Skandali/ Berisha: Veliaj pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës për shkak se projektuesja ishte thjeshtra e Ramës

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Ditën e sotme, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në një deklaratë për media tha se, Erion Veliaj pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës për shkak se projektuesja ishte thjeshtra e Ramës.

Berisha tha se, një email sekret i zbuluar së fundmi ka urdhëruar që kësaj kulle dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.

Berisha tha se, në datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgoi një email Namik Ksimixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve. Më datë 2.5.2019 nuk është hedhur në tabelën përbledhëse të javës. 5 minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos, i dërgon këtë email, dhe më datë 2.5.2019 është depozitimi i cili është kryer për llogari të bashkisë. Paratë e taksapaguesve shkojnë për të paguar depozitimin e dherave të privatit.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të gjitha këto i janë dorëzuar SKAP-it të partisë, por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale fsheh, manipulon dokumente zyrtare, dhe qendron në heshtje për të mbuluar Ramën, Veliajn dhe organizatën kriminale të djegësave në Shqipëri.

DEKLARATA E PLOTË

Mirëdita!

Më datën 20 maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj.

Këtu do të sjell një rast të pastër korruptiv, se si Veliaj përjashton apo paguan vetë tarifën për dherat dhe inertet të kullës që zhduku sahatin e Tiranës.

Erion Veliaj, siç merret vesh nga një email sekret i zbuluar së fundmi ka urdhëruar që kësaj kulle dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.

Kjo ndodh sepse projektuesi i kullës që i zhduku sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit është një vajzë tiranase, ose është jë kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm që qendron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë.

Dhe kjo vajzë është thjeshtra e parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Kështu, më datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një email Namik Ksimixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.

Po citoj: “DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 nuk është hedhur në tabelën përbledhëse të javës. 5 minuta më vonë, Namik Simixhiu iu dërgon këtë email Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos, i dërgon këtë email.

Pas dy orësh vjen përgjigja në email, ku një kopje CC i është përvjellë edhe Klodian Zotos.

Citoj: “DPN1, faturë numër 006964, datë 2.5.2019 është depozitim i cili është kryer për llogari të bashkisë. Paratë e taksapaguesve shkojnë për të paguar depozitimin e dherave të privatit.

Po me urdhër të kujt thoni ju? Me urdhër të Zotos, pasi kryhet nga kantieri ngjitur me Sahatin. A e imagjinoni ju që Zoto bëhet edhe zot i bashkisë? Sigurisht vetëm me urdhër të Erion Veliajt.

Me pak fjalë, po flasim për mospagimin e depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës. Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë Et’hem Beut.

Kjo është kulla e cila është projektuar nga famozja 51N4E, ku punon thjeshtra e parë Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama.

Të gjitha këto janë dorëzuar SKAP-it të partisë. Por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale fsheh, manipulon dokumente zyrtare, të cilat implikojnë gjer në palcë Erion Veliajn, Edi Ramën, organizatën kriminale të djegësave në Shqipëri.

SKAP-i i partisë gjithashtu në heshtje po lejon rikthimin, apo rimarrjen e djegësit të Tiranës nga grupi mafioz Presezzi-Lopa, të cilët pretendojnë se ka gjetur 1 qind milionë dollarë, sipas burimeve afër tyre paratë e pasdaranëve të Iranit.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale