Shitja e Top Channel/ Berisha: Ky është një veprim i tmerrshëm mafioz i Edi Ramës dhe klanit të tij.

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar, Top Channel në një veprim tërësisht obskur, jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës elektorale, i është shitur një shtetase e quajtur Western Media në Belizë me çmimin 9 milion dollarë.

Ky është një veprim i pashembullt. Asgjësimi i një tv kombëtar, me liçensë kombëtare. Tjetërsimi i tij në kundërshti me çdo rregull. Shitja false, si kunata e Olta Xhaçkës, që ishte pronare e resortit strategjik të burrit të saj, përbën një veprim të tmerrshëm mafioz, personalisht të Edi Ramës dhe klanit të tij.

Një tv kombëtar, ka marrë një valë dhe një frekuencë kombëtare. Vala dhe frekuenca kombëtare, janë pasuri publike. Kushdo që t’i administrojë, ato nuk privatizohen.

Në këtë kontekst, çdo tv mund të privatizojë asetet vetëm mbi rregulla rigoroze të caktuara, por nuk mund të përfundojë në Belize të Edi Ramës, të Erion Veliajt, të këtyre mafiozëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë tjetër.

Muaj më parë televizoni Top Channel, filloi një linjë editoriale të pavarur. Linjë editoriale e cila u bë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës. Por duke se, skemat e Tikut të partisë, është një skemë universale. Pra, ato editoriale ishin si një gjob vënie ndaj qeverisë, na bli, ose dorëzo 9 milionë euro, ose do kesh këto pasoja. Kjo është një nga ditët më të zeza në historinë e mediave shqiptare.

Unë i them zonjës Hoxha se me këtë akt, ke kryer një krim të shëmtuar ndaj publikut shqiptar. Ti nuk mund ta përdorësh si një mjet personal një valë kombëtare, një frekuencë kombëtare.

Ke kryer një akt për të cilin çdo ligj të bën përgjegjës, sigurisht së bashku me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

E denoncoj me forcën më të madhe këtë akt. SKAP-i është i kapur, sepse prej kohësh duhej të kishte nisur hetimet. SKAP-i është po kaq i kapur, në mos më shumë se këta që kryejnë këto akte.

Para këtij, publiku shqiptar përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndonjëherë të gazetarëve, vetëm se ata nuk mund ishin në një valë me Devollin, që herë thotë e kam e herë thotë nuk e kam timin televizionin. Devolli është vala e Ramës, prodhon birrë edhe dyshekë, dhe aty është i suksesshëm, por me përzierjen për hirtë Edi Ramës, ai ka kryer një vepër shumë të rëndë.

Personi i fundit që ka mbetur aty, si dëshmi e një gazetari me integritet, dhe një personaliteti në fushën e publicistikës, është z.Enkel Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të largohet nga televizioni dhe të kontrollohet 100% nga Endri Fuga, Sokol Balla dy njerëzit e Ramës, dhe natyrisht, dora e Erion Veliajt. Kjo që po ndodh në mediat në Shqipëri, kjo nuk ndodh kund në botë. Top Channel është gropa e zezë e parave të djegësave, dhe kjo është e faktuar. Ka marrë miliona, duke shitur dhe blerë me paratë e djegësve, asnjë hetim nuk ekzisotn, sepse më i kapur nga të gjithë është SKAP-i i partisë. Asnjë hetim, për asgjë. Mediat oshëtinë në të katërta anët për Tikun e rilindjes.

Tiku i Rilindjes është gazetar i kryeministrit dhe i familjes së tij. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është edhe i paprekshëm. Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur.

Por, gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza, edhe pse denoncohen çdo ditë njëri pas tjetrit nga biznesmenë që iu kanë kërkuar miliona euro për t’u hequr vizat.

Edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal, sepse do të ndihmonin shumë vendin e tyre, do të ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qendrime ndaj opozitës si McGonigal, për llogari të Edi Ramës. Por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik, apo detyrës,  por duhet të dalë hapur për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane e deri më sot.

Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një ‘deal’ me Edi Ramën. Nuk mund ta konfirmoj, as ta mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve. Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama.

E kam përsëritur dhe e përsëris me qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, me kundërshtimin ligjor të drejtë që ka mbajtur Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike dhe shkresat që i ka drejtuar Kryeministrisë, drejtori i kësaj agjencie, Edmond Ahmetaj.

Edi Rama, është  njeriu përgjegjës, më kryesori, sepse ka mobilizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave. Ajo sipërmarrje u ndërtua me këtë fond, ndërkohë që Ministria e Mjedisit, nuk kishte një qindarkë. Ato para iu dhanë Lefterit. Hajde t’i vjedhim së bashku, Lefter, por ti do të kesh një pjesë të vogël, se pjesën e madhe, do ta marrim ne të tjerët.

Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, sepse ai tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja konform rregullave ligjore, e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se kjo shkresë të firmosur e të vulosur, se ndërmarrja nuk ekzistonte. Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegësat, sepse dokumentet të pakundërshtueshme që disponon Arben Ahmetaj, faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash.

Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos. Me një vendim të veçantë ai e caktoi këtë fuushë si fushë të mbetjeve inerte të ndërtesave të rrënuara nga tërmeti

Dhe një ditë zgjohet befas dhe thotë se aty do të ndërtohej një Eko-Park, në mënyrë që ato mbetje të transportoheshin të gjitha me 29 euro në minierën e floririt të tij me Erion Veliajn në Sharrë. Por jo vetëm kaq, por projektin e Eko-Parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij. Jo vetëm kaq, por kompania Zoto do krijohej për Eko-Parkun, do krijohej para 6 muajve para se Edi Rama ta shpallte këtë ide të madhe të vjedhjes, edhe me Porto Romanon.

Mirëpo, SKAP-i është i partisë dhe në fakt, është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe në të gjithë shtetin shqiptar.

Olta Blaceri, Vizion Plus: Dita e hënë është dita e fundit për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë bashkie dhe kandidatët për këshilla bashkiakë. A mund të na thoni se cili është parimi mbi të cilin po ndërtohet lista e këshillit bashkiak. A do të merret parasysh rezultati i 2015, a do të jetë e ndryshme përqindja në çdo bashki të ndryshme?

Berisha: Sipas përqindjeve, e ke fjalën për koalicionin, apo jo? Në dijeninë sipas përqindjeve në çdo bashki. Referencë është 2015-ta. Lista e këshillit bashkiak nuk është mbyllur akoma, do ta miratojë kryesia, po propozojnë degët dhe mbi bazën e propozimit të degëve, kryesia do të miratojë këshillat. Kjo është procedura.

Andi Llabuti, CNA.al: Dje është publikuar kontrata e shitjes së Top Channel, një televizion kombëtar që dokumentet i shet në parajsa fiskale. A keni ju idenë për këtë?

Berisha: Unë, pikërisht nisur nga ky denoncim me dokumente autentike të CNA, bëra denoncimin këtu. Unë kisha dijeni, por nuk disponoja dokumentet. Kisha informacion, por më duheshin kontratat. Ky gazetar investigativ kanë meritën se i gjetën ato, i kanë publikuar dhe kj oështë e vërtetë. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, një anonime që nuk ka asnjë dhe që shpallen Western Media, merr tv kombëtar, por këto as në romanet e Marques-it, në realizmin fantastik nuk gjenden akte të tilla.

– Top Channel njihet si ortak dhe të pagesave miliona eurove me kompani të inceneratorëve. A mund të ketë hije dyshimesh?

Berisha: E theksova unë këtë, që është një nga gropat e zeza të parave të inceneratorëve, por nuk ka drejtësi. SKAP-i i partisë është organi më i kapur i Shqipërisë. Nuk ka drejtësi! SKAP-i, siç e keni vënë rë është privatizuar tani. Taulanti ka dy prokurorë të vetë, Damiani dy të tjerë. Ai mafiozi tjetër ka këtë tjetrin. Ai është shndërruar në një konglomerat, ndaj edhe raporti i fundit i DASH denonconte kontrollin e plotë të drejtësisë nga ekzekutivi.

– Domethënë është e sigurt që pas kësaj fshihen dhe ata?

Berisha: Është e faktuar ajo. Pista bullgare është shumë e njohur. Ben Blushi u bë milioner brenda ditës. Kjo është e njohur, nuk ka asgjë të re, nuk ka hetim, nuk ka drejtësi. Këtu ka vetëm institucione qesharake të kapura, të cilët bëjnë sikur.

Ermal Rizai, Syri tv: Z.Berisha, ndërkohë që ju mbani këtë konferencë për media, nga ana tjetër z.Alibeaj ka mbledhur mbështetësit e tij, anëtarët e kryesisë të cilët ai i cilëson të tillë, dhe pritet të marrë një vendim për sa i takon zgjedhjeve të datës 14 maj. A dëmtohet koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, në qoftë se z.Alibeaj nxjerr kandidatë në 61 bashkitë e vendit. Dhe a keni ju z.Berisha një mesazh për ata deputetë të PD, apo anëtarë kryesie që iu i keni bërë ftesë edhe më herët që të bashlkohen me ju?

Berisha: Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet mua, nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marra peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, që nuk kanë asgjë të përbashkët me PD, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë, ose vetë direkt të tyre.

Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve. Kjo që unë denoncova tani, pseudo-shitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet ish-kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama, e me rradhë.

Këto janë të gjitha shfaqjet më të shëmtuara të një narkoshteti, që ka korruptuar dhe ka blerë dhe që mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara. PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe kjo e bën PD shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta. Nuk kanë kusur demokratët për lidhjet e krimit të Alibashës me qeverinë. Nuk mund të paguajnë faturë, për pengamrrjen e Lulzim Bravës. Ky është një sistem ndaj të cilit PD po lufton çdo ditë dhe do fitojë.

Almer Toska, Timoni.al: Z.Berisha, duke patur këto kundërshtarë, siç është qeveria dhe grupi Alibeaj, nëse e quajmë kështu. A keni ju një sondazh të brendshëm, sesa  bashki mund të merrni, dhe çfarë quani ju sukses dhe dështim në numrin e bashkive që mund të fitoni nga PD?

Berisha: Ne gjykojmë se po ecim drejt një fitoreje të sigurt. Siç e shihni, kjo është forca e vetme politike që takon qytetarët, që bisedon me qytetarët dhe i bashkon ata. Nuk ka një forcë tjetër të tillë politike.

Erion Betoni ndryhet i tmerruar në bunker, nuk takon dot dy qytetarë, se do i ngrenë aferat e tmerrshme korruptive të djegësave në hierërkinë e organizatës kriminale të djegësave i dyti, dhe i treti pas Edi Ramës dhe Don Agaçios, renditet Erion Veliaj për nga firmat ai është njeriu që ka firmosur në falsifikim të plotë në emër të këshillit, pa patur vendosur këshilli. Në emër të qarkut, pa vendosur qarku.

Dhe ju e dini, e patë sesi 3 ditë më parë Belind Këlliçi denoncoi konton prej 20 milionë eurosh të disbursuara në llogarinë e Çipalonës në bankë, e një mafiozi në kërkim dhe SKAP-i nuk guxon të konfiskojë paratë e krimit, paratë e grabitura. SKAP-i nuk guxon të konfiskojë Sharrën, minierën e floririt, ku vidhet në çdo ton plhera 18 euro në shkelje të kontratës.

Ky është problemi. Dëgjova një ditë që jnaë shtuar, janë në kushte çnjerëzore prokurorët. Se të lesh 6 prokurorë në zyrë, do të thotë që të mos punojë asnjëri. Problemi i tyre është ky se, shto miell e shto ujë, dhe nxjerrin të gjitha dosjet dhe u them unë ju: Një prokurori e cila vjedh dosjet, është ant-proukurori. Kurrë nuk bën dot hetim ajo, dhe SKAP-i çdo jave vjedh dosje, sepse kanë futur të gjithë përfaqësuesit e grupeve kriminale të partisë së krimit në SKAP.

Marius Merallori, News 24: Çfarë opsioni do të ndjekë koalicioni juaj deri në zgjedhje. Do të fokusohet te fushata elektorale, do të ketë protesta paralelisht, dhe ndoshta a ka ndonjë mundësi që nuk shkojnë fare deri në zgjedhje dhe do të ketë një lëvizje të re, ose zhvillime të reja?

Berisha: Revolucioni vazhdon me fushatën elektorale. Ne jemi për revolucionin paqësor, unë e kam shprehur këtë. Ne kemi krijuar grupet e monitorimit të procesit zgjedhor, dhe po monitorojmë çdo dhunim dhe shkelje.

Iu bëj thirrje qytetarëve, që çdo fakt dhe dokument që të kenë, që ky narkoshtet kryen në dhunim të zgjedhjeve, të informojnë. Sikundër, revolucioni nuk ndalet kurrë. Ne kemi misionin e përmbysjes së monizmit në Shqipëri, duke përdorur të gjitha mjetet e mosbindjes civile, përfshi këtu edhe zgjedhjet demokratike.

Komenti im është ky. Përdorimi i administratës publike për fushatë elektorale është rrënimi i shtyllës kryesore i zgjedhjeve të lira, sepse i bën zgjedhjet më të pabarabarta që mund të bëhen. Në qoftë se, qeveria përdor administratën, burimet e saj siç po përdoren sot, gara zhvillohet midis një makinerie gjigande me qindra e miliona euro në dispozicion, me një logjistikë, prej qindra e mijërash automjetesh në disponim, me media të kontrolluara, etj. dhe forcave politike në fushë të cilat nuk kanë asnjë nga këto.

Që në këtë moment, rrënohen standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve, por ne nuk bojkotojmë. Ne jemi të vendosur të marrim pjesë, sikundër jemi të vendosur të mbajmë çdo qendrim dhe vetëm revolucioni demokratik nga zgjidhja e këtij narkoshteti që po largonon masivisht shqiptarët nga Shqipëria.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale