirin e tij, udhëtuan mbi dhimbje dhe kufoma, se qindra e mijëra të sëmurë nuk u operuan dot, sepse spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet kirurgjikale që do të hapeshin për operimin e tyre.
Pra, këtu janë arrestuar disa, të gjithë e meritojnë, nuk ka asnjë diskutim, por kryesor në këtë vjedhje të dytë të shekullit është Ilir Beqaj me firmat e tij, është Edi Rama me mbrojtjen e tij.
Nuk kam parë firmë të Edi Ramës, por ka një problem. Lexova aktakuzën, prokurori thotë me të drejtë se ky Rrjepaj ka bërë mashtrim me pasoja të rënda. Shumë e vërtetë.
Po Edi Rama, kryeministër sharlatan, që për t’i dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrapaj, kalonte nga studio në studio si sharlatan dhe tregonte si provë për të mbrojtur koncensionin, gërshërë me një krah dhe pinca me një krah, dhe thoshte se janë operuar njerëz me këto vegla. Ai që ka dy pare mend, s’ia ka verbuar korrupsioni dhe mendja sytë e mendjes, nuk mund të dalë kurrë të tregojë gërshërë për një krah, që nuk i shërbejnë as një amvise në shtëpi, dhe të thotë mos u qani se po vjedh Beqaj dhe po vjedhim me Beqajn.
Le ta pyesim pak prokurorin a ka mashtrim më të madh se ky, me pasoja të rënda.
Ai ka mashtruar. Ilir Rrapaj të dalë të ju thotë se, këto apo ato, panë Edi Ramën duke bërë një mashtrim, të shpifur publik, për të mbuluar vjedhjen e dytë të shekullit. A nuk kaloi Edi Rama nëpër spitale, xhiro, duke mbrojtur këtë vjedhje monstruoze, sepse e shihte që kjo që po ndodhte po merrte erë gjithnjë e më shumë.
Opozita dhe PD kanë mbajtur qëndrime. Zonja Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë, e ka thirrë Beqajn në komision. Vetë ajo ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës. Vetë ajo në vitin 2019, i ka kërkuar me shkresë Ministrisë së Shëndetësisë, kontratat dhe të dhënat mbi koncesionet.
Cila ka qenë përgjigja e Manastirliut? Njëherë në një shkresë tha se e ka hetuesia dhe nuk e japim. Dhe kur hetuesia e mbylli paqësisht në vitin 2017 në mënyrën më të papërgjegjshme, prokuroria deklaroi se kontrata e sterilizimit është në përputhje me ligjin.
Pas kësaj u kërkuan sërish të dhëna, Manastirliu përgjigjej; nuk ua japin se këto janë sekret tregtar, se po vjedhim dhe po na zbulojnë. Këto janë të gjitha të publikuara.
Me këtë rast, unë u drejtohem edhe njëherë qytetarëve shqiptarë.
Siç e shihni, kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave tuaja, të ardhurave tuaja, pronave tuaja. Sepse pronat publike janë pronat e qytetarëve, nuk janë të pushtetarëve.
Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten.
Kemi të bëjmë me një drejtësi, totalisht me regji. Ndaj dhe duhet të ngrihemi, sepse në dy vjedhjet e shekullit, autorët kryesore të tyre, qëndrojnë të pacenuar. Qëndrojnë të sigurt dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’u mashtrojnë.
Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, asnjë popull, kurrë nuk do të toleronte afera të tilla, mega-afera të tilla vjedhjeje dhe shpërdorimi.
Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, nga pushteti.
Faleminderit!
PYETJE-PËRGJIGJE
A2 CNN: Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimeve që ka kryer SPAK, dhe të gjitha arrestimet që SPAK ka kryer si për sterilizimin, si për operacionet e tjera i quan suksese të qeverisë së tij, dhe largimin e duarve të qeverisë nga sistemi i drejtësisë. Si e komentoni këtë deklaratë të kryeministrit Rama?
Berisha: Deri sot arrestimet janë që të gjitha të dirigjuara direkt nga Edi Rama, dhe kapaku i kësaj është Ilir Beqja. Po marr vetëm këtë të fundit.
Dihej botërisht që Ilir Beqja është autori kryesor i këtyre koncensioneve në shëndetësi. Tre prej tyre, se të katërtin mund ta ketë kjo tjetra, do ta shoh datën. Dhe natyrisht, pas hetimit dyvjeçar, thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe me 2017-tën Prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin. Natyrisht, ndërhyrja e Edi Ramës ishte shumë e fortë.
Vijmë kësaj radhe. Ka një moment shumë interesant. Këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.
Tani, nuk është SKAP-i ai që ka meritën, si të themi që thotë vazhdimin e hetimit, përkundrazi, SKPA-i e mbrojti Ilir Beqjën, është gjykatësi ç’është e vërteta, të themi atë që është, që unë nuk e njoh se kush është, që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqjën. Pse e ka bërë këtë?
Se edhe atë ndërgjegja njerëzore. Ndërgjegja njerëzore po them, jo profesionale, nuk e ka lejuar të kalojë në atë mënyrë një dosje ku nga rreshti i parë deri tek i fundit është Ilir Beqja dhe Ilir Rrapaj. Dhe ai ka thënë të mos turpërohet.
Pra, vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast, askush tjetër nuk mund ta bënte.
Ndaj edhe, sigurisht Edi Rama do përdorë. Bën mirë t’u thotë shqiptarëve çfarë të shtyu ty, si humbe mendtë e kokës dhe dilje me gërshërë të thyera, se me to është operuar para një jave, t’i bëjë promovimin e ndërmarrjes Beqaj-Rrapaj. Edi Rama është sot njeri më i pabesueshëm. Është i lidhur me 1001 fije me krimin e vjedhjeve, me krimin e drogës, me krimin e përvetësimit të pronave, me krimin politik. Ai mban të burgosur politikë vetëm e vetëm për shkaqe të mirëfillta mafioze, sepse do që të gjitha këto para që vjedhin t’i investojnë në himarë dhe dikur aty afër.
Edi Rama nuk mund të citohet për asgjë, përveçse për përgjegjësinë absolute. Kush e çoi Taulant Ballën ministër? E çfarë do të thotë të çosh Taulant Ballën ministër? Do të thotë ta dorëzosh t’ia zyrtarisht Ministrinë e Rendit krimit. Më shumë se në çdo rast tjetër, më shumë.
Shkoni e pyesni pak fondin e Isi Capture, EncroChat dhe telefonave të tjerë të kriptuar. Cilat janë bisedat e Taulant Ballës me bosët e bandave? Cili më shumë qeveritar ka më shumë se Taulant Balla biseda të tilla? U zgjodh rastësisht? Jo, u zgjodh pikërisht i diktuar nga këta.
Ju e patë, në operacionin ‘Metamorfoza’ dy vrasësit më kryesorë u njoftuan nga miku i tyre Balla. Ku sh i njoftoi ata? Denis Bajrin dhe Behar Bajrin, kush i njoftoi? Nuk ka diskutim, i njoftoi miqtë e tyre. Edi Rama pra, çoi Ballën për të nxjerrë përsëri në treg të gjitha të dhënat në interes të krimit të sistemit TIMS. Ka lëvizur kjo prokurori? Ka lëvizur ai president?
Nuk ka akt më të rëndë për sekretin deh sigurinë e vendit se sa nxjerrja në treg e të dhënave të sistemit TIMS. Është absolutisht, ndihma e madhe që iu bëhet grupeve terroriste në radhe të parë, që iu bëhet grupeve kriminale dhe organizatave kriminale. Ku është ai Ervin Muça, kush e çoi Ervin Muçën?
Ai që çoi Taulant Ballën, ai çoi Ervin Muçën aty. Dhe është fare mirë, i pashqetësuar. Edi Rama pra, nuk mund të merret. Me Edi Ramën duhet të flasin shqiptarët sa më parë. Ka tejkaluar çdolloj limiti.
– Një ditë më parë i dërguari me punë i Ambasadës Amerikane zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshën, Taulant Ballën ku në përfundim të takimit shqetësimi kryesor ishte pikërisht sistemi TIMS dhe nxjerrja e këtyre të dhënave. Pse Ambasada Amerikane po shqetësohet për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS dhe kush mund të jetë personi përgjegjës?
Berisha: Konkretisht, nuk e di. Di që përpara, tani mund të ketë ndryshuar, sistemin TIMS e kanë instaluar specialistët amerikanë dhe e kanë pasur në përdorim bashkë me një shqiptar, tre ose katër oficerë. Mundet të policisë amerikane, mundet të FBI, nuk e di të kujt janë.
Por ata kanë bërë një punë që nuk ka pasur rrjedhje kurrë, përveçse këtë vit. Se është hera e dytë që prishet sistemi TIMS, e ke parasysh. Sigurisht e kanë nxjerrë ata. Padiskutim, kontrolli i hyrjeve-daljeve në një vend aleat i NATO-s është një dekonspirim i keq dhe i panevojshëm i lëvizjeve publike, dhe jozyrtare, dhe incognito të oficerëve, të punonjësve, të zyrtarëve, të partnerëve tanë. Është një kontroll aty. Se ata nuk vijnë po nuk kaluan në TIMS, siç bënin këta me trafikantët. Trafikantët nuk i kalonin në TIMS.
Abc News: Z.Berisha të martën dega e PD e grupimit tjetër, bëri thirrje që për Kukësin të ketë vetëm një kandidat. A ka një aleancë le të themi mes dy PD-ve për të dalë me një kandidat të vetëm për Kukësin?
Berisha: Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjia ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë absolutisht pengje mjerane të keqpëdorura të Edi Ramës.
A e patë ju se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës. E konstatuat ju. E morët vesh ju se si ndërtuan një mal shpifjesh të pashembullt në histori për lidhjet e mia me kullat, njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij dhe refuzoi të japë një leje për një kullë. Këtu janë.
Projektet e kullave nuk janë të tanishme, jo jo. E kanë origjinën në vitin 2001, 2003 e me radhë, por ato nuk kalonin, sepse unë kisha koncept tjetër për qytetin. Dhe në planin urbanistik të Tiranës, e theksoj edhe njëherë të miratuar në vitin 2013, nuk ekzistonte asnjë ndërtesë mbi 6 deri 8 kate. Ky ishte koncepti im. Unë nuk jam apriori kundër arkitekturës qiellore, por ato duhet të kenë vende të caktuara dhe rregulla të caktuara.
Një kullë shkatërron jetën e një zone të tërë me dendësinë e popullatës që krijon ato. Dhe jam kundra tyre, kam qenë kundra tyre. Tani, Meqënëse nuk kishte leje, meqënëse jemi këtu, nxorrën se unë paskam lidhje.
Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit. Unë po u them këtu shqiptarëve se as njëri as tjetri, as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi, as kushdo tjetër nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren.
Por po shkoj pak më tutje. Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë. Se duhet të jemi realistë. Për koencidencë këta dy persona nuk kanë kërkuar kurrë te unë një favor.
Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra e dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.
Pra, u ndala në këtë se këta që ngritën ‘Malin e shpifjeve’, dhe e vërteta është që ‘Mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava. Ishin këta që e stisën këtë, se thanë tani ta bëjmë këtë njëherë ne, se ky paska lidhje.
Im bir nuk ka kategorikisht asnjë lidhje me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë. Po të kishte kullë të ndërtonin një qytet modern, po këtu nuk ka.
Kjo që bëjnë është një batërdi, kjo bëjnë është një shëmti dhe jam unë që i kam quajtur në mënyrë të përsëritur, le çfarë thonë këta se këtyre memorien ua përcakton gjoba. Këta vënë gjoba, por kur marrin ryshfetin, reset nga memoria. Jam unë që i kam quajtur kullat, monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës. Jam unë që i kam quajtur këto. Kjo është.
– Si do të zhvillohet procesi për Kukësin? Ju e keni vlerësuar shumë procesin e Primareve që aplikuat për 14 majin. A do të përsëritet i njëjti proces?
Berisha: Shumë e drejtë pyetja. Pikërisht, atë po diskutojmë dhe e konkludojmë këto dy tri ditë. Atë po diskutojmë, edhe dje edhe sot këtë çështje po diskutojmë.
– Në cilin logo do të përfaqësohet i zgjedhuri juaj në garën e 24 shtatorit? Do të jetë sërish logo e ‘Bashkë Fitojmë’ ajo që do të mbështesë kandidatin?
Berisha: Ne do shkojmë si koalicion, nuk ka diskutim ajo. Koalicioni është koalicion. Por do krijohet një koalicion më i gjerë, këtë do ta shohim. PL do jetë në koalicion dhe e falënderoj shumë , por unë shpresoj që edhe aleatë të tjerë ta mbështesin.
Mirupafshim, fundjavë të mbarë!