Skandali me zgjedhësit shëtitës/ Berisha: 102 mijë zgjedhës fals në Tiranë. Shfaqen pamjet e manipulimeve edhe për Kamzën

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paraqitur sot para mediave prova dhe fakte skandaloze të manipulimit masiv të votave të 14 majit në Tiranë, Elbasan dhe Kamëz.

Kryetari i PD paraqiti para mediave sloganin e ri politik të PD, “Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje”, i cili është vendosur me një baner të madh në ambjentet e selisë së PD.

Berisha paraqiti prova filmike të zgjedhësve shëtitës në qendra të ndryshme të votimit. Ai deklaroi se vetëm në Tiranë, 15% e zgjedhësve kanë qenë nga ato që konsiderohen shëtitës.

Në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës, apo 15 përqind e votuesve të Tiranës.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Kamzë vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative. Në pamjet filmike shfaqet operatori Haxhi Guzja, duke votuar me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias, ndërsa komisionerja e PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesin.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, edhe në Elbasan është përdorur kjo praktikë kriminale, me votuesit shëtitës dhe se asgjë të vërteët nuk ka në rezultatin e shpallur të zgjedhjeve të 14 majit.

Në lidhje me lirimin nga burgu të Saimir Tahirit, Berisha u shpreh se ai u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe Olsi Ramës me bandat.

FJALA E PLOTW

Më parë unë ju kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysëm milionë zgjedhës shëtitës, fantazsëm, të cilët ne po i veçojmë rreth pas rrethi. Mund tu informoj se në rrethin e Tiranës, bashkinë, me një total prej 699047 votuesish, 102065 prej tyre janë votues shëtitës, ose 15 % e votuesve të Tiranës. Pra Tirana ka 1/5 e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se 1 herë, ose janë dënuar me mosvotim. 

E para është shumë më e mundshme, sepse një investigim pilot i bërë nga emisioni ‘Piranjat’ gjeti siç e dini se drejtori i Erion Velisë kishte regjistruar në 4 apartamente bosh, në çdo apartament nga 4-5 zgjedhës dhe i kishte mbushur me banorë që nuk ekzistonin, njerëz të sjellë, sipas vërtetimeve të gazetarëve, zgjedhës të sjellë nga zona të tjera që pasi kanë votuar atje, për të hedhur votën për Erion Veliajn. Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër. Ne do të bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale, maj 2023.

Sot në këtë bisedë, do të paraqesim këtu rezultatet e para të shqyrtimit të procesit elektorale në 6 qendra votimi në bashkinë e Kamzës, kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë i bashkisë së Kamzës, ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në bashkinë e Kamzës.

Në këto 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative, në të cilat, rasti i operatorit Haxhi Guzja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1477/1, Valias i Vjetër, Kamzë. Rasti i komisionerës socialiste Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesin. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Kemi këtu një seri videosh, që do të ua nisim që të mund të ua paraqisni publikut.

Ne po bëjmë çdo gjë për t’u paraqitur shqiptarëve kriminalizimin e plotë të farsës elektorale 2023. Të dhënat tona të tjera flasin se në Elbasan është përdorur gjerësisht kjo praktikë kriminale dhe asgjë nuk qëndron në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.Por ne vazhdojmë shqyrtimin e të gjitha materialeve.

Këto donim të paraqisnim sot në hyrje të bisedës sonë dhe tani jam i hapur për çdo pyetje që ju keni.

PYETJE-PWRGJIGJE

Osman Stafa, News24: Nëse shikojmë këto video dhe ecim pas pretendimeve që ka patur parregullsi. A ka patur koalicioni “Bashkë Fitojmë” anëtarë në komisionet aty për të parë këto situata për t’i raportuar në kohë?

Berisha: Së pari njëherë, komisioni, siç e di ti. Në këtë kontekst, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në 50% të qendrave të votimit për herë të parë në historinë e vendit nuk ka patur asnjë anëtar komisioni. Ka patur vëzhgues të cilët me ligj kanë të lejuar vetëm vëzhgimin dhe mbajtjen e shënimit. Vëzhguesi nuk mund të bëjë ansjë ndërhyrje.

Tani, e drejtë qendron pyetja. Do shqyrtohet qendër për qendër, ku ka patur komisionerë dhe ku ka patur vëzhgues. Por, siç e shihni kemi të bëjmë me një dhunim masiv të ligjit, dhe një gjë. Komisionet e votimit ndërtohe nnë dy mënyra:

Ndërtohen me njerëz të ndërgjegjshëm, të pavarur, të ndërgjegjshëm në atë mënyrë, dhe kur këta mungojnë, ata ndërtohen me simetri. Dhe jo prania e një njeriu, por simetria e tyre është garancia e procesit. Pse? Se një njeri është njeri, se dhe ai mund të ketë një problem, mund të largohet. Fakti që këtu u shkelmua simetria, kaluan në asimetri pothuaj të plotë në 50% te qendrave dhe pothuaj të plotë në 50% të qendrave tjera, e bën procesin ta marrë në dorë krimi elektoral, se këto janë krime elektorale.

– Përballë këtyre situatave, kujtojmë në 2021 ishin këto deklarata të PD, atëherë që tha që ka ndodhur një masakër elektorale dhe atëherë u publikuan prova, dokumente që provat ishin vjedhur. Në 2023, po e njëjta gjë, ju po deklaroni se janë vjedhur zgjedhjet në gjithë vendin. Çfarë do të bëni z.Berisha, cila është zgjidhja, se PS i bie që do vjedhë të gjitha zgjedhjet e mundshme duke ndjekur linjën tuaj të mendimit, dhe ju do qendroni gjithmonë në opozitë?

Berisha: Cila është zgjidhja? Duhet të bëjmë një dallim. Kjo që po bëjmë, po bëjmë një si detyrim të angazhimit tonë për të mbrojtur votën, por si një njeri që qendroj në atë besimin tim në mbrojtje të interesit publik, unë më datën 27 prill kam publikuar një editorial në të cilin jam shprehur se, vota vdiq pa hyrë në kuti. E kam bërë atë me ndërgjegjen më të plotë. Pse, ku e kam bazuar atë?

Sepse Edi Rama shpërndau me fatura thesari 93 milionë euro në 4600 familje në rrethet Krujë, Durrës, Laç, Lezhë dhe një pjesë të Tiranës dhe të Kavajës kompensim për dëme nga tërmeti. Vetëm në muajin prill. Kurse në mars dhe prill, kjo faturë ishte 130 milionë euro.

Edi Rama nuk ka fituar zgjedhjet, sepse ai mori 73 mandate dhe padiskutim që me 130 milionë euro ai bleu më së paku 10 mandate. Kështu që nuk i fitoi zgjedhjet, i bleu zgjedhjet. Dhe të gjitha këto që po ua them ju këtu, dhe me shumë më me hollësi, dhe më me detaje, ia thashë ish-kryetarit të partisë, i cili në vend që të mbronte votën e qytetarit, u kyç, u anagzhua në një garë të brendshme partiake, e cila duhej bërë pasi të përmbushej ky detyrim.

Sepse, edhe njëherë ta them. Raporti i OSBE/ODIHR ishte shumë i mirë, i denoncoi me rradhë gjërat. Patronazhistët, ishin një fenomen i ri në ato zgjedhje, dhe patronazhistët. Dhe patronazhistët i denoncoi me forcën më të madhe Transparance International. Por Lulzim Basha, duhet të më falësh, se do ta përsëris prap të njëjtën gjë 4-5 ditë para zgjedhjeve më dërgon mua këshilltarin, një burrë të nderuar të kompanisë izraelite, çfarë do mEndojë për koalicionin e madh pas zgjedhjeve, në rast se nuk fitojmë zgjedhjet? Dhe unë i dhashë përgjigje bindjen që kisha.

Pra, Lulzim Basha i sakrifikoi zgjedhjet, sepse u vu në garë dhe në përpjekje për të krijuar qeveri me Edi Ramën për të marrë poste. Dhe këtu në këtë ndërtesë filloi ndarja e posteve e drejtorive, zv.ministrave, ministrave. Nuk është e vërtetë që u mbrojt vota. Dhe unë shtyja, por pastaj e kuptova që kjo kishte marrë fund.

Tani, çfarë po bëjmë? Po bëjmë këtë detyrë. Tani po paraqesim të gjitha dimensionet kriminale të shëmtuara të këtij procesi, i cili është i pambrojtshëm, sepse Edi Rama kaloi haptas me zarfe e të tjera.

– Gjykata e Elbasanit ka vendosur lirimin nga burgu të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me arsye të sjelljes së mirë në burg dhe dhe probleme shëndëtësore të një prej familjarëve dhe fëmijëve të mitur. Si e komentoni këtë vendim gjykate që pjesën e mbetur të dënimit ta kalojë në shtëpi?

Berisha: Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e fundit e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet të Olsit dhe të Edit me bandat që nga Meksika, deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë paralajmërim botërisht dhe zyrtarisht, që në qoftë se unë do të di të mbrohem, i keni parasysh deklaratat e tij.

Dhe më në fund, ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm të Soros dhe miqve të tij. Por unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal.

Ermal Rizaj, Syri Tv: Ju një ditë më parë nga oborri i Parlamentit i bëtë thirrje KQZ që t’ju vendosë në dispozicion dokumentacionin. Për çfarë lloj dokumentacioni bëhet fjalë. Dhe ju, mbrëmjen e djeshme një pjesë të këtyre materialeve i publikuat në një sutdio televizive. Si e shikoni ju mosreagimin e Ilirjan Celibashit për këtë çështje?

Berisha: Jo. Mesa di unë i është dhënë një kohë shtesë për kërkesën që unë denoncova, kandidatit i është dhënë një kohë shtesë dhe mund të marrë, siç kuptova unë, një numër tjetër kamerash.

Po ju informoj se, një analizë tjetër e jona rezulton se në 57 qendra, kamerat janë vendosur në mënyrë të tillë që shihen vetëm këmbët e kriminelëve elektoralë dhe është e vështirë të identifikojmë fytyrat. Por, do një studim pak më të thelluar dhe të identifikohet kjo. Deri tani, unë prap i bëj thirrje që të mos pengojë procesin e transparencës. Kemi të bëjmë me një gjë tmerrësisht të rëndë. Pse?

Ne kemi të bëjmë këtu me votimin digjital, që për definicion është votimi më komod, nuk mundta mohojmë. Por, siç e shihni edhe këtë lloj votimi komod mafia elektorale shtetërore është e aftë ta degradojë në shkallë ekstreme. Ka mjaft, t’ju them këtu ekspertë, të cilët pretendojnë se përveç këtyre është ndërhyhrë në algoritëm, unë këtë nuk mund ta konfirmoj. Por, ka mjaft ekspertë të fushës, të cilët flasin me bindje se është ndërhyrë në algoritmin e makinerive, e kompjuterave të votimit. Këtë unë nuk mund ta konfirmoj, sepse algoritmin e ka normalisht kompania nënë, nuk besoj që ajo punoi për Rakip Sulin dhe deskriditoi veten, se ai Rakip Suli nuk meriton, apo të punojë par të Llatjën, ai punon për reputacionin e vet, por mundet që këto nënkontraktorët lokalë t’i kenë ndëryrë, nuk mund të them gjë. Do studiohet.

Arestina Skënderi, A2 CNN: Pas rezultatit të 14 majit z.Berisha, një pjesë e mirë e deputetëve deklaruan në unison se kjo forcë politike tanimë nuk duhet të ketë më grupime, por të jetë e bashkuar. Ditën e sotme në disa intervista me deputetë të PD, ata deklaruan për A2        CNN se bashkimi i demokratëve mund të ndodhë edhe nga një drejtim kolegjial të PD, pra duke marrë persona nga të dyja palët dhe grupimet kryesore që është përçarë kjo forcë poltike, dhe më pas për të parë në vijim rrugët ë bashkimit. Së pari, si e shihni këtë propozim? Dhe së dyti, sipas jush, cila është formula juaj për bashkimin e kësaj force politike, pasi disa herë keni deklaruar se keni një synim të tillë?

Berisha: Idenë e drejtimit kolegjial, e ka dhënë për herë të parë guvenrnatorja Yuri Kim. Por, idetë e saj i kam konsideruar shkatërrimtare për opozitën, nuk i konsideroj të këtyre deputetëve. Unë nuk e di se kë quajnë drejtim kolegjial ata. Unë di që drejtimi i forcës politike, dhe i çdo force politike, buron nga gara e hapur, e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë.

Kurse drejtimi kolegjial i garantoj ata që nuk kanë atë qëllim është vetëm një shkatërrim i mirëfilltë i një opozitë në skenarin, por gjithçka zhvillohet në Shqipëri nga 2017 deri më sot, është skenari i shkatërrimit të opozitës me qëllim për të shkatërruar kombin shqiptar nga Edi Rama. Është skenari i shkatërrimit të opozitës.

Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Sali Berishës, jo. Ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA kundër opozitës shqiptare, dhe ka vazhduar pastaj me pasionet patologjike të guvernatores që e kam cilësuar gjithnjë një McGonigal me fustan e me rradhë. Ata të cilëve unë iu bëj thirrje, nuk mund të ketë modele sui generis.

Kjo parti e provoi veten edhe në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi me koalicionin e vet mbi gjysmë milionë idealistë. Kështu që, duke qenë plotësisht i hapur për një gjuhë të përbashkët. Sepse, kushe shpëtoi PD, t’ju pyes unë ju? Çfarë e shpëtoi atë? Primaret e shpëtuan atë.

Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë të cilët mbështetën kandidatët e Primareve, u ngritën mbi presionit primitive të turpshme të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e Primareve.

Kjo përbën një bazë për bashkimin e të gjitha forcave të vërteta të Partisë Demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta.

Danjela Maloku, Report TV: Krahas zhvillimeve politike në këtë seli kemi parë një tjetër realitet politik, po themi. Janë takimet e Lulzim Bashës, një tur rikthimesh të tij që mbase do të synojnë edhe rikthimin e tij në krye të PD. Si po i shihni ju këto takime z.Berisha, duke patur parasysh që edhe ditën e djeshme nga takim që ai zhvilloi në degën 4, ju jeni më i shigjetuari i tij, duke thënë se po mbani partinë peng për shkak të halleve personale.

Berisha: Tani, në fakt i shoh si veprimet e një pengu të Edi Ramës, të cilin e keqpërdor në mënyrë të pamëshirë Edi Rama. Kështu që, ai le të vazhdojë në atë orbitë si një peng i Edi Ramës. Majde, tani e drejton Tao më shumë.

Ju falënderoj dhe një fundjavë të mbarë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale