FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA TEK SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri publik mesazhin që i ka lënë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.
Në deklaratën për median, Berisha bëri me dije se Dumani do të përgjigjet para ligjit, pas amnistimit që i ka bërë krimit elektoral dhe milionave që, sipas tij, ka marrë nga një eksponent i krimit në Manzë.
‘Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë,’ ishte mesazhi i kryedemokratit për Dumanin.
Gjatë fjalës me gazetarët, kreu i PD-së Sali Berisha, ka bërë publik dokumentin që sipas tij, vërteton se Policia greke ka lëshuar urdhër dëbimi ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti faktohet, siç u shpreh ai, ‘fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë’.
‘Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Greqisë, me të cilin vërtetohet ekspulsi i Irena Gjoka Manekut nga territori grek, si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar,’ deklaroi Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal gjerësisht në atë që e cilësoi si ‘skandalin’ e gjyqtares së GJKKO-së, e cila, sipas tij, vijon ende të qëndrojë në detyrë pavarësisht dënimit të zbuluar në Greqi.
Në deklaratën për mediat nga institucioni i SPAK, Berisha theksoi se gjyqtarja e GJKKO ka tentuar të kalojë kufirin grek me vizë të falsifikuar. Sipas tij, kjo ishte arsyeja për të cilën ndaj Gjokës nisi një procedim penal.
‘Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi,’ theksoi lideri i PD.
Për kryetarin e PD, Sali Berisha, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka, ka shkelur tre ligje të vendit, ndërsa kreu i SPAK dhe institucionet e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, e kanë marrë nën mbrojtje me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
‘Tani, që Irena me 5 mbiemra të mbrohet, të hahet turpi me bukë nga KLGJ-ja, ILD-ja dhe Altin Troplini në mënyrë të koordinuar, kjo dëshmon se këta zbatojnë vetëm urdhra të Edi Ramës dhe janë skllevër të tyre,’ u shpreh Berisha.
Kryetari i PD, Sali Berisha, nga SPAK e ka konsideruar mbrojtjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, një konflikt të hapur interesi, duke iu referuar një ‘precedenti të rrezikshëm’ në sistemin e drejtësisë.
Duke folur në deklaratën për mediat nga Prokuroria e Posaçme, lideri i PD-së Sali Berisha u shpreh se, ‘Pamela Qirko, e cila mbron të motrën, ministre e Infrastruktures dhe Energjisë, është tipike një platformë e kreut të Magjistraturës, Arben Rakipi. Nuk them se pse është motër, nuk mund të jetë avokate, sepse ligji e lejon, po sepse është platforma e mafiozit më të shpifur, më të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, patroni i Altin Troplinit, që e ka emrin Arben Rakipi,’ theksoi Berisha.
I pyetur për hetimet e 21 janarit, kryedemokrati Sali Berisha tha se dosja është penguar nga kryeministri Edi Rama, për shkak të përfshirjes së tij. ‘Zbardhja e kësaj dosjeje është interesi më maksimal i imi dhe i Partisë Demokratike, sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një agjendë politike që kishte për qëllim përmbysjen e pushtetit. Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet,’ tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
MESAZHI I LËNË PËR ALTIN DUMANIN
Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi.
Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë.
Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit.
FJALA E PLOTE:
Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë.
Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara.
Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi.
Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.
Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon:
“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë.
Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale.
Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.
Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit.
Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët.
Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.
Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra.
Ky dokument fshihet nga Altin Troplini.
Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës.


Këtu, do u vë në dispozicion të medieve dokumentin e plotë të policisë greke për publikim dhe më poshtë po lexoj për publikun pjesën kryesore të tij:
Republika e Greqisë.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit.
Selia e Policisë Helene.
Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Kufijve dhe Emigracionit.
Drejtoria e të Huajve, Sektori i Masave Administrative.
Athinë, 14.08.2025
(Prej dy muajsh, Altin Troplini e fsheh në dosje).
Referencë.
Urdhri numër 30377, datë 30.06.2005, i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës.
Në zbatim të urdhrit të sipërcituar dhe në zbatim me Kodin e Procedurës Administrative, nga dosja e shërbimit tonë rezulton sa vijon: Me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar.
Por, për Troplinin dhe Irenën, për KLGJ-në, ILD-në, falsifikimi nuk është krim kur atyre u duhet kundër kundërshtarëve politikë.
Në vijim, nga Komisariati i Policisë në Kakavijë iu ndalua në hyrje sipas dispozitave në fuqi për hyrjen e të huajve.
Me 10.08.2004 u formua dosje penale, e kuptoni tani, për veprën penale të falsifikimit të nenit 216 të Kodit Penal duke u bazuar në ekspertizën laboratorike të kriminalistikës.
Dosja iu përcoll prokurorit të rrethit të Janinës”.
Pra, edhe ky dokument me vulë apostile, i ardhur muaj përpara në zyrat e Skapit të partisë dhe instanca të tjera, mbahet i fshehur dhe nuk veprohet.
Në një kohë kur Kushtetuta e vendit, në nenin 1/6, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.
Çfarë thotë ky nen?
Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të miratuara me ligj të miratuar me tre të pestat.
Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi.
Po ky ligj parashikon në nenin 66/3 detyrimin e çdo magjistrati të njoftojë menjëherë KLGJ-në për ekzistencën e një kushti që çon në përfundimin e mandatit.
Po ky ligj parashikon në nenin 62/1 se gjyqtarët e gjykatës së krimeve të rëndë ku është edhe Irena Gjoka do vazhdonin të qëndronin në detyrë me përjashtim të rasteve kur kishte shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, siç është rasti i Irenës me 5 mbiemra.
Sipas ligjit të dekriminalizimit të vitit 2015, fshehja, refuzimi për të deklaruar gjykime, dënime, qoftë dhe jo të formës së prerë nga autoritete të huaja, për çfarëdo lloj vepre penale apo masa dëbimi, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit.
Po kjo nuk është e vërtetë për Irena Gjokën sepse ajo mbrohet nga Altin Troplini, ILD-ja, KLGJ-ja në mënyrën më kriminale duke përdhosur ligje dhe Kushtetuta të vendit, për të dëshmuar se çfarë përfaqësojnë në raport me Kushtetutën dhe ligjin këto institucione.
Sipas ligjit numër 95 të vitit 2019, ligji për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë shtetit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore dhe Irena Gjoka përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi.
Refuzimi për të deklaruar përbën shkak të shkarkimit të saj të menjëhershëm.
Imagjinoni se çfarë drejtësie marrin qytetarët shqiptarë nga gjykatës dhe prokurorë si këta, banditë të vërtetë që shkelmojnë ligje dhe Kushtetutë me urdhra politikë të Edi Ramës.
Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate.
Të paktën që me hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimit.
Por ajo fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset, nuk i raportoi ato sipas ligjit.
Faktet u bënë publike fillimisht nga gazetat greke, më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjellë dorazi në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024.
Po bëhen dy vite.
Pra, këto dokumente faktojnë edhe njëherë se me kriminelësh kanë penetruar në organet e drejtësisë pas reformës.
Tani, që Irena me 5 mbiemra të mbrohet, të hahet turpi me bukë nga KLGJ-ja, ILD-ja dhe Altin Troplini në mënyrë të koordinuar, kjo dëshmon se këta zbatojnë vetëm urdhra të Edi Ramës dhe janë skllevër të tyre.
Të dashur miq, unë tani do u jap medieve dokumentin e ardhur nga… do ia jap të parin Top Channel-it, e kuptoni vetë, nuk bëj koment.
Të dytin, ku është ajo? Nuk ka ardhur sot. Ja, dhe thoni pastaj që nuk respektojmë kundërshtarët. Po bëj shaka.
Tani, një çështje e dytë që dua ta denoncoj këtu para jush është fakti se këtu dy ditë më parë hyri me veston e avokates mbrojtëse, Pamela Qirko Balluku, motra e Rahmetlie Ballukut.
Se tani e tutje, siç shënova dje në një status, Lubie Balluku do quhet Rahmetlie Balluku.
Tani, këtu ka një gjë të tmerrshme.
Jo se ato janë motra, jo, por se vetorët marrin licencat e avoketërve dhe në stilin Rakipi, ata do të shkatërrojnë përfundimisht të gjithë shërbimin e avokatisë, pasi janë të vetmit që i kanë peng gjykatësit, prokurorët dhe është absolutisht drejtësia e konfliktit të interesit.
Nuk them se pse është motër, nuk mund të jetë avokate, sepse ligji e lejon, po sepse është platforma e mafiozit më të shpifur, më të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, patroni i Altin Troplinit, që e ka emrin Arben Rakipi.
Çfarë bën Arben Rakipi?
Arben Rakipi është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ndërkohë ka studion e avokatisë, dhe shkon tani tek nxënësit e tij që mbarojnë dhe u pret gjobat, të kam vënë kaq, të kam kaluar kaq.
Nuk ka akt më të shëmtuar, nuk ka dëshmi më flagrante të dëshmisë së konfliktit të interesit.
Rakipi ishte vetëm një, tani keni lukuninë e vetorëve, që janë… imagjinoni ju një famoze, Genta Bunga, e cila përflitet për shuma të tmerrshme bashkë me këtë Pamelën.
Të cila përfliten për takime me McGonigalin.
Dhe këto tani të vijnë të mbrojnë?
Po ku mund të qëndrojnë kjo?
Të vijnë me dosjet e vetingut për të mbrojtur kriminelët në akuzat e tyre.
Kjo është dëshmi tjetër e një sistemi drejtësie në konflikt të plotë interesi.
Ja se çfarë krijoi Soros-reforma.
Nuk mbetet gjë tjetër vetëm Delina Fico të emërohet në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe ajo do ndodhë.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Pyetje: Dy ditë më parë Lulzim Basha është paraqitur për tu pyetur për 21 janarin. Ju keni marrë një fletë thirrje për 21 janarit, për tu pyetur. A do të paraqiteni?
Sali Berisha: Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.
Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi të hapur me Ina Ramën, e cila në qoftë se ky është sivëlla me Troplinin, Ina është simotër e Troplinëve. Mësoje nga unë këtë. Përveç të tjerash.
Por Ina Rama, e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, se erdhi prokurori ndërkombëtar, se nuk është e vërtetë që nuk erdhi, ka ardhur prokuror amerikan, nuk hetonte dot sepse i dilte Edi Rama.
Dhe kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo: të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Kjo kërkesë ka ardhur këtu nga Thomas Countryman që erdhi i posaçëm për këtë krizë.
Një.
E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike, përmbysjen e pushtetit…
Tani, i vetmi urdhër që ka pasur është ky, që Karlo Bolino që mori 4 mijë metër katror tokë të familjes Llagami, familja Begeja, etj, e lënë për gjimnaz, Naurela Llagami mori 3 milionë euro çka i përkiste familjes së vet, Karlo e mori me 1 euro dhe ju paguat 3 milionë euro për Karlon që e shpërbleu Edi Rama.
Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër.
Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq.
Sali Berisha: Në çdo fletë thirrje që mua të më bëhet për çdo gjë, dhe unë e kam faktuar këtë, se jam paraqitur në prokurori shumë herë, sa më kanë kërkuar, unë e kam ligj të paraqitem, nuk mund të kem, sepse kam konceptet e mia për shtetin dhe shoqërinë parashtetërore dhe pashtetërore. Nuk mund të më bëhet kjo pyetje.
Unë jam shumë i hapur për çdo lloj, siç isha. Unë ua faktova ju. Këta ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen ‘Partizani’. Ju e keni parë.
Një dosje në të cilën thuhej se toka ishte publike, në kohën kur fletoret zyrtare faktonin se toka ishte private.
Këta thonin se toka ishte e shpronësuar, fletoret zyrtare të kohës faktonin se toka nuk ishte e shpronësuar. Ishte e konfiskuar nga regjimi komunist. Apo se vendimi im për përdorimin e letrave me vlerë ishte bërë për të ndihmuar dhëndërrin tim. Në një kohë që Sali Berisha në jetën e tij, nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër. Nga ai vendim kishin përfituar dhjetëra mijëra shqiptarë, dhëndërri im kishte përfituar gjithsej 64 euro.
Por a më dëmtoi kjo mua? Jo nuk më dëmtoi, sepse unë arrita të jem ky që jam. Bile më ndihmuan në vettingun, më ndihmuan shumë.
Se çfarë nxorrën me vettingun. Nxorrën se akt korrupsioni pasiv për Sali Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime, mua dhe nënës së vet. Apo se i ka paguar një shërbim shëndetësor. Ose ka paguar 3 familje në nevojë, fëmijët autikë, për ti trajtuar në qendrën ku bashkëshortja ime punon pa asnjë qindarkë prej 20 vitesh.
Pra në këtë aspekt këta, mercenarë mua më ndihmuan. Se dua të jem realist, unë nuk kam të drejtë të ankohem. Ju garantoj se në çdo çështje do të dalë kështu siç ju them unë. Unë u rrethova ty, qëndrova para flamurit, mora të gjitha rrisqet e jetës time, nuk e lëshova zyrën, nuk ja mbatha. Nderova detyrën dhe flamurin.
Sali Berisha: SPAK është një institucion i përbërë nga njerëz të ndershëm, guximtar, njerëz, burra dhe gra që duan të zbatojnë ligjin, qoftë SPAK dhe BKH. Por SPAK-u ka në krye një njeri i cili, nuk mund ta sulmoja unë atë kurrë kot, pse nuk sulmoj një tjetër, një njeri i cili ka 4 banesa, 3 në emrin e vet dhe të 4-tën thotë banoj tek vjehrri, i paguaj qira vjehrrit.
Pra, vjehrrit qira, sikur e bija nuk ka pjesë në pronat e të atit. Por kush është ai që i pranon këto broçkulla, mashtrime dhe falsifikime. Ajo që është këtu, zonjë është ky; nuk ka zyrtarë në Shqipëri, cilado që të jetë rroga që mund të blerë 3 apartamente banimi me rrogë shteti. Kjo hiqje nga mendja.
Kështu që këtu janë para të lara nga Altin Troplini dhe të fshehura nga ata që i kanë bërë vettingun. Një kjo.
E dyta, besoj se kjo duhet të jetë një shqetësim i madh kjo që them unë, edhe për ju edhe për çdo qytetar. Nëqoftëse unë vij këtu para jush dhe lexoj pasazhe nga dosjet që këta kanë, në të cilat faktohen se, Taulant Balla ka bërë pazare për ‘Toyota Yaris’ për të nxjerrë mjetet e transportit të parave në rastin ‘Toyota Yaris’ të bandës së Elbasanit dhe këta si veprojnë, si vepron Troplini i hetimit paraprak.
Troplini bën këtë, dosja 26. Dosjen 26 e merr dhe e çon në gjykatë. 26/1 është Taulant Balla. Atë e mban në raft. Në një kohë kur Taulanti është po aq përgjegjës sa Fetahu, sa gjykatësja, etj., me radhë.
Mos është vetëm ky rast? Jo, është rasti i Ulziut, e patë ju si u bë Ulziu, desh u zhvesh në parlament nga sikleti. Uluziu e ka aty, që merrja pak atë masën atij Olzit, se është sjellë burrë i mirë. Altin Hajri dy kostume Uluziut.
Leje që po të mos reagonte Olsi Dado, do ngelte ai, se mua më thanë se është Olsi Dado, por nuk ishte ai.
Tjetër i thotë Halluni dhe Taulant Balla. I thotë Suel Çela, Taulanti të marrë Dritan Hallunin dhe të shkojë e të lirë ata që i vunë tritolin Lulzim Kullës. I ka në dosje ai.
Shikoni, ishte shumë e keqe ajo, se tritoli i eksplozoi në rrugë duke kaluar njerëzit. Ky e mban dhe Dritan Halluni, është diku në KLP apo në KLGJ, diku në një nga këto qeveritë e drejtësisë, ky e mban aty dhe Tao natyrisht asgjë.
Pra më thuaj ti mua, ata që fshehin krimin nuk janë kriminelë? Apo ata që fshehin krimin si qytetarë të thjeshtë janë kriminelë, kurse prokurori që ka për detyrë të dënojë krimin dhe e fsheh, nuk është kriminel. Është dy herë kriminel. Unë ndaj i them ato. Nuk them gjë pa fakte kurrë, kurrë.
Nuk mund të sulmoj, njerëz të ligjit që punojnë.
E morët vesh ju se çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prençit. A e morët vesh? Nga Edi Rama tek Troplinin, për të tjerë pastaj familjarë të Rahmetllies, e me radhë. Dhe lexoni sot se çfarë shkruan sot Edi Rama me dorë të Batonit.
Megjithatë unë sot, më duhet të them se aty, të paktën pat një sinqeritet Batoni që thotë, fajin e ka Edi Rama. Lexojeni pak, se gazetarët janë ç’janë, por a ka njeri më të vërbër pas Edi Ramës se Batoni? Jo nuk ka. Por ja që njëherë i shpëton në jetë dhe njeri. E ka Edi thotë.
Tani a do vijë Edi këtu, më thoni pak? Edi, Rahmetllia i tha, nuk jam qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete i tha. Dhe në fakt shkrimi i Batonit, tregon se ajo ka ndërmend me e marrë me vete.

