Berisha: Do përshkallëzojmë qëndrimet brenda parlamentit, do bëjmë betejë në çdo terren. Rama 50 milionë euro u ka plaçkitur shqiptarëve dhe kërkon t’ia faturojë të gjitha Lubi Ballukut

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME MEDIAS, PAS MBLEDHJES SË KRYESISË

ESKTRAKT

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-sëm, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka plaçkitur 50 milionë euro nga shqiptarët dhe po përpiqet t’ia faturojë ministren Belinda Balluku.

Berisha u shpreh se Rama është “doli çullak para shqiptarëve” dhe se Shqipëria po përballet me një “situatë të jashtëzakonshme politike”. Sipas tij, “Lubia” ka rol të drejtpërdrejtë në këtë aferë dhe në shumë të tjera.

Gjatë prononcimit të tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se “nuk ka forcë që të ndalojë shkatërrimin përfundimtar të narkoshtetit”. Berisha theksoi se kryesia ka marrë vendime për veprime konkrete, si brenda partisë, ashtu edhe në reagim ndaj zhvillimeve të fundit.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të ketë një qëndrim për të përshkallëzuar aksionin në Parlament apo jo, kreu i PD Sali Berisha është shprehur se grupi parlamentar ka patur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta. E për këtë, kryedemokrati theksoi se grupi sot vendosi që të vazhdojë betejën e fuqishme në parlament.  

Në fund, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka lënë Erion Veliajn në detyrë, në padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese, kundër Edi Ramës për vendimin e shkarkimit. Berisha u shpreh se, kjo ishte një dhuratë pa dashje e Edi Ramës për kundërshtarin e tij.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT:

Kryesia bëri një diskutim të thelluar, të zgjeruar të situatës së rëndë, shumë të rëndë, të jashtëzakonshme politike, dhe vendosi që ta trajtojë me masa të jashtëzakonshme.

Siç e shihni, Edi Rama doli çullak para shqiptarëve, shumë më keq dhe më i zi se në plazhet e botës.

50 milionë euro ka plaçkitur shqiptarëve dhe kërkon t’ia faturojë të gjitha Lubi Ballukut.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një mashtrim të tillë.

Lubia, pa asnjë diskutim, ka duart e zeza në këtë aferë dhe në dhjetëra afera të tjera.

Por në qoftë se ka një njeri që është kopje karboni e Edi Ramës në vjedhje, ajo është. Ata kanë vjedhur së bashku.

S’ka forcë në botë që do të ndalojë shkatërrimin përfundimtar të narkoshtetit.

Më duhet të ftoj demokratët dhe mbarë qytetarët opozitarë, se është në dorën e tyre fati i këtij regjimi që unë, më vjen keq ta citoj veten, e kam quajtur vite e vite më parë ‘kakistokraci’, duke marrë nga greqishtja e vjetër këtë fjalë, që do të thotë ‘më i keqi i të këqijve’.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Pyetje: A janë marrë vendimet e Kryesisë janë marrë?

Sali Berisha: Kryesia vendosi të shqyrtohen një sërë propozimesh që do të konkretizohen në veprime konkrete, qoftë për analizën brenda partisë, qoftë për format e reagimit ndaj zhvillimeve të fundit.

Pyetje: Në mbledhjen e grupit ditën e premte, pjesa më e madhe e grupit parlamentar nuk ka artikuluar përshkallëzim të aksionit brenda parlamentit. A ka pasur kryesia një qëndrim për ta përshkallëzuar aksionin në parlament?

Sali Berisha: Po, grupi ka pasur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta në parlament. Pa diskutim. Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament. Ne kemi eksperiencë të jashtëzakonshme për parlamentin. A do rikthehen ato që ishin apo të tjera, por  beteja në parlament nuk diskutohet, do bëjmë betejë në çdo terren që jemi.

Pyetje: A është diskutuar për protestë?

Berisha: Po, është diskutuar gjerësisht për protestën. Janë dhënë mendime pozitive, por vendimet do merren në ditët që vijnë.

Ishte fushatë elektorale, por në Tiranë nuk ka më fushatë.

Pyetje: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ende jo zyrtar, që ka rrëzuar qeverinë dhe ka lënë në detyrë si kryetar bashkie z. Erion Veliaj. Si e komentoni këtë vendim?

Sali Berisha: E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.

Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim.

Faleminderit, mirupafshim.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale