Skandali në SHBA/ Berisha: Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë. PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës!

Dje dhe sot mediat më të mëdha në botë kanë informuar publikun e SHBA, Europës dhe Botë se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI u arrestua ditën e shtunë në aeroportin John F. Kennedy teksa po kthehej nga një udhëtim në Europë.

Pak muaj më parë kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI për hetimin e lidhjeve të Presidentit Donald Trump me rusët. FBI gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundër-inteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut kishte lidhje të sëmura ruse.

Në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal gjendet sipas të gjitha mediave të botës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe dy liutentanët kryesorë të Edi Ramës. Ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një super mafioz me lidhje ndër më të dyshimtat që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza.

Disa muaj më parë juria e madhe e San Françiskos urdhëron pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe të konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument komunikim personal, përfshi këtu tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta të inkrikptuara, mesazhe zanore, letra, shënimet midis Charls McGonigal dhe personave të poshtë shënuar.

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, apo çdo personi lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdo punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë e Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë.

Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët.

Të hetohen pagesat dhe dhuratat që Chales McGonigal ka dorëzuar që nga data 1 Prill 2017 e deri më sot.

Pra, siç e shihni një juri ndërkombëtare vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij. Çfarë është zbuluar ndërkohë?

Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, se i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas mediave.

Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies dhe bizneseve ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.

Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen ju avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin nga Rinasi në Pekin? Ato avonët e gjatë i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht. Dorian Duçka, sipas FBI, qendron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë. Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa.

Çfarë del tjetër nga hetimi fillestar?

Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.

Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal. Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.

Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në vendin e tij nga Europa. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!

Pra, e dëgjuat vetë. S’ka asnjë lidhje, 225 mijë dollarë ia dorëzoi me Agron Nezën dhe 80 mijë në një rast tjetër. E vërteta është se Mc Gonigal u thirr këtu pikërisht nga Rama për interesat ruse që ai përfaqësonte fshehtas nga vendi i tij dhe për të cilat ai u arrestua.

Tani, në të gjitha materiale zyrtare, dhe ato direkte të Departamentit të Drejtësisë, strumbullar si persona në aferën McGonigal, nuk janë vetëm këta, por me emra është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka. Agron Neza quhet personi A, Dorian Duçka personi B, por identifikohen fare lehtë në media të tjera. Kurse Edi Rama nuk është as A, as B, as C, por siç është, Edi Rama i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me agjentin e rrezikshëm. Në historinë e FBI, ky është zyrtari më i lartë që ky institucion i vë hekurat.

Për të gjitha këto, PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës. Për të gjitha këto, i rikujton shqiptarëve se nuk janë të rastit qendrimet e Edi Ramës si agjent influent rus ndaj qëndrimit të Beogradit për sanksionet ruse.

Agjentët influentë kanë vetëm këto detyra. Të përdorin influencën e tyre në favor të shtetit që i shërbejnë. Por, ajo ç’ka PD do merret, lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, korruptive, të shumëllojshme. Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim të përbashkët. Kjo nuk ndodh.

SKAP-i i partisë është i betuar që nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.

Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do të vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit sot si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.

Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse, McGonigal.

Edhe njëherë dënoj përdorimin e ish-oficerët policisë sekrete shqiptare në Nju Jork kundër opozitës. Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe përdorimin nga këshilltarët jozyrtarë të Ramës, të logos të emaileve, të qeverisjes së tyre, siç është Dorian Duçka, i cili për vitë ka qenë drejtori një konglomerati energjitik në Kinë, që është në hetime të thella, si në Republikën Popullore të Kinës për korrupsion, ashtu edhe në SHBA për çështje spiunazhi dhe afera të tjera.

Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është nën hetim të të përgjithshëm, jo nga një, por në këtë rast nga disa vende. Faleminderit!

Joldiz Mitro, TvKlan: Z.Berisha një pyetje kam. Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri një kallëzim në SPAK për protestën e 21 janarit. Dy janë në fakt akuzat që rëndojnë ndaj jush si kryeministër i kohës, Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, dhe kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Akuzoheni për vrasje dhe shpërdorim detyre. A do të paraqiteni ju në Prokurori?

Berisha: A ka mundësi të qendrojmë tek çështja më kryesore, dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulusiut. E kupton ti që ai ka vetëm për detyrë të sillet si bodyguard i Edi Ramës. Por nuk ia vlen të komentojmë atë.

– I druheni një arrestimi nga SPAK-u?

Berisha: A ia vlen të komentojmë atë? S’mund të komentohet ai. Ai komenton veten. E theksova dhe e theksoj, njeriu direkt përgjegjës për atë ç’ka ndodhi, organizatori kryesor është dhe vetëm një, Edi Rama. Është e qartë se kurrë nuk do t’i ndahet kjo akuzë. Unë jam pa imunitet siç e dini.

Pyetjet duhet të ishin për këtë çështje. Si mundet mediat të heshtin para këtij superskandali të përmasave trans-atlantike. A e kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është që t’i shërbejnë publikut, jo ta rethojnë me mure censurën. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramën, dhe jo mediat e Shqipërisë. E paimagjinueshme!

Sikur flitet për kryeministrin e Burkina Fasos, dhe jo për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Një njeri që u shpreh se jam krenar me agjentin McGonigal dhe se e ka paguar atë me 225 mijë dollarë. Një dorë, po kush i di duart e tjera.

Unë mendoj se mediat kanë detyrime të mëdha ndaj publikut. PD do ta bëjë punën e saj, do krijojë Komision Hetimor për të nxjerrë një më një të gjitha lidhjet mafioze, agjenturore që ekzistojnë.

E kuptoni ju është zyrtari më i lartë në historinë e FBI që Edi Rama krenohej me të, që është arrestuar. Dhe një nga akuzat lidhet direkt me Edi Ramën me pagesat që i ka bërë atij, me detyrat që i ka dhënë atij. Ai ka qenë në dëtyrë kur ka marrë paratë e Edi Ramës.

Imagjinoni ju se ç’ka bërë dhe çfarë bën ky. Se çfarë llumi përdor ky për interesat e pushtetit të tij.

Ju faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale