I nderuar kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, të nderuar miq.
Kam kënaqësinë të them edhe unë dy fjalë në këtë takim.
Falënderoj të gjithë kandidatët që i dhanë një vlerë të jashtëzakonshme këtij procesi jetik për forcën tonë politike, por edhe të gjithë fituesit e Primareve.
Jam i sigurt se vlerat tuaja qytetare do të kenë një peshë të rëndësishme në këtë sukses edhe vetë fakti që vini si të zgjedhurit jo vetëm të partisë por edhe të simpatizantëve, kjo tregon një ndryshim rrënjësor ndaj kundërshtarit tonë që është një urryes i votës së lirë dhe ka mbivendosur patronazhistët dhe çdo aset që i jep pushteti ligjor dhe jo ligjor për të ndikuar të rezultati.
N e nuk mund të kishim ofertë më të mirë ndaj bashkëqytetarëve se primaret që ka si thelb atë që është me e shenjta në një proces demokratik, Vota.
Ajo që na bën ne që ti dalim ballëhapur qytetarëve tanë është duke i ofruar modelin më të mirë, garantimin e votës së lirë në ndryshim nga ai që po tenton të vjedhë emrin.
Korrupsioni paaftësia i identifikon kundërshtarët tanë, shqiptarët nuk kanë pse njihen si populli i gomoneve dhe nuk kanë pse ikin më nga vendi.
Mbi 5 mijë qytetarë janë larguar nga Shkodra, studentët nuk kanë pse abandonojnë universitetet që në këtë vit janë përgjysmuar studentët në Shkodër.
Shpresa e vetme dhe drita në fund të tunelit është Partia Demokratike. Kjo ka për të qenë një betejë e fortë, kundër bandave, krimit të organizuar, makinerisë së shtetit që lulëzon nga krimi dhe droga.
Jam i bindur se qytetarët shqiptar do të dinë që të dallojnë mes një modeli që na lënë prapa në errësirë, me modelin që i cili shikon drejtë të ardhmes, i bazuar në ndershmërinë dhe profesionalzimin.
Ne duhet të bëjmë që qytetarët duhet të kuptojnë që nuk po zgjedhin një kryebashkiaku por menaxherin dhe shërbëtorët e tyre, i cili do të dijë dhe do ta hapi derën gjithmonë për problematikat e tyre.
Këto zgjedhje marrin një rëndësi të jashtëzakonshme në këtë situatë të vështirë ku ndodhet Shqipëria në këtë momente.
Kam bindjen e plotë që me 14 maj ne do të triumfojmë ku shumica e bashkive në vend do ti besohet kandidatëve tonë. Qytetarët mezi e presin alternativën tonë, le ti japim të gjitha forcat dhe të garantojmë fitoren për të gjitha bashkitë, fitoren e Partisë Demokratike.